Replikë me Fatos Lubonjën: Pse hapja e negociatave ndëshkon Ramën

6 Qershor 2018, 10:15Blog TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Ka disa kohë që publicisti Fatos Lubonja artikulon tezën se, Bashkimi Europian nuk duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë.

Këtë gjë e ka shprehur edhe dje në një intervistë dhënë për News24, “Nëse BE merr një vendim pozitiv për integrimin e vendit tonë, kjo do të ishte në të mirë të kryeministrit. Ndaj gjykoj që BE duhet të ndjekë politikë bllokuese për Tiranën zyrtare deri në largimin e shefit të qeverisë”.

Fatos Lubonja, ndoshta, me të drejtë është i shqetësuar për akumulimin e pushtetit në dorën e Kryeministrit, dhe vendimin e moshapjes së negociatave e shikon si të vetmen mënyrë për mos të legjitimuar një kryeministër të tillë, në të kundërt, pushteti i tij do të legjitimohej edhe më shumë.

Në fakt, ky është një arsyetim totalisht i gabuar për dy arsye thelbësore.

Në radhë të parë, hapja e negociatave ose jo, nuk ndikon aspak në ndryshimin e politikës në Shqipëri. Ai vendim ka impakt deri në një farë pike, por nuk ndikon në largimin e Kryeministrit ose jo. Nëse një Kryeministër qëndron në pushtet ose jo, varet gjithmonë nga vota popullore. Edi Rama, nuk ka mbushur as edhe një vit nga zgjedhjet e fundit ku është votuar për të qeverisur. Po qeveris keq apo mirë, ky është një diskutim tjetër. Në këtë kuptim, kjo çështje do të rishqyrtohet nga elektorati shqiptar në zgjedhjet e ardhshme.

Aq më tepër që, suksesi i një qeverie nuk varet aspak nga ky vendim. Politika ka komplet një logjikë tjetër. Nëse do të ishte kështu, atëherë, Sali Berisha do të fitonte mandatin e tretë, pasi u liberalizuan vizat me Shqipërinë.

Në radhë të dytë, vendimi negativ për hapjen e negociatave, është një vendim i cili do të jetë një katastrofë për shqetësimin që Lubonja ngre, atë të një kryeministri të gjithëpushtetshëm. E vetmja mënyrë për të kufizuar pushtetin e kryeministrit është hapja e negociatave. Në të kundërt, nëse Shqipëria do të ngelet e izoluar nga procesi i integrimit, mund të imagjinohet fare kollaj, dhe faktet e kanë treguar, që gjithmonë e më shumë pushteti politik do të përqendrohej në dorën e Kryeministrit.

Procesi i integrimit europian dhe ecja në këtë drejtim, është e vetmja shpresë që politika shqiptare të monitorohet dhe të kufizohet. Sepse, politikëbërja do të futej në një procedurë të mirëpërcaktuar, ku hapësirat e politikës shqiptare do të jenë të kufizuara, po ashtu dhe pushteti i Kryeministrit.

Prandaj, një diskutim tjetër është nëse i meritojmë negociatat ose jo, dhe tjetër është nëse çelja e tyre e ndihmon Shqipërinë apo jo. Është fare e qartë, se hapja e negociatave vetëm sa e përparon politikën dhe shoqërinë shqiptare. Këtë gjë na e ka treguar historia me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Askush nuk mendon se Shqipëria e meritonte anëtarësimin në NATO për standardet që kishte ushtria jonë. Mirëpo, tanimë që jemi vend anëtar i saj, ushtria dhe siguria shqiptare është futur në një dimension tjetër, totalisht në favor të vendit.

Ka një kontradiktë tjetër në logjikën e Fatos Lubonjës. Nga një anë, mendon se e gjithë politika shqiptare është e kapur nga bandat dhe e korruptuar; nga ana tjetër, shpreson se Shqipëria mund të vetërregullohet. Si mund të bëhet e mundur një gjë e tillë, kur çdo qelizë e politikës shqiptare është e kapur sipas mendimit të Lubonjës?!

Kështu që, nuk ka rrugë tjetër, që politika shqiptare të rregullohet përveçse imponimit dhe shtrëngimit që vjen si pasojë e të qenit pjesë e Bashkimit Europian.

Misioni i BE dhe ai ndërkombëtar në Shqipëri, mund të ketë 100 mëkate, por nëse gjatë tranzicionit do të mungonte prezenca e tyre, as që dua ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhte me këtë vend, duke parë klasën politike që kemi pasur.

29 komente në “Replikë me Fatos Lubonjën: Pse hapja e negociatave ndëshkon Ramën”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    O zot ska ngel qen e mace pa u bere analist (nga rrenja anal si duket), kostitucionalist etj. Po mire Tosit I ka marre Koka ere, po ju te tjeret, qe na jepni mend, po vete sdini cthoni. Po si iu legjitimoka pushteti Rames me vendimin per happen e bashkebisedimeve, a thua ka ardhe ne pushtet me puc?! Po votuam 1 mln qytetare more ditezinj, nuk vodhi vota. Ai eshte legjitim. Shpikni lloj e so teorish, disa nga urrejtja e egoizm, disa te tjere si ky autorit nga mania per tu duk te zgjuar. Sa mire do ishte te shporreshit te gjithe.

    1. Feniks says:

      Rama erdhi ne pushtet edhe voten time,por tani them se ai eshte nje diktator,arrogant i pa fre,mendjemadh,lustraxhi,perdor pushtetin vetem per imazhin e tij ka dale jashte realitetit,shpenzon hovarda ne vende vetem ku bien ne sy te ambasadave,turisteve,medias,duke shperdoruar lekun e popullit vetem ne qender te Tiranes dhe qyteteve te tjere kur njerezit nuk jetojne aty.
      Mbi te gjithe Rama sundon ne nje shtet ku nuk sundon ligji,por korrupsioni dhe vete Rama ua ka mbyllur gojen popullit te denoncojne shkelesit e ligjeve dhe te korruptuarit.
      Rama komunikon ne facebook me rrugacet me fjalorin e tyre.
      -“Sa femije ke ti-e pyet Rama nje qytetar ne takimet e tij tallese me popullin.
      -“Tre femije-pergjigjet fukarai.
      -“Vete i ke bere-ngerdheshet Rama
      kryeminister karagjoz.
      Ja ky eshte kryeministri yne,qe sundon ne nje shtet ku nuk gjen asnje zyre apo person te ankohesh e te zgjidhesh hallin sepse vete i pari Rama nuk merret me ankesat e popullit,se kryebashkiaku Veliaj nuk ka kohe se do mbjelle peme dhe mbeti neper avione.
      Denonconi korrupsionin mashtron Rama,se kur une e informoj qe “UKT vjedh qytetaret”, Rama pergjigjet me arrogance se “UKT nuk varet nga qeveria”!
      Po bashkia Tirane,qe eshte aksionerja kryesore me mbi 80% te aksioneve,a nuk eshte juaja?
      Po populli i Tiranes,qe te votoi ty,a eshte i qeverise?
      Po popullin kush e mbron nga hajdutet ne se zotrote ke hequr dore?
      Po kur vidhet uji,dritat etj pse kercenon me burg qytetaret ti,ndersa kur shteti yt vjedh qytetaret, ti hesht?
      Po kur media denoncon qe ne vitin 2014 krimin
      monstruoz te perdorimit te miellit kanceroz per buke,pse hesht zoti kryeminister?
      Po per windra familje te ngujuara nga gjakmarrja,pse hesht zoti kryeminister?
      Doemos vendi nuk ka opozite,qe te beje kauze keto denoncime qe ju bej,por kauza e saj eshte kriminale:”Ik Rama te vije Basha”
      Per mua Rama duhet te shporret nga PS-ja dhe qeveria se eshte fatkeqesia e ketij vendi.
      Ne PS ka njerez me te afte e me idealiste se Rama.
      Shporru Rama se ti negocimin e do vetem per vete e jo per popullin.
      Kerkon qe Europa te negocioje me ty,por ti nuk denjon te negociosh me popullin tend.
      Shporru Rama!

      1. ta says:

        ha ha ha,dmth,vetem ti mund te korigjosh ramen? po gjithe kjo evrope,amerike,nuk paska njerez te mencur apo vetem ti je i mencuri???

