Protestë, përse dhe për kë?

25 Maj 2018, 21:12Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Ka një kakofoni të neveritshme për protestën e nesërme, njëra palë bën si agresive dhe e paparashikueshme se si mund të precipitoj situata “në mbrojtje të Atdheut”, tjetra përmënd Esad Pashë Toptanin dhe qan hallin e negociatave për të hyrë në BE. Ndërkohë ka 2 javë që vetingu ka ngrirë, dhe askush nuk thotë përse, ndërkohë që të dy palët në aktrimin më superior të tyre, bëjnë sikur merren me videopërgjimin, ndërsa faktin e kanë sa poshtërsitë e tyre në këmbë.

C’rëndësi ka videopërgjimi, për sa kohë vëllai i ministrit ishte i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik lëndësh narkotike, cdo ulte dhe cdo ngrinte përgjimi bashkëkohor, ai nuk ka vuajtur dënimin, nuk është riedukuar, ndaj normalisht se pengon asgjë për të qënë përsëritës. Kaq mjafton, që ai videopërgjim të jetë qesharak sidomos në analizën foshnjarake është original apo jo, ku vetë zoti Xhafaj (vëllai) është origjinali.

Zoti Xhafaj u dorëzua nga fshehja dhe mos dorëzimi pranë shtetit Italian, vetëm kur plasi skandali, kaq, mjafton. Injorimin e faktit kryesor, mbi subjektin kryesor, e gjej të qëllimshëm, marrja me Babalen më duket cinike nga ana e pseudo opozitës shqiptare. Sic është cinik edhe vazhdimi në detyrë i ministrit të brëndshëm mbas këtij fakti skandaloz për mesazhin dhe shëmbullin që mbart. Nuk mund të jesh ministër i një vëndi që aspiron standarte europiane sidomos në rend dhe drejtësi, kur nuk ke në rregull letrat ligjore të familjes tënde, pa le pastaj të shtetit ku je ministër.

Po flasim për moral të lartë në detyrë, të cilin duhet ta kesh që ta kërkosh. Shqipërisë nuk ju mbaruan burrat dhe gratë dinjitoze, që të shfaqet përpara botës sikur ka raportin një familje një trafikant. Sa për opozitën, tmerr më vete, bir Selman i nënës ctë të të qaj më parë, kur mendoj që në krye të protestës është Basha, Noka, Salianji, Balliu, Duma, Kryemadhi etj etj.. seriozisht, situatën nuk e marr dot më seriozisht, mendohem e mendohem se përse dhe për cfarë protestojnë por se gjej dot.

Ndjehet që ata janë aktorët më të këqinj që ka patur kjo klasë politike, aktrimi i tyre, skenarët e ripërsëritur, fjalimet pot ë tilla, minimum më ngjajnë si cëmcakizët që mbanim në gotë uji me ditë kur ishim të vegjël që të na rronin sa më gjatë, maksimumi kjo opozitë, më duket si fati i kësaj qeverisje fasadë dhe të papërgjegjshme dhe fatkeqësia më e zymtë e këtij populli, pasi një qeverisje e keqe edhe mund të përballohet, por dhe një qeverisje dhe një opozitë e keqe është vërtetë dramatike për shqiptarët.

Të protestosh për videon hipotetike të vëllait të ministrit, kur vëllain e ke me vendim të zbardhur, të dënuar, të të tre shkallëve të gjykimit të drejtësisë italiane, mua më duket hipokrizi supreme, të protestosh sidomos kur vetë je një mijë herë më grabitqar, mëkatar dhe antishqiptar se vëllai i ministrit, pastaj ky është kulmi, dhe pikërisht kjo bën që protesta të jetë hipokrite, e kompromentuar ndaj e dështuar. Morali vjen nga qënia, nga ekzistenca, nga dinjiteti personal, nga historia dhe rezistenca e një jete ndaj veseve dhe poshtërsive, dhe në rast se ti nuk ke asnjë nga këto elementë, më mirë shko për peshkim se sa të protestosh.

Protesta ka kohë që po i afrohet shqiptarve, atyre të vërtetëve, atyre që kanë moral, dinjitet dhe kurajo, cdo gjë ka ciklin e saj, cikli i tyre është në kalbëzim vëllazëror.

17 komente në “Protestë, përse dhe për kë?”

  1. lavdosh says:

    Ja ke futur kohe. Vellai eshte denuar, nderkohe qe Vellai i madh (Fatmir Xhafaj) dha doreheqjen me 2002 (kur vellai u arrestua dhe lirua ne pritje te gjykimit) Pergjegjesia eshte personale, per ate moralen Vellai i Madh dha doreheqjen dhe cdo gje eshte publike dhe e mbyllur.
    Nqs Vellai Minister ka ndikuar me favore per vellain e denuar ka probleme. Por vellai i denuar mban pergjegjesi per jeten e vete. Ka ikur koha e denimeve familjare. Nqs F Xhafaj nuk ka favorizuar vellain nuk ka asnje arsye per tu dorehequr. Problemi ketu eshte me serioz: problemi qendron tek presionet mafioze qe i behen nje perfaqesuesi te shtetit duke perdorur nje histori te njojtur. Jo vetem tek Albanistani jone, por ne cdo vend tjeter me pergjime origjinale ose te manipuluara, me thashetheme mund te akuzosh cdonjeri per cdo gje ne cdo kohe.
    Por a eshte kjo shoqeria qe duam?

