Ky është momenti tronditës kur një adoleshent sulmon bashkëmoshatarin e tij me çekiç në stacionin e autobusit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 16-vjeçari i cili po priste autobusin në stacionin Poplar Park në Londër, sulmon me çekan bashkëmoshatarin e tij.
Agresori fillon ta godasë pa mëshirë të riun, ndërsa ai mundohej të ikte për t’i shpëtuar goditjeve të vazhdueshme në kokë.
Si pasojë e këtij sulmi, adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte marrë disa goditje në kokë. (TemA)