VIDEO+FOTOT/ Fenomeni Rita Ora ndezi sheshin "Skëndërbej", mijëra qytetarë e ndjekin live

3 Qershor 2018, 23:11Sociale TEMA
VIDEO+FOTOT/ Fenomeni Rita Ora ndezi sheshin "Skëndërbej",

Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar sot nën ritmet e muzikës së këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Mijëra qytetarë kanë tejmbushur sheshin “Skënderbej” që në orët e para të pasdites në pritje të këngëtares së mirënjohur shqiptare. Sheshi “Skënderbej” ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij për të shijuar hitet botërore të këngëtares Rita Ora.

Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida. Disa nga hitet më të bukura të saj kanë bërë që qytetarët e shumtë që ishin në shesh të shijonin muzikën por edhe të kërcenin së bashku me këngëtaren.

Skena ka kulmuar më tej kur në shesh mbërriti këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora.

“Your song” e Rita Orës ka elektrizuar jo vetëm skenën por të gjithë sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli ka vijuar me të tjera këngë hit të saj.

Nuk ka munguar në repertorin e saj edhe një miksim i një prej hiteve të saj me muzikën e një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës.

7 komente në “VIDEO+FOTOT/ Fenomeni Rita Ora ndezi sheshin “Skëndërbej”, mijëra qytetarë e ndjekin live”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    te shkruash dicka nuk eshte cmenduri,cmenduri eshte te besosh ato qe shkruan…………..”shqiptare” madje me fame nderkombetare!!!!

    1. U dhime duke qesh says:

      Prandaj qenke cmendur ti o gomar ? ? ?

  2. ana says:

    Gjithe ky interesim per nje kengetare koti,,,akejsander gjoka eshte me I mire se kjo flluske sapuni……..

  3. Dibrani says:

    Fenomeni,..dhia e zgjebt dhe bishti perpjet.

    Injoranti kurr nuk behet i mencur ,..ato para te hedhur kot per Riten dhe Ermalin mund te kishe kualifikuar 200-300 Shqiptar me shkolla profesionale.
    Mund te kishe ber ca cerdhe
    Mund te kishe bler ca Autobulanca te reja.
    Munt te kishe ndrequr kanslizimet qe mos permbytesh.
    Munt te kishe ndertuar ca Frigorifer Grumbullimi per frutat dhe perimet e fshatareve te Tiranes qe po u prishet malli.
    Mund tu kishe hapur kanal vadititjesh per tokat bujqesore.

    Po e kuptoj hallin tend o Nxensi me i mir i fiqve,..rendesi ka propaganda,…qe te rrosh sa me shum ne pushtet

  4. manjola says:

    Njerezit ne shqiperi duan te kapercejne rutinen e veres,,sa nuk Kane ikur ne plazhe,;;ata e dine qe rita ora,meta, ,,Jane kengetare koti,asnje shqiptar nuk di asnje kenge TE tyre….

  5. Raimond vlonjati says:

    Rita esht nje nga kengetaret e muzikes Pop me te mira ne Europe e ne Bote

    Esht kengetare e shkelqyer

  6. hoxha says:

    Kjo pjesemarrje i tregon politikes se ne marzitet na shperfituruar jeten se ky popull ka nevoje te argetohet se ka shpirt dhe vleresim per kulturen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje