Vuçiç: Është në interesin e Serbisë një marrëveshje me Kosovën

31 Maj 2018, 13:38Rajoni TEMA

Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën kërkon një konsensus të gjerë dhe një vullnet të shumicës në shoqërinë tonë, deklaroi  presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje novosti”.

Kur u pyet mbi mundësinë që Serbia të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën dhe sërish të mos bëhet pjesë e BE-së, Vuçiç deklaroi se “nuk e konsideron këtë si një pazar”.

“Është në interesin e Serbisë që të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, pavarësisht nëse bëhemi ose jo një anëtar të BE-së. Por nëse kjo do të ndodhë, jam i bindur që dera nuk do të jetë pak e hapur, por krejtësisht e hapur”, tha Vuçiç.

“Edhe sikur PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të jetë pesë herë më e lartë se tani dhe të jemi kampionë në reformim, BE-ja në fund do të vendosë si kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, theksoi ai.

“Por, që Serbia të japë gjithçka pa marrë asgjë nuk është as realiste dhe as e mundur”, shtoi ai.

3 komente në “Vuçiç: Është në interesin e Serbisë një marrëveshje me Kosovën”

  1. shushica says:

    Serbet akoma jetojne me mentalitet mesjetar.Serbia nuk jep asgje ,thjesht Kosova clirohet nga sundimi dhe shfrytezimi serb .Bile Serbia dhe te tjeret sllave e kane shfrytezuar Kosoven ,jane ata qe duhet te demshperblejne per periudhen 80 vjrcare te pushtimit ,shtypjes dhe genocidit ndaj shqiptareve .

  2. Agon says:

    Interesant menyra se si shprehen Serbet nder vite … Fillimisht Kosova eshte zemra e Serbise pastaj Jerusalemi i Serbise, nuk bejme pazar per Kosoven ne fund te fitojme edhe ne a thua sikur eshte pazar … Beni a sbeni pazar se nga kerkesat e fundit duket sikur jeni gati per pazar qe do te thote asnjehere ska qene e juaja Kosova por e keni pas pushtuar dhe per kete ne vend qe te paguani demet qe keni shkaktuar doni te merrni akoma ….

  3. Kruja says:

    Serbia e ka nga halli. Po hyri Shqiperia ne BE do ti vendose kusht Kosoven. Po te hyje Serbia ne BE, me pare duhet te pranoje Kosoven te pavarur. Serbia e ka brenda ngado t’a ktheje, kete e ka kuptuar. Tani po perpelitet, kerkon pazare por pazare nuk ka pasi ke bere lufte dhe e ke humbur sepse vendos fituesi dhe jo humbesi.

    Serbia ka kuptuar se vonesa per njohjen e Kosoves eshte kohe ne favor te Shqiperise dhe Kosoves per progres te mundeshem. Sa me shume kohe zvarritet njohja e Kosoves aq me e kercenuar ndjehet Serbia nga Shqiperia dhe Kosova. Duket si PARADOKS por eshte mese e vertete prandaj Vucic ben deklarata te tilla. KA NGEC NE GRANCKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje