Armand Shkullaku: Rama do e shohë të shtunën, se sa e besojnë shqiptarët “Babalen”

25 Maj 2018, 09:34Blog TEMA

Armand Shkullaku shkruan se Edi Rama po përpiqet të banalizojë çështjen e “babales”.

“Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po i jep rolin dhe peshën historike të bllokimit të mundshëm të negociatave në qershor. Mazhoranca ka hyrë në një spirale demagogjike, duke prodhuar një komedi të madhe për shqiptarët, ku një ditë opozita shpërfillet e vihet në lojë dhe ditën tjetër paraqitet si fuqia mistike që po zhbën ëndrrën shekullore të Shqipërisë europiane.

Metafora më e mirë për të kuptuar këtë ngërç që ka kapur propagandën e kryeministrit, është ajo e Babales. Për Babalen, me tone qesëndisëse flet Edi Rama, me Babalen përpiqet të bëjë humor edhe Taulant Balla, e pas tyre të gjithë deputetët në komisionet parlamentare dhe trupa e gatshme mediatike e “komandatit”. Me Babalen duan të zhvlerësojnë edhe aksionin opozitar kundër ministrit të Brendshëm dhe po me Babalen tentojnë të minimizojnë protestën e kësaj të shtune.

Nëse dëgjon shpjegimet e gjata të kryeministrit, “opozita e Babales” nuk ka besueshmëri, nuk e merr kush seriozisht, ka hyrë në krizë dhe vendi, si dhe ai vetë, kanë mbetur pa alternativë. Por, kur vjen puna që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij në raport me progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, ai lan duart dhe kërkon shpëtim përsëri te “opozita e Babales”. Vetëm se këtë herë ajo nuk është më opozita e pabesueshme dhe qesharake, por një forcë me ndikim në Bruksel, në korridoret e parlamenteve europiane, e strukturuar dhe me peshë, madje sipas zbulimit më të fundit të kryeministrit, edhe me një program që ka si bazë testamentin e Esat Pashës.

Sigurisht që këto shkapërdredhje për t’i ikur përgjegjësisë, e kanë bazën tek një e vërtetë që as nuk e relativizon dot Babalja dhe as nuk mund ta justifikojë i ashtuquajturi “mision antikombëtar i disa vulëhumburve pa atdhe”, që po na lënë jashtë dyerve të Europës. Edi Rama është i qartë se sado qesharak të duket Babalja, ai nuk bën për të qeshur në një vend ku një ministër i Brendshëm është në arrest, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe një tjetër ka vëllanë të dënuar po për trafik ndërkombëtar droge. Dhe të dy, pjesë e një qeverie të shenjuar me bojë të kuqe në të gjitha raportet serioze ndërkombëtare, pikërisht për shkak të kultivitimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Babalja do të na gajaste vërtetë në kontekstin e një qeverisje normale, të pastër dhe pa asnjë implikim me afera kriminale, por në rastin konkret, ai përbën një skandal më shumë për një qeveri të kontaminuar nga virusi i abuzimit”, shkruan Shkullaku.

Sipas tij, se sat ë besueshme janë akuzat e opozitës, do të shihet të shtunën.

Qeveria shqiptare ka një problem të qartë në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për këtë nuk e ndihmon dot as Babalja dhe as Esad Pasha. Vjen një kohë që propaganda kthehet në komedi dhe Edi Rama duhet të përballet me shqiptarët dhe me ndërkombëtarët me akte konkrete. Se sa u besojnë shqiptarët aferave të drogës të lidhura me qeverinë kjo do shihet këtë të shtunë, ndërsa testi i perëndimit pak ditë më vonë”, shkruan Shkullaku.(TemA)

16 komente në “Armand Shkullaku: Rama do e shohë të shtunën, se sa e besojnë shqiptarët “Babalen””

  1. ashtuhe says:

    foli ky dildua

    1. Tony uk says:

      Ky eshte komplet idiot.

  2. Geri Tirona says:

    Brejtes pusetash ke qene e do ngelesh.

  3. Qimon says:

    Ju qe keni mare rrolin e gazetaritduhet te kaloni te gjithe ne veting. Sa para ke bere ti Shkullak dhe per cfare sherbime i bere ? Sigurisht per sherbime speciale qe shkojne pertej aftesise per te bere gazetari. Ti dhe shoket e tu zgerthiheni kur shikoni se si masat shpufjen e marrin per prove. Dem me te madh nuk ja ka bere ketij populli as kolektivizimi qe bere PPSh

  4. Berti says:

    O didlo kazani dole te hedhesh helmin…ja do ti shohim te shtunen shqiptaret se si do gajasen se qeshuri me lul idiotib dhe ju te jazanir qe i hidhnu bentine zjarrit.

  5. Tuno says:

    Babale është një karagoz.
    Maxhoranca ka të drejtë kur opozitën e PD e quan “Opozita e Babales”, sepse zanafilla e këtij mitingu është budallëku i Babales.
    Por, nuk është Babalja që dërgon telegrame në Bruksel dhe në vendet e BE për mospranimin e Shqipërisë në BE.
    Prandaj maxhoranca ka të drejtë kur ngarkon me përgjegjësi PD-në për përpjekjet kundër integrimit.
    Ndërsa Shkullaku, përdridhet duke ngatërruar dy ngjarjet: Ai është duke mëtuar se gjoja Maxhoranca akuzon Babalen për ndonjë ndërhyrje antishqiptare në BE.
    Jo, atje, në Bruksel, këtë ndërhyrje po e bën PD-ja!

  6. albani says:

    Aka njeri me bajat se ky I grymuri ????????????????????????

    1. Pellumbi says:

      Na doli dhe analist trapi Armando Shullaku ,do te gjej vend te futet shumic se me sa duket do te trembet nga njerz te mbledhur me zore per te ardhe ne Tirane.Te vin per shetitje.

  7. racionali says:

    Kaq urrejtje ke more Shku-tarallakut , kunder Edit ????!!! .Dmth,ti thu dhe bertet si zagar dhe qelbesire qe je ” Rama Ik ” dhe Bisha – Basha – Berisha hajdeni perseri .Shiko femijet e tu ore qelbesire se si drogohen dhe pastaj hajde dhe na jep mend !!!!! Nuk je i zoti te regullosh shtepine tende ,dhe don te na japesh mend per Shqiperine.Shko ore Shku – tarallakut

  8. per te ardhur keq says:

    si gjithmon ruan standartet e nje krimineli me analizat qe ben.

  9. Shqiptari nga Kosova says:

    O dordolec.., avash ti avash. Sali efendiu edhe ne pozite edhe ne opozite eshte Esat Pashe. Sado qe gjat qeverisjes se Rames mund ti shkas ndonje gje , ska te krahasuar nga ajo e Sali Esat Pashe Viçidolit..!

  10. U bone ti o Armand Spurdhjaku. Po ik o rrace bythq*rash se lat nam. Vetem ne Shqiperi e shef ket fenomen,,, sa me injorant e sa me pall kari te jesh aq me shume flet. Mbyllni gojen ju bucet e PD se na hongret shpirtin ne popullit!!!

  11. Vl says:

    Ceshtja esht sa besojn salen e bashen, monike, qe do e bejn kete vend, jo babalen, se dhe babalja do mblidhte me shum sesa PD

  12. robi says:

    foli dhe ky kokelopa gazetari me kokepjerdhur qe ta shpif pas faros natyrisht, ik ore shko ha nje pjate fasule,,,,,

  13. Besnik says:

    O car! Babale!

  14. Bad boy hate MERO BAZE says:

    Je i madh ARMANDO JE NJE GAZETAR I PERSOSUR E KE BERE MUT ATE NATE TE KOL BALLA SAIMIR TAHIRIN QORRI PLUS ATE MUSTAFA NANON E KE SHURRUE NE VESH KREJT MBETI SI NJE KURVE PLAKE ! JE GAZETARI YNE I PREFERUAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje