I (e) virgjër!

8 Qershor 2018, 09:16Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Kurrë nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka vetingu me kontrollin e pasurive të nëpunësve të ndryshëm!

Një nëpunës del se pasuritë që ka dhe të ardhurat që ka pasur i koinçidojnë. Dhe thonë : “Doli i pastër”. Si në filmat turq : “Doli e virgjër!”

Po a do të thotë ndonjë gjë substanciale kjo?

Tregon se ai është:

– i pastër moralisht pra nuk ka bërë korrupsion?

– ka bërë aq korrupsion sa e ka lejuar që me ato para të marri të mira të konsumueshme, ndërhyrje të kushtueshme mjeksore, dreka, darka, të mira mobiliare, pushime, financime për studime për kalamajtë, etj. pra që nuk lënë gjurmë?

– ka treguar burime financiare që janë të sakta, por që askush nuk verifikon dot sasinë e debitit që ka ardhur prej tyre?

– ka manipuluar dokumentet në blerjet e ndryshme, apo shitjet, duke shitur me cmime të larta fiktive dhe blerë me çmime të ulta fiktive?

– i ka të ardhurat nga korrupsioni në forma likuiditetesh që i mban jashtë rrugëve të kontrollueshme nga bankat etj. ?

– i ka investuar në sipërmarrje që menaxhohen nga të tretët dhe merr që andej dividente të padukshme dhe konstatueshme publikisht?

– i ka riderdhur paratë e korrupsionit në pagesa për të tretët, shefa, parti politike, fushata elektorale, për të marrë dhe mbajtur postet përkatëse?

– i ka kaluar në banka të huaja?

– opsione të tjera që veçse një mendje diabolike di t’i formulojë dhe aplikojë ?

Po mirë mo mirë: Po inflacioni nga ’90 deri tani a merret parasysh? Se pa këtë gjithçka është lojë!

Ore se mos këta që dalin me diferenca pasurore si nëpunës nuk janë më të pandershmit, por e kundërta!

Mos është një lojë kot e gjitha kjo që do të vazhdojë nja dhjetë a dyqind vjet pa nxjerrë asgjë në selamet?

3 komente në “I (e) virgjër!”

  1. Bureto says:

    Jo mor zotëri! Nuk bëhet fjalë për nëpunës të thjeshtë qoftë dhe të lartë që sikushdo që shkel ligjin duhet të ndëshkohet. Po kush do t’i ndëshkojë si këta, si të tjerët, më të këqinjtë, që janë politikanët e korruptuar dhe parellinjtë, të cilët i fitojnë gjithmonë gjyqet në dëm të më të dobëtve? Cilët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar?! Deri ml sot nuk ka ndodhur. Ndaj, se je dhe profesor zotrote, mos e çorodit publikun me qorrollepsjet e tua të përditshme në tregun mediatik. Je në rol tjetër zotëri, atë të edukimit, për të cilin paguhesh nga ne. Bëje mirë atë!

  2. Bureto says:

    Jo mor zotëri! Thua se nuk kupton se ç’po ndodh me vettingun! Po nëse vërtet kështu të duket, ky nuk është problemi i shoqërisë, po i yti që s’kupton. Gjithsesi unë nuk të kuptoj ti, se ti e di mirë se ku do të arrihet me vettingun. Je në rol zotëri. Ka shumë si ti që vettingu, në fakt drejtësia që pritet të ringrihet, i tremb. Sepse nuk bëhet fjalë për nëpunës të thjeshtë, qoftë dhe të lartë, që si kushdo që shkel ligjin duhet të ndëshkohet. Po kush do t’i ndëshkojë si këta, si të tjerët, ata më të këqinjtë, që janë politikanët e korruptuar dhe parellinjtë, të cilët i fitojnë gjithmonë gjyqet në dëm të më të dobëtve dhe vetë shoqërisë? Cilët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar?! A jeton këtu ti zotëri, ku deri më sot kjo gjl, pra drejtlsi nuk ja patur? Ndaj, se je dhe profesor zotrote, mos e çorodit publikun me qorrollepsjet e tua të përditshme në tregun mediatik. Je në rol tjetër zotëri, atë të edukimit, për të cilin dhe paguhesh nga ne. Bëje mirë atë!

  3. Xhimi says:

    Ky paska Ikur me Te vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje