Një replikë me TemA-n

1 Qershor 2018, 18:31Politika TEMA

Nga Luan Rama

Po ju shkruaj keto rradhë, duke marrë shkas prej titullit me të cilin “Tema” e ka shërbyer për lexuesit e vet, një shkrim të marrë prej profilit tim në fb dhe të shoqëruar me një foto tragjikisht të dhimbshme, të një fëmije nga Bulqiza, që mban mbi shpinë një kovë të mbushur me krom, në përpjekje për të ndihmuar mbijetesën e familjes së vet!

Mbase për “Temën” më e rëndësishme është që “Luan Rama nxjerr foton e shkrepur gjatë qeverisjes Berisha-Meta”, meqë ky është edhe titulli i zgjedhur.

Edhe nëse është kështu, asgjë nuk është gabim!

Për mua nuk ka rëndësi se kur është shkrepur ajo foto; gjatë qeverisjes Berisha-Meta, gjatë asaj që pasoi  Meta-Rama apo edhe gjatë kësaj tjetrës, Edi-Rama. E rëndësishme është fotografia dhe e vërteta që ajo mbart, është drama dhe dhembja që ajo përcjell dhe akuza që ngre për politikën dhe qeverisjen e këtij vendi, pavarësisht emrave me të cilët i përveçojmë qeveritë!

Sepse, ajo që i përbashkon të gjitha qeveritë tona për fat të keq, është varfëria, është mjerimi!

Për mua e rëndësishme është të tërheq vëmendjen e politikës, të qeverisë padyshim e të të gjithë shoqërisë, për disa të vërteta migjeniane si ajo e fotos së djalit nga Bulqiza, të cilat i gjen gjithkund nëpër Shqipërinë tonë europiane; i gjen edhe në bulevardin përpara kryeministrisë tek sheh dhjetëra fëmijë të braktisur tek lypin dhimbshëm, apo edhe tek qindra të tjerë që kanë braktisur shkollat e nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre.

Por i gjen edhe nëpër kullat e ngujimit ku mosveprimi i shtetit i detyron të mbrohen prej “hasmit” pa e ditur se si do të jetë e nesërmja e tyre, por i gjen edhe mes atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që vetëm prej varfërisë e pasigurisë kanë zgjedhur të ikin prej Shqipërisë që pret çeljen e negociatave me BE-në!

1 qershori nuk është ditë feste, siç për paradoks prej kohës komuniste, vazhdon të festohet edhe sot e kësaj dite!

Eshtë ditë solidariteti dhe sensibilizimi me fëmijët!

Mirëpo, për fat të keq, sot për mijëra e mijëra fëmijë në nevojë e të braktisur, kjo ditë ishte si gjithë të tjerat; ata në dhembjen e hallit të tyre, përballë malit që s’bëzan, përballë malit të babëzisë e makutërisë, përballë malit të krimit e korrupsionit, përballë malit të së keqes e të shëmtisë, në majē të të cilit janë bashkë politikanë e trafikantë, deputetë e kriminelë, ministra e prej atyre që janë shpallur në kërkim, por që politika i merr në mbrojtje për t’i përdorur për zgjedhjet e rradhës!

Dhe pastaj, të gjithë presim çeljen e negociatave, që të bëjmë festë e të zihemi se e kujt është merita!

Ndërsa e vërteta e fotos së djalit të vogēl nga Bulqiza, mbetet po ajo; e njejtë, e pandryshuar, e dhimbshme, akuzuese, pavarësisht se në cilën kohë është shkrepur aparati për ta fiksuar atë realitet!

Ajo foto njësoj mund të bëhet duke e shkrepur aparatin edhe pas datës 28 qershor, kur Këshilli Europian do të marrë vendim, nëse do t’i çelë apo jo negociatat me Shqipërinë!

Edhe Migjeni “aparatin” e tij kur shkroi “Poemën e Mjerimit” e shkrepi 85-vjet më parë, po a nuk duket sikur e ka shkruar sot?!

Luan Rama nxjerr foton e shkrepur gjatë qeverisjes Berisha-Meta: Politika të heshtë meqë s’ka turp

28 komente në “Një replikë me TemA-n”

  1. asd says:

    Ky Luan Rama ( i varfer apo i pasur ), cfare ka bere per te varferit dhe te mjeret pervec kesaj foto ?

    1. Nona-Madona says:

      Or Miu i Monikes se nuk te them dot Luan se poshtrohet kafsha trime.
      Tash u kujtove ti per Bulqizen??
      Po ju te LSI keni vu ne Bulqiz nje Kryetar Bashkije pijanec dhe hajdut qi vjedh ne bashkpunim me deputetin Pape Spahiun.
      Or Miu Rama,bulqizaket nuk mashtrohen as nga fotot qe ti publikon se ato kane kuptu se çfar hajdutash te babzit jeni ju te LSI.
      Te gjithe administraten ne Bulqize e keni pas dhe e keni ne dore ju dhe e mbush me militantet tuaj te paaft.
      Duhet te te vije turp qe ju hajdutat tani beni politik me foton e nje voglushi.
      Deri dje ti dhe sorrollopi yt ishit nenshtru dhe ferkonit duart kur Monika qelbsina gjunte me çizme dhe hiqte breket ne parlament.
      Ti je nje Munaq lepires dhe burr i degjeneru.
      Ti Miu Rama e vetmja gje qe mund te besh mire eshte ta ndjekesh nga mbrapa Moniken dhe ta fshish pisllikun qe i kullon nga trupi.
      Ke dhe paftyrin dhe na shkruan ne Gazeten tone TemA.
      Politikan pelivan ne sherbim te Likes dhe Monikes.

  2. Xhike says:

    E mi
    Hengre sa deshe dhe tani mendon.per te varferit
    Jepu nje pjese te rroges se u zuri dhjami faqet
    E ndrite kur ishe MB
    Vetem flokrt me llak dhe qe rrahe Babaramon te mbahet mend

    1. Fred Dibrani says:

      Zoti deputet ne sherbim te ÇIZMES se Monikes,shqiptaret jan ngop me lojrat qe ben LSI e damkosur si ÇERDHJA e HAJDUTAVE,Ju nuk keni hallin e ketij voglushi te mjere,por ke hallin qe Monikes se Likes e cila eshte gati te heq gjithshka nga trupi i saj vetem qe te mos japi llogari se si e ka vendos gjithe ate pasuri maramndese,ndoshta , edhe nga djersa dhe gjaku i femijve te Bulqizes.. Merre kete fotografi dhe dergoje ne Bashkin e Bulqizes qe drejtohet prej jush dhe gjith administrata e mbushur me militantet tuaj.Me djallzite dhe inskenimet qe beni nuk mund ti mashtroni me dibranet.

  3. shqip says:

    Sh.bukur . Atehere qe jeta e ketyre femijve te permirsohet , mos e braktisni parlamentin sa Here ti vijne periodat Mones . Qe ata banditet qe kontrollojne pasurine kombetare , e qe shfrytezijne per kafshaten e gojes edhe femijet , te shkojne ku e Kane vendin . Po qe te shkojne atje , duhet pastruar sistemi . Gje qe ti “Luan” , bashke me kryetarin/en , si dhe babin e Zenit , nuk e beni dhe i vini pengesa . Dhe e fundit . Ju pergjeroheni , Duke pare qe keni nga dy, tre , kater e me shume apartamente e vila , verini ne dispozicion te atyre lypsareve qe levizin para kryeministrise . Ne 20-30 vjete qe je ne politike , sikur ta kishe ngritur edhe me pare zerin , nuk do ishte keq . Kam frike se ky reagimi juaj me poemen e Mogjenit , Jane diatrimetalishte shume larg .

  4. Cuku says:

    O Tiger Rama
    O hajdut batanijesh
    O lepires bythe profesionist
    Nuk ke turp ti or mut
    Se si del nje.zot e di ,,,,
    Nuk ke qene ti hale ne pushtet nga 2009 deri 2017,,
    Apo ke zbrit nga hena ,,,
    Bajge kombetare

  5. arber kaonya says:

    po je mjaft i sakte , je antari i partise qe thote vodhem sa vodhem , tani na falni dhe na besoni qe nuk vjedhim me, na shtiresh si engjell ??? kush ti????? ik ore idiot , do votoheni sa te kete debila njerez qe ju besojne juve, se kush ka mend jua ben menderen te gjithve juve pa perjashtim te 140 bij kurvash jeni

  6. ILYRIA says:

    Po deshe ti ndihmosh femijet e varfer ne Shqiperi Z. Luan Rama , per ty eshte teper e lehte.
    Mjafton qe te organizosh nje mbremje GALA ……..(me Shampanje e Kavia por edhe pa to) vetem nga personeli i ” Haus of LSI in TIRANA CITY “.
    U mjaftojne vetem parate e xhepit , qe i luajne cdo dite ne LLoto tek Lokalet prane LSI tek Tirana e Re.
    Me ate lum parash do te sigurohej te pakten Ushqimi dhe Veshmbathja e shume femijeve, qe pershkrimi juaj Migjenian (per hir te vertetes i drejte) i prek nga afer.
    Filloni gjithmone nga vetja. Shikoni rreth e rrotull aty ku cdo dite kaloni kohen e punes e mbas saj.
    T`ja tregoni Gishtin tregues “atyre lart” ( Qeverise )…… se vetem i atyre eshte FAJI…….eshte me e lehte se te lash syte e dhembet cdo mengjez.
    Prandaj per mendimin tim, me mire mos rreagoni fare…. heshtni….. dhe askush nuk e di se c´mendim ka Luani I LSI per varferine Shqipetare.
    Ju mesiguri qe nuk jeni as qorr e as shurdh e aq me teper, as injorant……..per te mos kuptuar se familja juaj Partiake ( por jo vetem e juaja ) po te “solidarizohet” e tera , niveli i varferise ne Shqiperi do te ishte gati-gati …. ZERO.
    Prandaj eshte me mire ta lini Shqiperine te gjithe bashke si Parti, finanzat per te jetuar diku tjeter nuk ju mungojne.
    Do tu beni sherbimin , qe se keni bere asnjehere, me te madh atij populli.
    TURP TJU VIJE nga Mengjezi deri ne Darke.

  7. Three says:

    E verteta o mjeran eshte viideo e Baba Lirit qe merkon 7% dhe akoma ka kerma si ti qe e ndjekin pas

  8. ceni boston says:

    Ik ore lapangjos!

  9. Kimeti says:

    Jo more futja kot e mandej jo nuk eshte ashtu po keshtu pra kohen kur ju te LSI e keni grabitur taksen edhe te atij fukaraje qe ju tani e qani por ku jan parat e hajnive qe ju i keni marre buken e gojes e tani beheni kinse jena ndryshe juve te Lsi tepsia me nuk ka mu ju ardh kah goja se e keni teprue se shum te unet ishe kan bre toka ju lshofte more horrat e shqiprise qe sot ju qani hallin atyre qe ju keni marre te gjithen turp.

  10. student says:

    Nuk ben me shume se sa ndyn me teper veten me ato qe thua. Jo nga dikush qe te do te miren por nga dikush qe te njeh c pleh je.

  11. trylylyjau says:

    . O LUAN I ZGAJDUR!
    ik, laj bythën ,se qelbesh !!????

