FOTOT: Bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për dy lagje në kryeqytet

2 Qershor 2018, 12:19Sociale TEMA
FOTOT: Bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë këtë javë në dy lagje të ndryshme të kryeqytetit për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve.  

Nga sinjalizimi i marrë për humbje uji në rrugën e “Durrësit”, grupet e terrenit ndërhynë menjëherë për ta eliminuar.

Tashmë banorët e rrugës së “Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit do të kenë një furnizim normal me ujë të pijshëm.

Ndërkohë, një tjetër investim është dhe ai për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në rrugën “Nikollë Kaçorri” në kryeqytet, si dhe u bë ndërprerja e linjës së vjetër që furnizonte banorët e zonës.

Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

2 komente në “FOTOT: Bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për dy lagje në kryeqytet”

  1. Lumi says:

    Po shitet per sukses riparimi i disa tubave. Une mendova se do thoshit eshte siguruar uji pijshem per 24 ore. Ky ishte premtimi I Erjonit para tre vjetesh. Duket e ka harruar, ndersa ne presim oren e ujit per te mbushur rezervuaret e taracave.

  2. shvejku says:

    Shikoni me cfare vogelsirash merret nje kryebashkiak i nje kryeqyteti 1 milion banoresh si Tirana!
    A punon me tru ky njeri,apo merret me cfare t’i dale perpara?
    A ka njerez te tjere ne Bashki ky,qe del vete per cdo gje ne tv?
    Pse nuk i le specialistet e Bashkise ky delirant,por del vete edhe vper gjera qe mund te mburret edhe nje pastrues rruge?
    E kam thene se ky Veliaj nuk ka mbaruar shkollen e larte,pavaresisht se e mban veten per intelektual!
    Ai ka vetem nje gje te vecante:
    -Eshte sofist i madh qe mashtron tere diten duke u mburrur!
    Prandaj e do edhe mburraveci Rama se ngjajne si dy pika uji!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje