Nga Bedri Islami
Basha – a do të besojnë njerëzit një njeri, i cili kurrë nuk ka besuar tek njerëzit?
Për Bashën, Shqipëria, shekulli ku jemi, shpirti i ri i pushtetarit apo i liderit, prirjet karakteristike të kohës dhe të epokës, janë një libër i mbyllur, që në fakt nuk është hapur kurrë.
Ai vrojton, pa i kuptuar gjërat. Ai i ndjek, pa i ditur se si rrjedhin ngjarjet, njerëzit, gjërat dhe idetë.
Ai i përket asaj klase liderësh të porositur dhe të vendosur në politikë, fillimisht nga pamja e jashtme, tërheqja ndaj tij për hir të marramendjes klasike femërore, e megjithëse të paditur, bëhen befas liderë, megjithëse deri para pak kohe kanë qenë emigrantë ose kanë shërbyer në vende ku është nëpërkëmbyer vlera sublime e njeriut, qëndresa.
Ai është poshtë asgjëje dhe jashtë gjithçkaje. Më shumë të bën përshtypje në një foto duke pirë cigare, sepse është vetvetja, se sa duke u fryrë në tribuna ose duke kërcënuar me larje hesapesh. Po ta shikosh me vëmendje gjithë rrugëtimin e tij, ai ka më shumë pamjen e një pacienti të hedhur gabimisht në një sallë, se sa të një lideri.
Është provuar kudo dhe gjithëherë, me këmbënguljen për ta bërë dikush. Sa herë që është provuar, aq herë ka dështuar, duke lënë pas vetes humnera ngjarjesh, por duke grumbulluar pasuri.
I ardhur në politikë nga shkolla serbe e mendimit dhe me përkrahjen e figurave të lidhura me forcat pranë politikës së lartë, sidomos të shërbimit sekret serb, si Fazlliçi, ai nuk arriti të krijojë profilin e tij dhe kështu e kaloi forcën politike përmes humbjeve të pandodhura më herët, të cilat, edhe sot e kësaj dite, i quan fitore.
Njeriu që të gënjen edhe kur e pyett pët orën, (Topalli), më shumë se sa liderin e rreptë, të kujton zakonet e lehta të princeshave të mbetura lëneshë. Nuk mund ta mendoj ndryshe, veçse si një kujtim i Holandës.
Ai, në pak kohë, ka marrë mbi vete, si pak kush, buzëqeshjen e pakuptimtë si një personazh i Dikensit, Uriah Hipp; megollamaninë serbe bashkë me egon e pushtetit, dinakërinë greke të kohëve të tjera dhe ftohtësinë holandeze.
Natyrë melankolike, shpesh pre e anktheve, ai kalon në një gjendje ekstaze mistike, kur e mendon veten në majë të pushtetit dhe poshtë tij, si një veqilharxh modern, të kunatin.
Ky njeri ka bërë thirrje për të përmbysur qeverinë dhe për të ndërtuar republikën e re.
Kush nuk e mban mend: një vit e një muaj më parë, pikërisht këtë republikë ai e ndërroi sa hap e mbyll sytë me një grusht ministrash dhe drejtorë, ku mund të ishin edhe përmbledhjet fituese.
Të gjithë kauzën e çadrës e ndërroi me dëmshpërblimin e paimagjinueshëm të pallatit të vjehrrit të tij.
Deri këtu mban kauza e tij.
Të lumtur do të jenë ende ata njerëz që i besojnë. Në fakt, edhe ata, kanë kohën e tyre të zhgënjimit.
Po nuk eshte Lider Ky Delenxhi.Ai eshte nje Herif i vene nga Sali Krimineli me porosi te Agjentures Serbe, ne krye te PD ,per te destabilizuar Shqiperine .Shikoni Ai gezon dhe po ben te pamunduren qe Shqiperise te mos i hapen Negociatat.Po BE do ti hapi per inat dhe per tu thyer Hundet Lul-Sumkapucit dhe Sali Gerdecit.,qe po e mbyll siparin e jetes politike i ndyrosur me fekale dhe i pshurrur nga Populli Shqiptar.