Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë

24 Maj 2018, 13:12Blog TEMA

Nga Artur Rroshi

Të protestosh për moralin politik disa njerëzve dhe qeverisë ju duket jashtë logjike.
Në fakt në fokusin tim morali politik e ka origjinën tek zgjedhjet e lira,tek vota e lirë.

Që të kemi zgjedhje të lira duhet më parë të kemi një sistem zgjedhor që garanton një garë të lirë për të gjitha partitë politike përfshirë ato që krijohen rishtas.

Kur kemi një kod zgjedhor të tillë vota e lirë e qytetarëve drejtohet tek kandidati apo partia politike që ka reputacion më të lartë në komunitet,pra prevalon morali politik i përfaqësuesve të partive politike.

Pra zgjedhjet e lira,vota e lire vendos një raport thelbësor morali midis qytetarit që ka votuar dhe politikanit që ka marrë votën.

Kur politikani prish raportin moral me qytetarin bie nga sistemi politik sepse nuk votohet më dhe ruajtja e këtij raporti i intereson edhe partise politike sepse humbet një mandat.

Pse qeveria sot nuk kujdeset për këtë raport moral me qytetarin ?

Sepse sot kemi një sistem bipolar autokratik zgjedhor të kapur nga dy forcat kryesore majtas dhe djathtas,trendi i te cilit është vota që rrëmbehet, shitet,blihet,dhunohet,etj.

Them se PD si një forcë politike e qendrës së djathtë që vlerëson lirinë e individit duhet të ketë në rend dite lirinë e qytetarit në dimensionin e lirisë së votës.

Ky është thelbi i a-moralitetit që funksionon në qeverinë shqiptare.

Ka rrëmbyer votën dhe nuk ka detyrim ndaj qytetarit sepse e ka rrëmbyer sipas zotësisë së vetë të dhunuesit dhe jo zotësisë së përfaqësimit politik si alternativë bindëse.

Ky duhet të jetë boshti i protestës kundër qeverisë që ka referencë vesin dhe jo moralin.

Moslargimi i ministrit të brendshëm në mënyrë të vetëvullnetshme cënon moralin e qeverisjes,por largimi i tij nuk mjafton për Opozitën.

Qeverinë e largon graviteti i fuqishëm i moralit politik i ndërthurur me alternativën qeverisëse.

Denoncimet e Opozitës në mënyrë parciale ,të shkëputura sipas problemeve të ndryshme të ditës , krijojnë një paqartësi kaotike pa elementë fibrozë që konsolidojnë një strukturë të qëndrueshme strategjike të marrjes së pushtetit.

Duhet protestuar ,por nuk mjafton.

5 komente në “Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë”

  1. peoples says:

    Ja doli dhe BALLI Pinxho Kapella

  2. anonim says:

    shko ha ndonje kofshe pule qe te kane lene ballistet o trap. nuk e mer vesh qe ti je kryetar i nje partie fantazme dhe na mer poza a thua se ke ne dore fatin e shqiptareve, ballistet e kane mare denim nga lufta na-cl dhe ju dhe zageret e sales kot lodheni se nuk mund ta zbehni kurre fitoren e partizaneve ne luften antifashiste na-cl…..

  3. Gentian says:

    Ky eshte ai tipi qe gjeti ate plakun 90 vjecar per zgjedhjet lokale, kunder Edi Rames.
    Ky flet per moral..Se mos ka patur ky ndonjehere moral politik.. le pastaj integritet.
    Mero, jo te gjithe njerezit qe bejne bashke dy fjale, dine te flasin/shkruajne.

  4. Mimi says:

    Artur Roshi qe shkruan artikullin per moralin vetem moral nuk ka ky njeri.Eshte nje hajdut ordiner.Nje maskara qe kush e njeh e di sa vlen.Te dalesh ne proteste nga thirrja e ketyre halabakeve eshte tmerr.Ky eshte nje palo ndertues qe ka ngelur rrugeve pa leke dhe kujton se do vije prap koha kur ky bente maskaralleqe.Shko mor pis ne bashki paguaj detyrimet se ke lene dy pallate pa tapi.Keto bej ti se fshatare qe erdhen nga baxhoja nuk do livadhisin me ne kete vend.

  5. Dan says:

    Artur, te respektoj prejardhjen dhe fisin nga vjen! Keto qe thua ne leter jane te drejta se fisi dhe familja jote kane qene te persekutuar nga regjimi diktatorial por kur me viheshe ne krah te Sali diktatorit dhe perkrahje nje monster te tille te gjitha keto qe thua jane nje hipokrizi e gjalle.
    Ti i bere si i bere parate e tua dhe me te drejte gezoi se kane dhene gjakun te paret e tu kundra diktatures por kur mundohesh te mbash ne pushtet nje gjakatar si Saliu dhe Luli je kthyer 100% kundra gjakut te te pareve qe dhane jeten per lirine personale, lirine e prones, lirine e votes dhe te te drejtave te njeriut.
    Mos bej gam gam kot per pordhe por ben vepra te mira per njerezit se fjalet i merr era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje