Siguria ushqimore në alarm: Në Lushnjë, qumësht me plastikë të vjetër

1 Qershor 2018, 16:01Sociale TEMA

Një fermer vjen çdo ditë në Lushnje në orën 6.00 të mëngjesit. Për 4 orë ai qendron në trotuar për të shitur qumështin. E pranon se këto nuk janë kushte higjienike por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër për të jetuar.

“Nuk prishet ky se ia kam gjetur atë që e mjel dhe e bie të pastër. Duhet të jetë në banka, po këtu nuk ka as banak asgjë”, shprehet ai.

Në Lushnje janë tre vende të caktuara si tregje fruta-perimesh nga bashkia, por shfrytëzohen edhe nga shitësit e produkteve të bulmetit pa kushtet që duhen për ruajtjen e tyre.

Nga ana tjetër, aksionet e policisë bashkiake nuk i kanë ndaluar të dalin sërish në trotuare.

Ndërsa në Lushnjë mungon një mjedis i mirëfilltë për tregtimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.(tch)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje