Nga Ardit Rada
Ka mjaftuar një koncert i parë prezantues i këngëtarit shqiptar Ermal Meta në Tiranë, që përshtypjet pozitive të eventit të pasohen nga kritika e shpoti të të gjitha llojeve. Ka nga ata që ankohen se paskëshim dëgjuar një këngëtar të cilin se kuptojmë, ashtu siç ka të tjerë që paraqesin varfërinë tonë si popull për të justifikuar refuzimin e tyre ndaj koncertit dhe vetë Metës.
Është e vërtetë që këngët e fierakut të natyralizuar si italian kanë tekste dhe muzikë me përmbajtje të thellë. Meta është një ndër kantautorët më premtues që panoramës së sotme muzikore të Italisë, e cila njihet për brezat legjendarë të këngëtarëve të saj kaq të njohur edhe mes nesh.
Nëse Ermal Meta bën muzikë të sofistikuar, është dicka e përkryer që me këtë produkt të ketë kontakt edhe publiku i tij këtu në Shqipëri. Sepse këto lloj kontaktesh janë ndër të vetmet mënyra për t’i ikur trashëgimisë së stërzgjstur të tallavasë dhe muzikës me tonalitete të kopjuara greko-sllavo-arabe që mbushin radiot dhe diskot shqiptare verë e dimër. Mirëse te vijë një këngëtar niveli që na nxjerr qoftë dhe për dy orë nga llumi i muzikës së sotme komerciale shqiptare.
Sa për faktin që “s’kemi bukë, ç’na duhet koncerti”, këtë më mirë se askush ia ka shpjeguar shqipove Saimir Kumbaro me “Koncert në vitin ’36”! Muzika është vlerë dhe si e tillë nuk dëmton askënd. Nëse honorari i Ermal Metës paska qenë zgjidhje e halleve ekonomike të shqiptarëve, atëhere ja vlen të jemi pak më të varfer, por të njohim një këngëtar tonin që as ka ndryshuar emrin dhe as e fsheh faktin që është shqiptar.
Nuk janë honoraret e këngëtarëve shkaku i varfërimit të këtij vendi. Problemi është se ky vend ka shumë pak kulturë, libra dhe muzikë për të qenë. Ermal Meta është një zë që ja vlen të degjohet ku e ku më parë se “çingijet” me buzë e gjoks të bërë me silikon që enden ekraneve tona në cdo ditë të vitit./javanews
oK!
Te lumte pena!
Tani ketu ka dicka
Vertet muzika tallava esht muzik halabake , porse edhe kjo muzika italiane e ketij.,
nuk esht muzika jone , dhe per me teper nuk esht muzike nderkombetare
Kete muzike e pelqejne vetem italianet qe e kane muziken e tyre , por asnje ne bote nuk e pelqen ket muzike , me perjadhtim te ca pordhaceve shqiptare qe ju ka ngelur shija e para viteve 90-te kur ne ishim te izoluar dhe nuk njifnim gje tjeter
Me nje fjale kjo muzike esht muzike Tallava italiane
E nese ka muzike nderkombetare e cila esht ne trendin e botes moderne dhe qe pelqehet nga gjith bota dhe qe duhet te pelqehet edhe nga ne, jane kenget Rita Ores , Dua Lipa , Era Istrefi , Bebe Rexha etj kengetare te muzikes moderne ,
Ndersa kjo muzika qaramane italiane esht per italianet , jo per ne
Te lumte pena!
Kur presidenti vendit kudo qe shkon prezantohet me baftjarin cdo presesh nga nje popull qe tani ka zbritur nga malet.
Cdo presesh nga kengetar te tallavas xheloz .
Cdo presesh nga disa trushplare qe politizojne edhe muziken nga frika se po u qyteteruan njerezit do kuptojne se shpellaret kane shkatrruar dhe vjedhur ne keto 28 vjet.
Bejne mire qe keta shpellare shprehen hapur qe populli ti njohi se kush jane shpellaret.
O milet qorr ! ! ! Pse nuk doni sy ? ? ? ! ! ! Doni EVROPE apo orient ? ? ?
Si gjithe te tjerat edhe ne muzike ne shqiperi behet nje politike e cila nuk i perket fare shqiperise.ermal meta nje shqiptar i rritur ne itali ,i edukuar me kulturen italiane vjen ne shqiperi si shqiptar.nje kontradikte e pa krahasueshme.shqiptaret u shperndane neper bote si dhit e romsit.ne te shumtat e rasteve kane rene ne duart e mafies te vendeve ku kane vajtur e kane mbushur plot burgjet e greqise e te italise.kazani shqiptar i televizionit i trasmeton ngjarjet sikur te kishin ndodhur ne shqiperi.e xshqiperia eshte kthyer ne nje kazan ku gatuhen te gjitha ndyresit e botes mbare.Valle te kete rene kaq poshte intelekti i shqiptarit.kjo eshte pjelle e opozites tradhetare shqiptare ,sikunder e cilesoi erion veliaj por une deshiroj te them se kjo opozite eshte me shume sae tradhwtare
Bravo! Nevoitet kulture.
Per njeri me aq vlera sa Ermal Meta…. ia vlete te rrije ne kembe per 6 ore me radhe…
Pyteni njiher liken ca muzike digjon.Po mediu nard ndoka ca muzike ndigjojn?
keta tipa kritik majmunash ziljare qe nuk krijojn muzik genge,,,vetem vjedhin andej kendej per argetim eshte e kot te flasesh,,,te flasesh per ermal meten je shum i vogel,,,mire do ishte ta mbydhesh gojen ate hale qe bene ke kritikun
Shkrim i goditur !