Burgu kthehet në fshat, banorët dëshmitarë të dhunës së diktaturës

1 Qershor 2018, 09:46Sociale TEMA

Në Shën Vasil, një fshat i vendosur buzë rrugës nacionale 15 kilometra larg Sarandës, banorët ende jetojnë mes rrënojave dhe kujtimeve të burgut dhe ish-kampit famëkeq të punës gjatë periudhës së regjimit komunist.

Shtëpinë e Andon Gjonit në këtë fshat e vizitojnë herë pas herë ish-të burgosur politikë dhe familjarë të tyre. Kulla e dikurshme e rojës së burgut gjendet në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa vetë shtëpia ishte dikur dhoma e takimeve të familjarëve me të burgosurit.

Vitet e fundit të diktaturës Andoni shërbeu si ndihmës i të atit dhe së bashku transportonin me kafshë ngarkese ujë të pijshëm për burgun. Banorët edhe pse jashtë mureve ishin dëshmitarë të torturave dhe vrasjeve të shpeshta të të burgosurve.

“Kur kam ardhur dikur këtu, një i burgosur doli nga pjesa që tashmë është shtëpia ime, me barkun e çarë. Kur e kam parë që i kanë dalë zorrët jashtë, jam tmerruar dhe nuk vija më këtu”, tregon Andon Gjoni.

Shumë prej mjediseve të dikurshme të burgut si fjetorja e ushtarëve, mensa, komanda përfshi edhe qelitë e të burgosurve janë kthyer në shtëpi banimi të rrethuara nga rrënoja për të cilat historia mbetet e mjegullt. Andoni thotë se me punën e të burgosurve u punuan e mbollën me pemë frutore e ullinj gjithë kodrat që rrethojnë Shën Vasilin.

“Biruca ka qenë pas shtëpisë sime. Ambienti që unë kam sot, kanë qenë dhomat e takimit të burgut. Këtu kanë qenë 1670 persona. E këputën fshatin nga burgu. Ka qenë një postbllok ushtarak”, thotë Gjoni.

Në pjesën e pasme të godinës, që tani është banesa e Andon Gjonit, gjenden gjurmë të qelive e ndëshkimit të të burgosurve. Ende duket qartë se përmasat e qelisë nuk e lejonin të burgosurin të ulej apo shtrihej dhe izolimi në qeli të tilla ishte mes formave më tipike të torturës brenda kampit.

Në Shën Vasil vuajtën dënimin, torturat dhe punën e detyruar shumë intelektualë disidentë të kohës përfshi at Zef Pllumbin, poetin Havzi Nela e shumë të tjerë.(TCH)

3 komente në “Burgu kthehet në fshat, banorët dëshmitarë të dhunës së diktaturës”

  1. M says:

    Tu jipet demshperblim dhe atyre qe kan vuajtur denimin ne kete burg se perse u denuan per asgje vetem per shkelje te kushtetutes , per vjedhje, rahje, vrasje, hemo gjera pa rendesi atyre duhehej tu sigorohej, te silleshin e te trajtoheshin si pashallar dhe duhej te kishin dhe harem me vila e pishina, kjo eshte padrejtesi

  2. pesimisti says:

    Na e bete jeten varr me keto tregime. Gjate gjithe kohes ka pase te burgosur, te vrare, te sakatuar te çnderuare te meruar per shekuj me radhe , ne te gjitha sistemet. Pse sot mos vdesin e çnderohen me pak se 28 vite me pare? Beni bilancin se nuk keni as statistike per te gjallet e jo me per te vdekurit. Nxijne te kaluaren, per te mbuluar krimet e sotme! Dhe mendojne se u harrua çdo gje. Regjimet e sotme jane me te poshtra se te asaj kohe se atehere kishte ca njerez qe kundershtonin pushtetin dhe arrestoheshin apo denoheshin, burgoseshin apo dhe pushkatoheshin e kjo nga mendja e tyre: pse s’rrinin urte si te tjeret shumica deri kur erdhi vete kjo kohe e “lire”?! Pse mos e prune ata qe u pushkatuan apo denuan? E pruri bota dhe ai sistem qe hengri vetveten.Mire at Zef Pellumbi qe vuajti nga mendja e tij, po Sali Berisha nga çfare mendje vuajti?! Ca te sotem mendojne se po u hedhin hi syve te tjereve duke çfryre per vete si tullumbace. Merruni te ndertoni te sotmen po kisni pak mend, pastaj te siguroni te ardhmen. Se degjoj qe thone se pa njohur te kaluaren nuk luftohen te keqiat e saj! Me habit, kush pyet sot per keto. Keto ishin teza te asaj kohe dhe nuk hahen sot. Megjithate, si pesimist qe jam edhe une theme qe lereni te zvarritet jeta me kohen qe jetojme: le te vdesin apo le te rrojne sipas mendjes se tyre.

  3. Perse eshte burgu says:

    Te kthehet ne muze , ketu vuajten denimin kriminelat, perdhunusit, te koruptuarit dhe vjedhesit benin pune te detyruar, nuk kishin televizore, xhakuzi(dush me mashazh),krevat me pupla mundesisht dopjokrevat, barekafe, restorant me 5 yje, personel sherbimi dhe shampanje pas mbremjeve te kendeshme, ah ju kripsha mendjen pse amarika ka denim me vdekje se ska demokraci?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje