Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

8 Qershor 2018, 11:13Blog TEMA

Nga Erion Kristo

Unë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.

Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.

Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.

Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.

Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.

Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai është kontributor në këte tollovi.

1.Fevziu fton të njëjtët njerëz të vetëquajtur analistë. Këta diskutojnë çdo çështje, dhe duke qenë se shumica janë si paramilitarë të forcave të ndryshme politike kanë krijuar shumë ilaritet në publik. Publiku shqiptar tani i urren analistët. Të gjithë.

2.Fevziu për çështje të rëndësishme sociale fton në diskutim femra dhe meshkuj pa nivel. Ai vetë ndikon te mediokriteti. Pra, tema të rëndesishme dhe njerëz të parëndësishëm në të njëjtën kohë. Rasti i fundit i bamirësisë. Ndërkohë këtë gjë e kritikon rëndë te të tjerët.

3.Krahas temave shumë të rëndësishme ai bën dhe tema fare të parëndësishme, thjesht për audiencë. A shet seksi?

4.Ndaj e ftoj Fevziun ta thellojë vetëreflektimin edhe për këto çështje, në mënyrë që të mos përsëriten në televizionin e ri.

Njerëzve u kërkoj të respektojnë zgjedhjen dhe personalitetin e tij. Për mua ka vlera. Është kollaj të urresh të tjerët.

E vështirë të kuptosh më të miren. Edhe më e vështirë është të jesh konstruktiv. Ju lutem në komente të ruajme etikën, të gjykojmë, se ndoshta është dhe keqperceptimi im.

Suksese në emisionin e ri. Edhe në sezonin e ri. E kuptova që levizja do bëhet se dje Ylli Rakipi mbylli emisionin.

12 komente në “Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë”

  1. I lutem Z. Mero te botoje komentin! Z.Kristo! Cfare thoni ju eshte vetem siperfaqja e Fevziut! Thelbi i tij, eshte i thelle. I ka renjet tek Saliu dhe manipulimin e fakteve duke shitur opinionet si te tilla,fakte! Venije ne sherbim te Saliut dhe me vone si mentor i tijose eshte munduar te shkeputet nga influenca e tij! Pra ,per mua,Fevziu eshte shembelltyra e medias te shitur shqiptare! Te paguar mire per te qene mercenare me para te pista! Po ashtu perfitimi qe sjell lidhja me Saliun! Mendoj ky eshte kuptimi i Blendi Fevziut!

  2. Qytetari Anslog says:

    O Erion, mire e ke ne ato qe thua,, por ate piken 4 hiqe nga lista e “gjetjeve” se nuk eshte gjetje por rekomandim.

  3. endri says:

    Hajt te trashegohet.

  4. Kimeti says:

    Po eshte e vertete se keta e kan prue ne kete nivel shoqerine mediokre bile Fevzo ka dhan kontribut te veqante me analistet idiote dhe si eshte e mundur qe televizioni te marre ata analiste qe kurre nuk ia qellojne dhe bejne vetem politike shikone si Ngjela ban debat dhe ia qellon me analizat e tija dhe keso kalibra duhet te vijne ne studio dhe jo analista qe kurre nuk ia kan qelluar.

  5. moderni says:

    Fevziu ka te metat e tija profesionale po eshte njish ne panoramen e gazetarise shqiptare. Do ishte problem sikur te bllokonte talentet e reja psh, se saper ata te brezit vete, i le mbrapa pa problem

  6. NNP says:

    Edhe ky ervioni qenka ushtar i repartit te mediokritetit Pa le pa edhe i pelqenkerka feziu Korbi nuk i nxjerr syte korbit!

  7. marku says:

    Z.Kristo,teorikisht je ne rregull por praktikisht mediokriteti edhe rrogat e larta te “Fevzove” nuk do te ekzistonin pa tenderat e qeverive dhe pa aktivitete te tjera ekonomike ! Prandaj sic thuhet nga anet tona “kur punet me shkojne fjolle,s’ka cme duhet mendja e holle”!Mediokriteti profesional dhe servilizmi politik e beri milioner Fevziun,ndryshe do te ishte si Merua qe i djegin makinen ne pamundesi per ta djegur ate fizikisht!Me vjen mire qe ne Shqiperi kane filluar te interesohen edhe per rritjen e audiences pasi deri tani vlere kishte vetem rritja e dashurise se pushtetit!

  8. MERO BAZE PO LEPIHET ME LORENC VANGJELIN says:

    Ky Mero eshte NJE BYTHQIR GJATE GJITHE KOHES E MBAN GJUHEN NE BYTH TE BLENDI FEVZIU KURSE BLENDI AS QE PJERDH PER KETE BYTHQIR BILE TALLET ME TE THOT QE MERO BAZES I VJEN ERA MUT PRANDAJ PO U FUT NR LOKAL DIKU NJERZIT DALIN PERJASHTA SI I VJEN ERA QELBESIRE

  9. Enter says:

    O shoku Erion Kristo boll i puthe bythen Blendi Fevziut se nuk na plas karri per te.!

  10. Gri says:

    Nje radikal ne psikologji thekson qe: mediokrit, injorantet, dhe budallenjte jane te barabarte me kriminelet, per nga demi qe i sjellin shoqerise njerezore!

  11. h says:

    Më thoni emrin e një shqiptari qe veproi për ideale apo bindje,
    të gjithë bëjnë gjithshka për xhepin e tyre.Pa përjashtim.
    Ndryshe nuk shpjegohet që pasurohen vetëm ata që
    sillen dhe servilosin politiken pa dinjitet dhe karakter.
    Ka bo pare=eshte shume i zoti.Kjo eshte shprehja qe do shkatërroje
    të ardhmen e shqipërisë. S’ka rëndësi se me droge,prostitucion,gazetari,gjykata
    politikë,vjedhje,grabitje,servilizëm,oportunizëm,mediokritet etj,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje