Eksperienca holandeze në menaxhimin e UKT-së: Përmirësim i procedurave me konsumatorët

3 Qershor 2018, 12:10Sociale TEMA
Eksperienca holandeze në menaxhimin e UKT-së: Përmirësim i

Eksperienca holandeze në administrimin e ujit të pijshëm dhe shërbimit ndaj qytetarëve do t’i shërbejë edhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë së Tiranës për të rritur efikasitetin në administrimin e kompanisë si dhe në reduktimin e ujit të papaguar.

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në fund të vitit të shkuar mes Bashkisë së Tiranës me dy nga agjencitë kryesore të ujësjellësit në Holandë, një grup ekspertësh holandezë nga kompania “Dunea” kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar UKT-në që të rrisë kapacitetet menaxhuese me qëllim final përmirësimin e shërbimit dhe furnizimit me ujë të qytetarëve. 

Ekspertët holandezë kanë zhvilluar një sërë seancash trajnimi me specialistët e njësive përkatëse dhe departamenteve të UKT-së për përmirësimin e procedurave me konsumatorin dhe reduktimin e ujit pa të ardhura.
Ndërkohë që paralelisht me punën për të rritur kapacitetet menaxhuese bazuar në eksperiencën më të mirë holandeze, UKT-ja pritet të nisë punën në dy investime kryesore.

Së pari, një tubacion i cili sjell ujin nga Bovilla, në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, dhe së dyti, një investim për rritjen e kapacitetit të filtrimit në Bovillë, që do mundësojë dyfishimin e ujit që filtrohet për të furnizuar qytetin e Tiranës.

3 komente në “Eksperienca holandeze në menaxhimin e UKT-së: Përmirësim i procedurave me konsumatorët”

  1. Peza says:

    Propagande mashtruese e Bashkise dhe UKT-se!
    Erion Veliaj ne radhe te pare te heqe dore nga vjedhja dhe mashtrimi qe u behet qytetareve te Tiranes me taksat vendore dhe furnizimnin e ujit qe e paguajme per te pijshem kur eshte i pa pijshem!
    Bashkia te menazhoje veten,te zbatoje ligjet e shtetit,vendimnet ve Keshillit Bashkiak etj,pastaj te na derdellite per gjoja bashkepunime nderkombetare!
    Hiqni dore nga pompoziteti delirant dhe mos punoni per reklamen e imazhit tuaj,por te popullit!
    Erion Veliaj,ashtu si padroni i tij,kurre nuk ka bere pritje populli,bile as vartesit e tij,por vetem tallen me letrat e qytetareve!
    Erion Veliaj eshte kryebashkiaku me i pa afte dhe me lustrazhi qe ka patur Tirana!
    Ai investon vetem per te reklamuar veten e tij!
    Moderator!
    Mos e boto po pate frike nga Veliaj dhe e verteta!
    Dhe po e botove sot,hiqe neser menjehere se te prishen interesat e gazetes,packa se keto qe shkruaj jane e verteta reale!
    Te gjitha keto mund t’i vertetoj me fakte e dokumente !

  2. tomorraku says:

    Kur paska akoma qytetare qe nuk paguajne faturen e ujit te pijshem , atehere perse nxituat te rrisnit cmimin e ujit apo qe te paguaj une pensionisti edhe per ata qe kane nji cerek shekulli qe nuk paguajne ? Tashti kini filluar qe te pakesoni edhe sherbimet per qytetarin ; UKT ka filluar te mos na dergoje faturat dhe ne nuk dime sa m /3 regjistron faturistja dhe a e lexon apo jo matesin ?Uji i pijshem akoma nuk eshte i pijshem dhe un e perdor vetem per larje , ndersa per te pire e ble tek “matrapazet”ose te ashtuquajturat firma me emra shume te bukur dhe te degjuar burimesh:Tepelena, Trebeshina ,Kroi, Selita “Santa Mara”,lajtthiza” e dh bjetra te tjere qe nuk po i numeroi te tere , por qe nuk dihet per asnjerin se ku mbushen ne fakt , ne burim apo ne tubacionet e Bovilles?, sepse asni siguri nuk ka mbi ujin si per te gjitha prodhimet ushqimore!

  3. tomorraku says:

    Kur paska akoma qytetare qe nuk paguajne faturen e ujit te pijshem , atehere perse nxituat te rrisnit cmimin e ujit apo qe te paguaj une pensionisti edhe per ata qe kane nji cerek shekulli qe nuk paguajne ? Tashti kini filluar qe te pakesoni edhe sherbimet per qytetarin ; UKT ka filluar te mos na dergoje faturat dhe ne nuk dime sa m /3 regjistron faturistja dhe a e lexon apo jo matesin ?Uji i pijshem akoma nuk eshte i pijshem dhe un e perdor vetem per larje , ndersa per te pire e ble tek “matrapazet”ose te ashtuquajturat firma me emra shume te bukur dhe te degjuar burimesh:Tepelena, Trebeshina ,Kroi, Selita “Santa Mara”,lajtthiza” e dhjetra te tjere qe nuk po i numeroi te tere , por qe nuk dihet per asnjerin se ku mbushen ne fakt , ne burim apo ne tubacionet e Bovilles?, sepse asni siguri nuk ka mbi ujin si per te gjitha prodhimet ushqimore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje