Nga Astrit Patozi
Sot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udheheqin.
Te atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë.
Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshterta, mos prisni më kot që të ketë fitues.
Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.
Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.
Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.
Babalja në opozitë thotē se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.
Nje Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithe kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre.
Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret pēr dështimin e vëllait të vet ne opozitë.
Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnje lidhje me njerëzit dhe atë vetë.
Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.
Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.
Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye.
Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.
A thua se kjo eshte një fotografi apo nje video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.
Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.
Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.
Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.
Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund.
Por edhe ai më i forti tē mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit.
Sot kishim mundësi t’i numuronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerezit që e mbështesin.
Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve dhe as të marrëdhenieve që mund të kenë ata me njëri-tjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie ne burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit njē paketë cigare.
Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas romance të fortë dashurie joplatonike.
Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udheheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.
KTIJ SHARLATANI TE PASHEMBULLT QE PO BEN KARAGJOZIN
PARA SYVE TE BOTES ME INJORU SHQIPERINE
NEN MISIONIN E SERBO-GREKEVE DHE ME RUJT MILJONAT E VJEDHURA DHE I SHPETU KRIMEVE
BURGUT QE I TROKET NE KOKE CDO DITE
KA ARDHE MOMENTI TE ARRESTOHET E ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE !
SHQIPERIA NUK DO SHKOJE DREJT ARABISTANIT SI TENTON T’NA PARAQESI PARA OPINIONIT BOTEROR
BYTHQIMI HOLLANDES BASHA
POR DREJT EUROPES –
SADO MILJARDA TE PAGUHEN NGA QARQET ANTISHQIPTARE
PER TA LARGUAR SHQIPERINE NGA EUROPA ME TE TILLA METODA -QE JANE TE NGJASHME ME ATO
TE VENDEVE ARABE -TURMASH HISTERIKE QE PROVOKOJNE DHUNE
ASNJI NUK DO TA NDALE MARRSHIMIN E SHQIPTAREVE DREJT EUROPES
DUA TE THEM MODELIT TE SHTETIT E SHOQERISE EUROPIANE
SEPSE JEMI PREJ SHEKUJSH PJESE E SAJ E NUK PRESIM KONFIRMIMIN E ASNJI
BASHKIMI X -QE PRETENDON KONTINENTIN PER VETE E PERDORE PER INTERSAT E VETA !
NE JEMI NE EUROPE I PELQEN OSE JO DIKUJT
RROFTE SHIQIPERIA EUROPIANE
astrit ,edhe ti je nje babale por i ditur per fat te keq i zhytur ne kazanin e kotesive
po c’a lesh i ditur o Xhemal, ky eshte kokrra e llafazanit…, hiqet si kopetent po eshte koqe kandari
Sigurisht kane nevoje per zotrote se na ndrite deri tani dhe do na ndrish edhe ne te ardhmen. Leri keto ore patozi dhe shif me mire hallet e tua, ku e katandiset pd, e cila me sa duket eshte drejt fundit dhe nuk e merr vehten me, e mos I qaj hallin kaloresit se I vriten kembet.
Shprehja popullore nuk eshte “mos i qaj hallin kaloresit se i vriten kembet” (sepse kaloresi nuk ecen ne kembe), por “moa i qaj hallin kaloresit se i VAREN kembet”.
RAMA & BASHA ??
Morali ka vdekur ne Shqiperi! E vrau Fatosi,Nano,Berisha,Meta dhe shume shkerdhata te tjera!I vetmi europian ne Shqiperi eshte Rama! Keta te PD-LSI edhe 500tes i thone 50.000 mije! 7×7 bejne 42 etj! Sot shqiptaret treguan se duan te shkojne ne europe dhe jo te terhiqen zvarre nga Berisha krimineli!
O As(nje)trit. Mjaft e cave “Zalloten” me Lulen dhe Ramen. Babalja eshte i Lules. C’ke qe fut edhe Ramen ne kete histori. Apo ke frike qe falangat e Sa-lehit te akuzojne si i shitur tek PS-ja? Ju kavajsit jeni te njohur per “dylberë”. Mos e shit veten kaq lire more çun!
zoti patosi babalja ne pushtet po ben ato qe TI dhe banda jote qe deklarohesh i larguar nuk i ka bere per 25 vjet.
Populli nuk eshte budall, po nuk u zhduke TI, topalli, imami, basha apo berisha DO ZGJEDHI VETEM PS-ne si e KEQJA ME E VOGEL PER SHQIPERINE.
Po te kishe bythe beheshe nje me OLLDASHIN dhe ju e dini shume mire se kush e ka eliminuar!!!!!!!!!!!
Zbardhi popullit kete mister dhe ndoshta neser mund t’ju besoje dhe lere berishen ne kazanin e PLEHRAVE!
ku i fsheh qorap kuqi nga klremlini i kuq.
te gjitha shpresat i ka edi rama te putini ruse,se do shpetoje si bashar al asadin e siris.
kete e dokumenton relacioni.erdogan-rama me shefin e tyre Putin.
Qorapat e Kuqe te Edi Ranes kane domethenje te madhe.
qe admiron dhe drejtojet nga partia e kuqe e kremlinit.
pak persona e kuptojn rolin e qorapave te kuqe.
Shprehja popullore nuk eshte “mos i qaj hallin kaloresit se i vriten kembet” (sepse kaloresi nuk ecen ne kembe), por “moa i qaj hallin kaloresit se i VAREN kembet”.
Pajtohem me patozin. Shumica e shqiptare sjane as me babale saliun dhe as me babale ramen.
Kete e tregon pjesmarrja ne votime
Uuuuu se ti Astrit je burre me i mire; me mut je po u lumte. Pushtuat vendin per ca kohe dhe tani u shqye goja dhe bytha per ate popull!
Ti Astrit nuk je babole por nje b..e e fishkur dhe shume e shemtut.
o na hengesh “te sabaut” o trapi me emrin Astrit Potazi……..ji nje vic I palepire,shtiresh si I ditur,por je nje I dshtuar gjate tere jete tende.
Enderro o astrit I patozajve,enderro…..
Edhe ketij Ba(sh)ba(lu)leshistit i ka ra ne mend vone, vetem kur i eshte luhatur karrika e pushtetit dhe te mirave te veta personale, perndryshe qe dy dekada nuk kane bere asgje per Shqiperine dhe per shqiptarte, qe i kane varfnue per interesa te vetat personale e familjare… Por keta Ba(sh)ba(lu)leshistat po lujne teater, here me çader e here pa çader, se po te kishte SHTET SHQIPTAR, keta do duhej te luanin teater ne burg, prapa grilave, me kater racione dajak ne dite!!!… Ndryshe nuk marrin vesh Sale-Ba(sh)ba(lu)leshistat!…
DRENICA E KUQE