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Oj Brixh lum nana.Ti njat çamçakezin qi dikur mbaje ne gote sot osht e bone llastik ene tine mi grue e ke marr ne dore e po e perdor me vra nje sorre dhe nji pellumb.
      Lul Basha osht SORRA e Zeze qi mban mbi shpin shum krime dhe vrasje,ndersa PLLUMBIi Bardh osht Fatmir Xhafaj njeri me integritet moral dhe profesionist i perkushtuar ne detyre.
      Po mir moj Brixhe sipas teje nqs yt shoq te tradhton ty dhe shkon me kurva ather duhet te denohesh dhe tine se je fajtore se duhet tja kishe mbyll bolet me dry ne dollap tyt shoqi.
      ? ?

  2. Meti says:

    Nje bravo te madhe.

  3. zi says:

    Ngjan shkrimi i juaj,
    me nddeshjen vllaznia-skenderbeu dhe partizani-kamza.
    Ose jemi te tere si vellezrit siameze,mund te jete dhe keshtu ose,
    mund te jete dhe ndryshe,ne fakt ndryshe mund te jete dhe ashtu dhe ashtu s’mund te ndryshojme ndryshe n.q,s,jemi ashtu,
    cilido i forte qe pretendon qe eshte ndryshe pa qene ashtu.

  4. Flutura says:

    Moj Brixhide,
    Nje gje nuk kuptohet me kete vellain e ministrit te denuar ne Itali: Agron Xhafaj eshte denuar ne Itali dhe eshte arratisur nga burgu dhe ka ardhur ne Shqiperi e ka jetuar jo i fshehur?
    Si shpjegohet ardhja e tij ne Shqiperi?

    1. lavdosh says:

      Historia dihet: Agron Xhafaj u arestua ne Itali me 2002, por me pas u la i lire per gjykim te lire. Pas lirimit u kthye ne Shqiperi. Gjate viteve te gjykimit u perfaqesua nga avokatet ne processe gjyqesore. Me 2012 u denua me vendim te formes se prere. Pas arrestimit te Agronit me 2002, Fatmiri ne ate kohe Minister Turizmi dha doreheqjen nga posti, nuk ju pranua nga Majko

    2. Ed says:

      Pasi u kap me grupin e droges Italia e depertovi ne Shqiperi. Nuk e mbajti derisa te vinte gjykimi ! Kjo sipas nje avukati italian eshte nje praktike rutine ne itali me personat qe nuk paraqesin rezikshmeri per te evituat mbipopullimin e burgjeve ! Dhe keshtu ai nuk ka qene prezent ne asnje faze te gjikimit dhe nuk kishte shkelur ne Itali qe nga ajo kohe !

    3. llaman says:

      Nuk shpjegon dot Brixhida te tilla gjera. Kur krejt Shqiperia ishte kthyer ne vend kultivimi te droges dhe njerezit rendin drejt Lazaratit per nje dite-pune tek karteli me mbrojtje shteterore i Lazaratit (dmth me prapavije te qarte politike), te merresh me aktin e nje personi te kryer 16 vjet me pare nuk te jep shume buke (kur asnje politikan nuk eshte denuar per nje krim te tille monstuoz ne sy te nje populli te tere).

      Letrat jane personale o Brixhida dhe jo kolektive. Eshte e qarte qe Xhafa ka superioritet moral mbi cilin do nga PD. Ne 2002 ai dha doreheqje nga qeveria. A e ka bere nje akt te tille Berisha per mpleksjen e djalit te tij ne Gerdec? Jo! Basha eshte akuzuar per shperdorim te fondeve te rruges se kombit me nje shume marramendese. A u gjykua ai per kete? Jo! Kishte kaluar afati(me raort mjekesor)! Basha ishte minister i mbrojtjes kur ne nje demonstrim paqesor u vrane nga garda ne mes te dites 4 njerez. Ai mbajti pergjegjesi ligjore dhe morale qofte Berisha qofte Basha per nje akt te tille te pashembullt? Per nje helmim te supozuar te nje qytetari rus (ish agjent rus) ne Angli, Amerika dhe Anglia moren masa ekstreme ndaj Rusise. Po Basha- Berisha c’beri? Rrezoi prokuroren e pergjitheshme, fshehu provat e krimit, nuk dorezoi gardistet per gjykim. A ka akte te tilla te paprecedenta ne ngarkim te ministrit Xhafa? Aspak!
      Italia, po ta donte nje 25 vjecar qe ishte debuar me vendim dikur ne 2002, ndonse u denua pas nje procesi gjyqesor disa vite me vone, do nxirte akt kerkese ekstradimi, por nuk e beri-kaqe peshk i vogel ishte. Qeveria Berisha e kishte ne dispozicion kohen per tu interesuar prane autoriteteve italiane per kete person, por atehere ai nuk i vlente per asgje.
      Per mendimin tim te dergosh vellain per te kryer denimin 16 vjet pas nje akti qe eshte me se shumti ordiner sipas parametrave te Berishes, pa asnje kerkese abrogimi nga Italia, ky po eshte gabim nga ana e Xhafaj. Une ne vendin e vellait te Xhafes nuk do levizja gishtin. Pasi te gjykoheshin krimet monstruoze te Berishes (lufta civile ne 97), grabitja e mbare nje populli nga firmat piramidale, vrasja e Hajdarit dhe grushti i shtetit i 98, Gerdecit, rruges se kombit (fakte te qarta te pakundershtueshme), po te ngelej kohe mund te shihnim nje denim te dhene para shume vjetesh per nje akt qe mund te akuzohet gjysma e popullsise ne Shqiperi.

      Prandaj gjykime te tilla foshnjarake te Brixhides nuk ngjisin. Eshte si te nxjerresh dhjame nga pleshti. Koha e biografive familjare ka ikur.

  5. Bushi says:

    Bravo! Shkelqyeshem.

  6. Daja says:

    Nuk i heq asbje presje shkrimit pervec se pergjigjes se Briseides per shkakun e Protestes….
    E vertete eshte se Babalja e ka perzier keq jo vetem kauzen por ka ngaterruar edhe opoziten qe ka humbur ne elemente te parendesishem te ceshtjes..
    Kemi nje fakt domethenes sic eshte vendimi i formes se prere per denimin e A. Xhafes Me tej … te fshehur deri dje dhe pa bere denimin ose sic thekson me te drejyte Briseids “pa u riedukuar” me premise per te vazhduar ne rrugen e krimit..
    Kaq mjafton qe Xhafa te jape doreheqjen … Ky i fundit nuk e ben kete … Kryeministri e mbon apo ben sikur e mbron do thoja une dhe per kete protesta eshte plotesisht e justifikuar … Ai drejton institucionin me te rendesishem te shtetit e ne kete rast ai nuk mundet dhe pike…
    Qe opozita duhet te jete me e kjarte dhe te mos humbase ne ujera te turbullta e lagu se lagu kjo eshte e drejte…. Me pelqeu Dash Shehu ne opinjon per kete ceshtje

  7. Toku says:

    Nuk i heq as nje presje.

  8. Sociologu says:

    Kur lexoj znj. Gjikondi gjithmone me rritet shpresa se ai vend ka te ardhme,ka intelektualet qe dine ta njohin realitetin dhe driten ne horizont.Brizida eshte nje smart cookie.

  9. Kombi says:

    Shume e drejte , kjo opozite nuk ka aspak moral ,per te protestuar , per te ngritur zerin lart per drejtesi si dhe per figura te larta politike ne qeverine tone . Marrveshja Rama Basha , eshte ajo qe po mundohet ti vihet shkopinj nen rrota wetingug , gjoja me video skandale , duke perfituar nga injoranca e tepruar e ketij populli .

  10. Sorge says:

    Bravuo ky eshte nje koment logjik – protesta behet qe te mos hapen negociatat per BE
    Ata qe shkojne ne protest te shtunen jane maskarada e shqiperise ndersa sali lulu kryetart e sje.

  11. mik says:

    Shkrim ideal. Shkurt dhe sakt.
    Kembanat bien per ato qe kan veshe.

  12. Baca-Bajram says:

    O flutura fluturake, po pse ha m-t kot moj goce… Para se te hapesh [email protected] perpiqu te mesosh kush ishte ne pushtet kur u denua Agron Xhafa. Per te mos munduar po ta jap pergjigjen une, ishte PeDe-rastat me Sali Hajdutin ne krye. Pyetja eshte ne se me te vertet PD-ja qenka kaq e zjarret dhe te ndershem, pse s’e arrestuan dhe t’a ekstradonin ne Itali… Keto jane intrigat dhe shantazhet e plakut matuf, Salkoshit, qe me keto metoda ka mbajtur nen hyqem te gjith zagaret qe i shkojn nga pas duke perfshire Lululke, Like Floririn, Nardin, Strazon etj…
    Bravo Brizida, shkurt e saket.

  13. Flutura says:

    O bac, mbaje gojen.
    Kuptoje pse e lane te lire italianet dhe kur u denua pse nuk u ekstradua?
    Mos e ofendo bacen Bajram.
    Te pershendes, packa fjalorit tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje