Kosova voton rezolutën, bashkohen doganat me Shqipërinë

5 Qershor 2018, 12:46Rajoni TEMA

Miratohet nga Kuvendi i Kosoves unififikimi i pikave doganore mes dy vendeve.

Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim ka votuar Rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri si propozues i debatit parlamentar dhe i mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë për unifikimin e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se unifikimi doganor nuk u arrit asnjë herë qëllimin dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte ky unifikim, shkruan Telegrafi.

2 komente në “Kosova voton rezolutën, bashkohen doganat me Shqipërinë”

  1. ben says:

    Bravo, me ne fund nje lajm i mire. Po pritem nga Europa, asnjehere nuk do arrijme atje ku duam

  2. Bravo ,nji levizje tejet e cmuar per bashkim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje