Teksa parashikohet që rreth 1.5 milionë turistë do të vizitojnë Rusinë gjatë Kupës së Botës 2018, njëri prej tyre ka bërë diferencën.
Bëhet fjalë për Hubert Wirth, tifozin e “çmendur” pas Gjermanisë.
70 vjeçari u nis drejt Rusisë me traktor dhe me një shtëpizë të vogël me rrota.
Gjermani tani ndodhet në Bjellorusi dhe i duhet të përshkruajë edhe 1,000 kilometra të tjerë deri sa të arrijë në Moskë.
Kupa e Botës fillon më 14 qershor, ndaj i moshuari duhet ta shkelë më tepër gazin. (TemA)