  12. Glaukias says:

    Po ju zoti Rama ndjeni përgjegjesi për këtë gjendje ‘Migjeniane’ ? Pas këtij shkrimi “me dorë në zemër”, kur shikuat veten në pasqyrë tek shtëpia juaj e madhe, në momentin që rregulluat flokët, pas parfumosjes me parfumin e shtrenjtë e rregullimit të jakës së këmishës firmato, a ndjetë ndonjë ndjenjë faji kundrejt atyre fëmijëve të varfër të Bulqizës e të gjithë Shqipërisë ? Apo ju thjesht e bëtë detyrën tuaj me këtë gjysëm denoncim ? Se në fund të fundit, cfarë mund të bënit ju më shumë ? Ju asnjëherë nuk ishit “Ai i madhi”, “Ai” ishin të tjerët, ishte Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama. Ata janë për t’u fajësuar ! Ju thjesht zbatuat urdhërat, edhe kur ju përjashtuan nga shkolla e mesme ushtarake për vjedhje, apo nga Universiteti gjithashtu për vjedhje, edhe kur ishit Ministër i Brendshëm, edhe kur ishit sekretar i përgjithshëm i LSI-së. Ju gjithmonë keni qëndruar i pastër moralisht, të tjerët janë për tu fajësuar. Shqiptarët e kanë fajin pse ju mbajtën në pushtet që nga 1997 deri në 2017. Por t’ju jap një këshillë, mos u mundoni përsëri të lypni dashamirësinë e shqiptarëve, se sic ju këndoi edhe Bleona : Ti nuk din as me ma lyp. Apo nuk ishte për ju kjo këngë ? Presim librin e Bleonës që ta zbulojmë.

  13. rrema says:

    O Luan leshi me cfare lekesh luan ne kazino, kur ishe minister rrafe gazetarin qe dhe vete gazetar ke qene, ky je ti FSHATAR…..

  14. Treviso says:

    Ketije ju paska thare tururi fare. I vjen keq ketije per femijen qe kerkon te ndimoje familjen? !!!!!!!!!
    Per kete pleh nuk ka rendesi koha dhe se kush qeveri ka drejtuat, por rendesi ka fotografija. Tema, a nuk ka mundesi ti tregoje artikujt qe ka shkruajtur ne gazeten Zeri i Popullit? Plehu ngelet pleh.

  15. Arjan says:

    Si ke fytyre dhe flet ti per mjerimin o degjenerate o fytyra me e ndyre e politikes shqiptare , kujt po ja tregon ato lot krokodili mor legen !

  16. peoples says:

    Edhe nje fshatari Enver Hoxha i dha mundesi …Nga derr te behet njeri…

  17. Avni says:

    Po ju zotni ndjeni pergjegjesi si ish minister e qeveritare e sot si deputet opzitar

  18. ELA says:

    ka shit6 mpnika 8 apartamente,mwerja dhe jepua po ti je malok

  19. artan says:

    Ik ore skuth i Leshelise. Fytyre e poshter.

  20. Life is game says:

    Z. Rama nje vrejtje dhe nje aresyetim.
    Me sa degjojme gazetaret kur shkruajne apo edhe fotografpjne per etik tregojne burimin dhe kohen. Per politike kur jane si ty nuk e bejne. Dhe…
    Kane kalur afer 6 vjet dhe ky djali nuk dihet si ka vijuar. Pra…. aktualisht ai mund te mos doj te dali me.
    Ai aty eshte vetem, pra jo ne turm.
    Duket pak si shkelje te drejte! Ka shume njerez qe nuk duan te cfaqen ne gazeta! Pra duhen pyetur, or mik. Sepse shkrimi yt duket mashtrim. Pa perditesim!

  21. Shqiptari nga Kosova says:

    Ku ka turp me te madh te flasesh per mjerimin migjenian e nuk ua dini fundin milionave..! O perendi. Sa te peshtire jeni..!

  22. ta says:

    ky rama vertet eshte plehre por lere menjane,tani qe kemi qeveri le ti regulloje punet?

  23. Jane te gjithe te shitur! Lolo te Saliut dhe Metes! Mercenare medioker! Ky Rama,Luan eshte nje pa dhembe ,qe kujton se duke qene servili i Like Floririt,kaq do te mjaftonte qe te mos kishe asnje fije respekti per te, behet trim! Trimat u vrane ne luften Nac-Clirimtare! Te tjeret rane per demokracine e Saliut ose ne prita Vicidolse! Eshte turp te jesh me PD-LSI sot! Mendoni qe PD ka turp te jete me Liken ne opozite! Dhe ky mercenari ,Luan, qe ben trimin ndonjehere neper TV dhe gazeta, eshte nje cope jashteqitje e Likes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje