Ky është momenti tronditës kur një burrë i nervozuar shtyp me makinë gruan e tij.
Ai bëri këtë veprim pasi gruaja e tij i bëri me dije se dëshironte të divorcohej nga ai.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Khabarovsk.
Çifti bashkëshortor fillimisht ishin grindur brenda veturës, dhe kur situata u tensionua ajo i tha burrit të saj se dëshiron të divorcohet dhe pa u menduar dy herë doli nga vetura.
Por, ky veprim zemëroi tej mase burrin i cili ktheu makinën dhe e goditi në trotuar.
Fatmirësisht ajo shpëtoi pa dëmtime të rënda. (TemA)