Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për llotarinë amerikane, dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit.
Nga Gjergj Erebara
Në sezonin e vitit 2018 të llotarisë amerikane shqiptarët duket se thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit. [Link] Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të llotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.
Në vitin 2015, shqiptarët patën mbushur 100 mijë aplikime për 200 mijë persona, ku te shifra e dytë përfshihen edhe familjarët e aplikantëve. Në vitin 2016, numri i aplikantëve bashkë me familjarët e tyre u rrit më tej në 246 mijë ndërsa në vitin 2017 kishte 162 mijë aplikime për afro 316 mijë vetë. Viti 2018 duket se shënoi rekordin historik në këtë drejtim me 376 mijë aplikime.
Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë. Për shembull, Algjeria, e cila ka 40 milionë banorë, ka krahasimisht më pak aplikime se sa Shqipëria. Kongo-Kinshasa, një shtet i stërmadh me 78 milionë banorë, kishte gjatë vitit të kaluar 775 mijë aplikantë.
Llotaria amerikane është bërë gjithashtu gjithnjë e më popullore edhe në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar Kosova regjistroi 25 mijë aplikime për afro 52 mijë aspirantë, gjithashtu me rritje në ndjeshme me pak vite më parë. Maqedonia pati shifra të ngjashme, 24 mijë aplikime për 47 mijë aspirantë ndërsa Serbia pati 30 mijë aplikime për 53 mijë shtetas. Edhe numri i aplikantëve nga Greqia është në rritje, megjithëse në shifra të ulëta. Gjatë vitit të kaluar kishte rreth 7 mijë aplikime nga Greqia për 13 mijë persona.
I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin.
367 mij e kane shprehur vetem, e gjith Shqiperia do ishte ZHDUK ne amerik pervec klases se korruptuar tek ne!!!
Nuk do kishin ngel as 100 mij banore.
Si shpjegohet a nuk po Rilind Shqiperia? A skeni pare ju ato vidjot e bukura te Kryeministrit, pse keshtu, keni apo skeni sy tshikoni ripjelljen?
Ikni, ikni se kush do punoje per Lilir Meten, Bashen ,Ramen neser?
–
Imagjino, cdo behet ne 2025 kur te hyme lirisht ne BE.Pse budallenj ishin Anglezet qe dun Brexit.
Emigrimi ne keto permasa,pergenjeshtron “arritjet” qe trumbetojn”rilindasit”.Qeveria Rama,jo qe nuk ka hapur
vende te reja pune,por i ka pakesuar.Sektori privat,po perjeton falimentimin me te madh,por edhe “punesimet”
ne sektorin publik,kan qene vetem zevendesime,jan larguar militantet kundershtare dhe ata pa parti,per tu
zevendesuar me militantet e PS-s.Largimet(qe gati te gjitha kan qene pa arsye)jan shoqeruar me trauma psiqike
dhe vetvrasje pa fund.Per mandatin e pare PS-ja premtoi 300 mije vende te reja pune.Perderisa Qeveria Rama(Arben
Ahmetaj) ne madatin e dyte premtoi 250 mije vende pune,e quan te realizuar premtimin e meparshem.Shto ketu edhe
premtimin per 70 mije vende pune nga Milva Ekonomi ne Portin e Karpenit,gjithsejt mbi 600 mije vende pune!
Qeveria Rama eshte qeveria e mashtrimit me te madh ne histori,dhe jo vetem ne Shqiperi.
Ne fakt nese do te shohesh se sa optimist jane shqiptaret per te ardhmen e tyre shiko aplikimet, ku keto shifra jane zyrtare. Po sa e sa shqiptare duan te largohen me menyra te tjera? Sipas Rames ç’do te thote ky tregues.
Shtoj ketu se te gjithe keta shqiptare ( edhe une aplikova) nuk i pret kush me lule, apo me pune gati.
Si eshte e mundur qe ne perballojme me mire dhe pse jo ja dalim te zgjidhim problemet, hallet, shqetesimet me vendet e huaja, ndersa per problemet e ketushme nuk gjejme dot zgjidhje?
po per kete, ka Rama nje pergjigje.
Mose ikni nga njerzit e keqinje se i vjen zoti havale vete,pore ikni nga vendi i keqe .SHQIPRIA eshte vendi i bekuarnga zoti .ka te gjitha te mirat VENDI QE I KA FALE NENA NATYRE GJITHA TE MIRAT.
Keto te dhena te lexoje kryeministri Rama dhe te ule hunden e tij sharlatane qe kerkon te mbylle deshtimet e tij me gjoja hapjen e negociatave te Europes me ne!
Shifra prej 376000 aplikimet do te thote hapur se 376 mije shqiptare kane kerkuar zyrtarisht te largohen nga Shqiperia sepse nuk e shohin te ardhmen e tyre dhe te femijve ketu!
Kane 28 vjet qe derdellitin gjoja se komunizmi ua NXIU jeten shqiptareve,prandaj ata mbushen vaporret dhe iken neper bote!
Dhe atehere kjo shifer ishte me pak se 20 mije vete,se te tjeret moren malet dhe detrat me vone,sepse e shihnin se ketu cdo gje kish marre fund!
Mire atehere,se e paska patur fajin TALLONI,sigurimi etj,por sot keta 376 mije shqiptare pse duan te arratisen nga Shqiperia?
A nuk i mjaftoi 28 vjet sundimtareve te ketij sistemi politik,qe me “madheshti” i rrahin daullet te mjeret “dhjetoriste”,qe na paskan prure mrekulline,por qe ne populli fukara nuk dime ta vleresojme?
Pse vetem politikanet,kriminelet dhe hajdutet paskeshin qene me te mencurit e ketij sistemi qe u bene miliardere dhe ne te tjeret nuk kemi buke te hame?
Cfare beri miliarderi Saimir Mane qe ka bere pasuri kolosale sa te TRUMP-it,qe ka gjigandet e TEG-ut,QTU etj,ndersa ne te tjeret nuk ngreme dot nje kasolle per te futur koken?
Ja pra qe ky nuk ishte sistemi politik per shumicen e shqiptareve,por per hajdutet e kriminelet,prandaj e grabiten kete vend dhe e nxorren ne ankand!
Ka korrupsion,thote kryeministri,por nuk jep doreheqjen se ka qene i pa afte ta zhdukte korrupsionin ne administraten e tij shteterore!
Denonconi korrupsionin ,ulurin kryeministri,por popullit qe vuan mbi kurriz kete korrupsion ia ka mbyllur GOJEN dhe DEREN qe ta beje denoncimin!
KESAJ I THONE : – HAJDUTI THERRET-KAPENI HAJDUTIN!
Kam nje vit qe i them kryeministrit,kryebashkiakut te Tiranes,Avokatit te Popullit,KLSH,emisioneve investigative STOP dhe FIKS FARE ,te gjitha gazatave kryesore etj se “UKT PO VJEDH QYTETARET”,por te gjithe ngrene supet dhe hidhen ne mbrojtje te shkelesve se ligjeve dhe vjedhjes se qytetareve!
Cfare duhet te bej qytetari me teper se kaq?
Vete kryeministri me ktheu pergjigjen se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
Bravo kryeministri yne!
Po kur qytetaret vjedhin dritat,ujin etj pse i kercenon zotrote njerezit me burg,ndersa kur vete shteti vjedhi qytetaret ti hesht?
Per dtitat hesht,per ujin hesht,per buken qe gatuhet me miell kanceroz prap HESHT,atehere per cfare te kemi ty,o kryeministri yne?
Harrova!
Ty te kemi per te udhehequr boten,prandaj te interesojne takimet me lideret e botes se sa me qytetaret e tu qe as i takon e as u qan hallet!