112-vjeçarja e sëmurë me pension qesharak : Më shtoni pensionin të bëj derman

1 Qershor 2018, 21:28Sociale TEMA

Zonja 112-vjeçare, Mineko Rrapa, e lindur më datë 4 tetor 1906, merr një pension qesharak, vetëm 56 mijë lekë të vjetra. Djali i saj thotë se janë 6 motra dhe vëllezër, ku më i madhi është 78 vjeç.

“Nëna jonë është 112 vjeçe dhe merr një pension qesharak, 56 mijë lekë të vjetra. Ato lekë s’i dalin as për ilaçe dhe as për gjë.

Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, nga krijimi e deri në fund të kooperativës.

Na ka rritur dhe ne, Vitet e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore” thotë djali për “Fiks Fare”.

Ai shton se fillimisht ka marrë një pension 1 mijë lekë, më pas 2, 3 e tani 56 mijë lekë.

Ndërkohë, gruaja shekullore kërkon që t’i rritet pensioni. 

“Po ma rritën mirë do të bëjnë. Paratë i dua për ilaçe, t’i bëj derman vetes” – thotë zonja Mineko, ndërsa thotë se ka 4 djem dhe dy vajza. 

“Kam punuar gjithë jetën në kooperativë. Ato lekë që merrja që atëherë, ato marr tani. S’më dalin për asnjë gjë” – vijon 112-vjeçarja. Nga jeta nuk kujton shumë detaje, ndërsa në fund thotë se “dua të rroja sa të jetë e shkruar”. 

5 komente në “112-vjeçarja e sëmurë me pension qesharak : Më shtoni pensionin të bëj derman”

  1. neno ,

    pensionet i hengri ai kafsha e shpelles berisha ,
    e nuk la gje me per shqiptaret ..
    ndaj benu e forte te arrice 113 -vjece e ca me shume .

    shteti ska derman

    1. Guxhomaku says:

      Qe ta dini o shqiptare keta deputete e kryeministra si Saliu dhe Iliri, si Edi dhe Majko kane menduar dhe kane rregulluar mire e mire vehten. Sali qeni do te marre nje pension prej 2.5 million lekash, sipas Fadil Kepit, ekspertit me te mire ne bote per pensionet. Jane plot deputete qe marrim mbi 1.5 million leka pension, kurse me i merzituri duket nje fare Fufi a Bufi qe do marre as me shume e as me pak po 800 mije leka pension, si pare xhepi I ka ai. Punoni ju punoni, se paret I perlan lala she sala.

  2. Eagle says:

    Njerezit vdesin per buke ndersa debili Rama levdohet se bejne qejf turistet e huaj ne Shqiperi

  3. Ylli says:

    U befsh 150 vjec. Marsh nga ditet e Sali Berishes.

  4. anetari i PD-se(Partise Destruktive) says:

    shteti duhet te vere llogjiken para ligjeve strikte te Sali gerdalles dhe pasardhesve te tij.C’eshte ky pension 54 mije leke,me te cilin Saliu,lyl tavarishi ,Rama ,Muniu me nje cizme etj etj nuk guxojne te shkojne per nje “kafe” se u duhen dy e trefishi.Turp me te madh per kete shtet nuk besoj se ka.Ky eshte poshterim i qytetareve te cilet i sherbyen deri ne nje sistemit te meparshem duke u vajtur djersa ne ulluk dhe jo per faj te tyre ndodhen ne kete sistemin e ri te Salo-rames me kete pension qesharak dhe poshterues.Lyli qe mori 13milion euro per pallatin e famshem mbi det ne vlore,prandaj qan per te varferit para kamerave,sepse merr kjo e varfera 54 mije leke?po kryeministri qe e mesoi si dhe ne kete lajm nga gazetat mallengjehet ndopak apo pret qe te qaje like sheiku nga keqardhja per kete te varfer,pa sa per Moniken,ajo e ka mendjen tek cizmja e humbur dhe te kokaina e tregetuar prej saj dhe thote” nuk e ka tundur kemben kjo,kerkoka dhe me shume,se mos do votoje per mua…!Kjo eshte llogjika e kuckes se leshelise se like floririt.Ah,se mos harroj,i vetmi qe mumd te mallengjehet eshte Vasil Bufi,i cili,si ish minister shendetesie u “keput” per bizneset e familjes e te miqve te tij dhe eshte shume i pjerdhur,dmth i “ndjeshem” matrapazi i degjeneruar i celules lesheliste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje