FOTO/ Denoncimi i këngëtarit të njohur shqiptar: Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin

31 Maj 2018, 14:52Sociale TEMA

Kantautori i njohur Elton Deda ka shprehur publikisht shqetësimin e tij sa i përket sigurisë ushqimore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka denoncuar një produkt që kishte blerë për të konsumuar.

Ai ka publikuar një fotografi ku tregon domaten te prerë.

Ai shkruan se e ka blerë te tezgat e shitësve në rrugë, dhe rezultati është tejet i rrezikshëm.

“Ne mes te rruges, ne mes te dites duan te na vrasin me kesi lloj kellirash”, shkruan ai.(TemA)

11 komente në “FOTO/ Denoncimi i këngëtarit të njohur shqiptar: Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin”

  1. Bravo Elton says:

    Qytetari i vertete mbetet gjithmon qytetare
    dhe i kontribuon qytetarise e njerezimit .

    Rrespekte per kte denoncim publik i nderuar Elton
    qe shpresojme mos te Jet i pari e as i fundit .

    Shqiptaret duhet te rrespektojne Jeten e tyre
    sepse jane Njerez

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nga domatet
    mos ki frikë Elton
    ki frikë nga të tjerat,
    që i ha
    e gjë s’kupton!

  3. mikel says:

    o toni lenja kte pune atyre qe marin vesh
    ti ke 28 vjet qe han m ksoj produktesh dhe ske mor vesh gjo
    tashi qe ke kriju imunitet te doli zoni ,apo e ke hallin edhe ti per
    popullin fukara

  4. Ortopedi says:

    Nuk duhet te jete i vetmi Eltoni qe ngre kete problem
    aq iminent e alarmant per Shqiperine. Por mendoj se duhet te
    vihen para pergjegjesise penale dhe jo thjeshte administrative strukturat
    shtetrore qe e kane detyre kontrollin e ushqimit qe nga ato qendrore deri tek
    vendoret. Sii nuk terhoqi vemendjen e mediave vizive e te shkruara
    njoftimi i parapakditeve per alfatoxinen qe ndodhet ne qumeshtin e
    disa firmave prodhuese me emer.Per me teper si u lejua e lejohet
    shitja e ketij qumeshti ?!
    Dikush te mbaje pergjegjesi.ndryshe vete qeveria eshte kriminale,vrastare njelloj si 21 janari,por me pasoja me te medha
    edhe pse te ngadalshme. Ju befshin kacer atyre qe prodhojne produkte te tilla dhe atyre qe nuk
    bejne detyren.
    U shtofshin mendjet si Eltoni!

  5. ana says:

    Po pse rezikohemi nga nje domate e tille? Pra cfare perberje ka brenda saj?

  6. Feniks says:

    Bravo Elton,por shteti yne ka vite qe punon per t’i futur kancerin ketij populli te mjere!
    U shqye kryeministri per te filluar negociatat me Europen vetem qe te rriten kredencialet e tij si lider i lavdishem i Shqiperise,pas Skenderbeut!
    Por ky kryeminister ka heshtur kriminalisht kur ka dale denoncimi i gazetres kosovare Expres per miellin kanceroz me te cilin prodhohet buke,te pakten pas vitit 2014 e ne vazhdim!
    Edhe media eshte bere bashkefajtore me heshtjen e tij kriminale sepse nuk i ka bere asnje analize te thelluar kesaj menxyre vdekjeprurese!
    Te shikojme ne se do ta botojne shkrimin e meposhtem:

    Lajme
    Shqipëri
    Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

    Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
    dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
    përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
    nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
    italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
    pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
    dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
    vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
    atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
    shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

    Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

    Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

    Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

    Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

    Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

    Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

    15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

    1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
    2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

    3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

    4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
    5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
    7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

    8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

    9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

    10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

    11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

    12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

    13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

    14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

    15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?

    Data: 06 Gusht 2014 14:05
    Autori: GazetaExpress

    Podujevë: Kamioni mbulohet nga flakët
    Podujevë: Kamioni mbulohet nga flakët
    20 minuta më parë

    MPB ia paguan afër 5 milionë euro kompanisë austriake për pasaportat biometrike
    MPB ia paguan afër 5 milionë euro kompanisë austriake për pasaportat biometrike
    20 minuta ecje apo joga, rinojnë trurin tuaj!
    20 minuta ecje apo joga, rinojnë trurin tuaj!
    Çepurin: Nuk pyetet vetëm Londra për Kosovën
    Çepurin: Nuk pyetet vetëm Londra për Kosovën
    Putin filmohet duke shëtitur me “bishat” e reja
    Putin filmohet duke shëtitur me “bishat” e reja

    1. syri blu says:

      Feniks , po pse kryeministri ben ceshte e mundur te fillojne negociatat me EU qe te perforcoje profilin e tij ??????? Na paske mbushur nje carcaf me idjotesira , je allakatur dhe i ke futur te gjitha temat ne nje thes , ku ka lidhje shkrimi me bishat e Putinit dhe me jogat , me pasaportat dhe kesisoj gomarlliqe vetem nje zot ne qiell e di ……Nuk e ke fajin ti or gjurdull e kane fajin moderatoret e Mero Bazas ….

  7. Duan apo nuke duan mijte e kenetave,Drejtesia do te BEHET. says:

    Mirnjohje Deda,denoncimi yt eshte prove bindese qe politikat bastarde te Tiranes zyrtare jane nje me ligesine,aqe peshtirshem sa ne menyren me demostrative vazhdojne ti bejne avokatine politikaneve te binjakezuar me boten e krimit dhe korrupsionit,te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale aqe dhe me teper popullore e medjatike.Ne kete konteks lind pyetja,ku eshte apo fshihet krieprokurorja e pergjitheshme e perkoheshme,a nuke e shikon se si FiksFare apo STOP etj qytetare si Deda,qe fatkeqesisht jane te paket ne kuader te numurit marramendes te medjas vizive e te shkruar qe marrin guximin te hulumtojne e denocojne publikisht keto bema antinjerezore te fermereve tane,apo prokuroria e politika udhehiqen nen moton “pas meje u befte qameti “?Harron kjo prokurore e kjo qeveri se po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet.Dhe nuke ka pushtet apo leke te piset qe ti shpetojne nga bange e akuzes si bashkepuntore me keta fermere vrases serial me vonese.

  8. PO NA VRASIN PERDITE ....!!!?? says:

    FRIKA DUHET TE FILLOJE ME AJRIN QE E BOMBARDOJNE ME X… ME PERIMET E DOMATET,UJIN.ILACET,USHQIMET, VAKSINAT, MISHIN,……..POR EDHE ME AKUSTIKEN E KOMANDUAR ,IDEOLOGJITE PARTIAKE ,MAJTISTE ,EKSTREMISTE FASHISTE,KOMUNISTE,SEKTARE, TE ORGANIZATAVE KULTISTE FETARE ,E TJ…..

  9. "BOHOTINA" says:

    Shume bukur konstatimi. Tmerr. S’ dime ç’ hame e c’ pime. Kontrolluesit jane vampira qe marrin leke dhe mbyllin syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje