Artan Fuga është talluar me Artur Zhejin, për një emision që ka bërë një ditë më parë, ku kishte ftuar ndër të tjerë, dhe gazetarët Ambrozia Meta dhe Jetmir Olldashi.
“Gazetaren që i bëri pyetjen deri në fund z. Kryeministër, me një etikë profesionale krejt korrekte, dhe insistim prej gazetareje të përgatitur shumë mirë, me mendim të qartë politik dhe etik, lutem përse nuk e lini rehat?
Këtej e tutje çdo politikan duhet të matet mirë kur del para djemve dhe vajzave gazetarë të rinj që vijnë me formim dhe kulturë të re, sepse nuk është e lehtë t’i përballosh ata.
Po t’i lënë të lirë pronarët ata të marrin “gjak në vetull”. Ishte ajo sekondë një thyerje e kohës historike në këtë fushë.
Tani mos ta çojmë çështjen jashtë skajeve duke e nxjerrë jashtë binarëve.
Po shoh tani një emision ku: Gazetari interviston gazetarë që gazetarët intervistojnë gazetaren për intervistën që gazetarja i bëri kryeministrit.
E para, intervista, ishte me kuptim, profesionale, dhe jepte interes e estetikë profesionale, puna është që komentet mbi ngjarjen, si edhe intervistat mbi intervistën, a janë edhe ato po aq të tilla?
Gazetari vendos qendrën e vëmendjes te objekti me interes publik dhe nuk i zë vendin objektit duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes të opinionit publik.
Pak vetëpërmbajtje ju lutem gjithsesi! Lëreni të qetë atë!
Sa do të doja që gazetarja të thoshte: Ikni, më lini rehat të vazhdoj punën time, pa dhënë shumë shpjegime”, shkruan Fuga.(TemA)
Po ,sa mire ka dal ne foto me makine se ngeli me nji motor vespa.,e paska marre vehten.Ate gazetaren e ka pregatitur profesori,akademiku me leksionet e tij Vetem etike nuk kishte ne pyetjet e saj,por militantizem..Prandaj e mbure ky kete se si duket ja ka mesuar mire,leksionet Gazetar qe i bene pyetje per ministra te denuar,kur asnji nuk eshte e denuar.Prit te thote fjalen gjykata pastaj beje pyetjen si ta kesh qejfin ,apo jemi mesuar qe shtypi tek ne eshte dhe para gjykate,dhe nuk le njeri pa marre ne goje,me nji fjale pune kazani,kazan partite kazan shtypi
O Artan Fuga, do ngeli personalitete dhe ju me ato qe flisni e shkruani, po as ajo pseudogazetarja e as Babalja nuk ta kalojne. Te pakten ju kemi per pak hulor te zi ashtu si keni shpirtin ju.
Nuk mora vesh se cfare donte te thoshte ky damlla madh pabuks!
Te jesh “filozof” nuk do te thote te mos te te kuptoje populli jot!!! Po ndonje cike militantizem kishte more filozof??? A ka e duhet te kete ndarje pushtetesh ne Shqiperi? Ti duhet ta zberthesh kete se je dhe filozof. Po te ndihmoj si pjese e popullit te thjeshte. Te rekomandoj nje njgjarje te vitit 1937 midis Njeshit te Shqiperise palaços Ahmet Zogu dhe Kryeprokurorit te vendit Xhafer Ypi. Gjije e lexoje te kuptosh diçka se ç’ do te thote ndarje pushtetesh, por te gjitha punojne e duhet te punojne per shtetin. Ne vitin 2018 as kete standart te vitit te larget 1937 nuk kemi arritur profesor filozof.