        1. Feniks says:

          Per militantin tru shplare “ta”!
          Pikerisht se ka njerez si ty,tru shplare,servile,frikacake dhe te pa afte te mbrojne veten nga padrejtesite qe i shkakton nje shtet arrogant me tipare antipopullore shin lemin Rama dhe para tij Berisha!
          Para se te me qesendisje mua,o kulluf cari do beje mire te me hidhje poshte me argumente ato kritika qe i bej une!
          Une denoncoj me fakte e argumente Ramen,ndersa ti e mbron se je lehes qensh!
          Kush duhet ta denoncoje Ramen po nuk e denoncova une,ti,ne,ju,ata,ato,pra te gjithe te dhunuarit nga nje kryeminister lustraxhi,arrogant dhe cinik?
          Kam te drejte ta denoncoj Ramen se jam antar i PS,votues i PS dhe taksapagues i qeverisjes!
          Kete te drejte ma jep Kushtetuta dhe jo te ma mohosh ti nje “dru me pre”!
          Shko more mbushu dhe bej detyren tende prej bythe lepiresi!
          Sa per Ameriken dhe Europen drejtojua atyre kete pyetjen tende!
          Mbi te gjitha nje fjale e urte popullore thote :
          -“Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
          Pra Europa dhe SHBA nga ne do ta mesojne se cfare arroganti,deliranti,i pa afti dhe hakmarresi eshte Rama e jo nga ty,kellire qe nuk di nga lidhet gomari!
          Une e kam per turp te kem nje kryeminister si Rama,qe komunikon ne facebook me rrugacet njelloj si ata!
          SHPORRU RAMA NGA PS DHE QEVERIA!

      2. BE 2025 Gazetar says:

        Rama eshte udheheqesi i vendit me te vogel, te varfer dhe me te korruptuar ne Evrope.

        Ai ka te drejte te mburret me Tahirat, Fatmirat, Pallat, Konet e vogla dhe miqesine e cuditshme me Sulltan Erdogan.Dhe natyrisht me bunkerin ne mes te fshatit dhe ekspozitat me art dekadent te shitur ne krye te detyres.

        Pres me kenaqsi te lexoj edhe komentet e te tjereve. Faleminderit!

        1. ben says:

          BE 2025 Gazetar-ke harruar Saliun, Lulin the Like Floririn, apo per ta nuk ke ze …?
          Mund te thuash cfare te duash per Ramen, por deri me tani, nuk ka patur asnje K.Minister te mbas 90-tes qe te kete patur me shume suksese se ai dhe Qeveria Socialiste. Eshte i pari K.Minister qe nuk lebyret para te huajve, por i vendos pikat atje ku duhet. Ne se Rama nuk punon sic ka punuar dhe nuk ka rezultatet qe duhet, atehere populli do ta rrezoje me vote, ashtu sic beri edhe me Sali shpellarin.
          Sot per sot, ai ka mbeshtetjen e shumices, prandaj me mire lereni te qete te beje ate pune per te cilen e kemi votuar.

      3. Illyria-Shqiperia says:

        Deri diku une jam dakord me ate qe ju thoni, sidomos ne lidhje me marrdhenien Rama si Kryeminister me popullin. Ndonjehere I kalon caqet dhe kjo eshte e vertete. Vetem popullit I takon pushteti, po keta pushtetaret tane harrrojne. Per sa I perket fodullizmit me opoziten, me ata ska menyra te tjera. Ose duhet te behesh si ata ose te veprosh si Rama. Edhe njehere po them qe ne lidhje me popullin Rama eshte fodull, dhe I duket vetja si shpetimtar I vetmi I “injorantit popull”. Por, kjo nuk do te thote qe ai nuk eshte ligjetim, apo po e perwendron pushtetin ne duart e tij. Se skemi opozite ne nuk eshte fsji I tij, qe kemi gjykata e prokurore te korruptuar po ashtu. Kjo eshte pergjegjesi e te gjitheve, perfshire ne, qe e lejuam kete gje ka 30 vjet, e me pasivitetin tone vazhdojme te lejojme qe te gjithe perfshire analistet te tallin b… me ne.

    2. Rusvelt says:

      Nje pyetje gazetarit:
      -Ti thua se po te mos ishte prezenca e nderkombetareve ketu,do ishte bere nami!
      -Nami eshte bere,pot ti nuk e sheh me syzet e tua!
      Ja disa fakte:
      1-Ne Shqiperi ka me shume ligje te kopjuara nga bota,por nuk ka shtet ligjor!
      2-Zgjedhjet ketu vidhen vazhdimisht me prezencen e huaj.Shembull flagrant eshte vjedhja e hapur e zgjedhjeve te bashkise Tirane ku asnje nuk foli dhe Basha fitoi me kuti te shqyera!
      3-Ne Gerdec u krye nje krim shteteror dhe Berisha u cilesua “burre shteti”!
      4-Ne 21 janar shteti pushkatoi 4 protestues me duar ne xhepa dhe Basha u vleresua si “yll ne ngjitje”!
      6-U bene ndryshimet kushtetuese qe i japin te drejte kryetareve te partive te caktojne listen e kandidateve per deputete dhe te gjithe heshten.
      7-Pushohen mijra vete nga puna pas cdo zgjedhjeje dhe kur fitojne te drejten demin e paguan shteti e jo fajtori dhe te gjithe heshtin per kete dem te madh social dhe financiar.
      8-Shiten dhe blihen deputetet nga nje parti tek tjetra dhe te gjithe heshtin!
      9-U vodh floriri i Thesarit te Shteti dhe askush nuk foli.
      10-U vodh 7 miliard leke te Bankes se Shqiperise dhe askush nuk foli.
      11-Ju fal 370 km/2 det Greqise dhe te gjithe heshten.
      12-U mbush drejtesia me militante te Berishes dhe askush nuk foli.
      13-Korrupsioni ka mbuluar shtetin dhe Rama ben sikur kerkon ndihmen e popullit po u ka mbyllur gojen te gjitheve!
      14-Buka prodhohet me miell kanceroz,shtypi ka 4 vjet qe denoncon,por askush nuk flet.
      15-Shteti ua shet ujin e pa pijshem qytetareve per uje te pijshem,por askush nuk flet.
      16-Te gjitha frutat,zarzavatet,mishi , etj prodhohen me hormone dhe askush nuk flet!
      17-Ne 97-ten u shkaterrua shteti nga piramidat mashtruese dhe bota heshti,bile uli koken kur Berisha erdhi prap ne pushtet edhe 8 vjet te tjere kriminale!
      Ka shume si keto,por a ka qene ketu Europa dhe ka HESHTUR?
      Atehere cfare na ndihmuar Europa keto vite,qe do ishim me keq?
      A ka me keq se kaq kur vetem kete vit kane aplikuar 370 mije vete per te ikur ne SHBA?
      Pse ikin shqiptaret pas 28 vjet demokraci?
      Ka deshtuar sistemi politik dhe Europa ne Shqiperi.

  2. Abedin Malushi says:

    Pas takimit qe pati Rama me Kryeministrin Hollandez, ky i fundit e pastroi vete kafen e derdhur ne ambjentete kryeministris e apo ne nje ndertese zyrtare.
    Ja perse gjithe bota duhet te mesoje nga Narcos Rama.

    1. palla says:

      Nuk po mujtem me kuptue perse duhet me i dhane randesi ketij pederasti me emrin F. Lubonja. Bani mire me e dite bre burra se ky pederast e ka lan grun dhe ciken ne Itali dhe vet leviz bithen sa majtas djathtas.

  3. WWW says:

    Qeke lodh kot robo. Lubonja osht rrjedh krejt.

  4. Dash says:

    Sakte :ILLYRIA-SHQIPERIA. ,nuk ka nevoje te shtoj tjeter gje…….

  5. Fatos Lubonja nje serbe i maskuar,jo se i pengon Edi Ramadan Musmiman Turku,por i pangon avancimi i Shqiperis ne Unionin Evropian.
    1.pse zvezdam ljuboviçit me masken fatos lubonja nuk i pengone Turqinizimi i Shqiperis dhe Kosoves,dhe futja ne fundamentalizim ekstremist islanik te Salafie mjekrrosha qelbur ne Shqiperi e Kosove
    ketu,kutu psikologet e medicine matematika filozofi mashtruse,i testojne njerzite si fatos lubonja
    2.pse fatos serbosllavit i pengon UÇK-ja e Kosoves.
    i pengon pavarsia e shqiperis me 1912 ten.
    i pengon i madhi i te mdhenjeve,Gjergj Kastrioti qw nderone nju jorku e metropolet e evropes me buste e shtatore te tije.
    pse,pse,pse.pse duhet qire majken serbe fatos lubonjes e mustafa nano-s.

  6. Fatos Lubonja nje serbe i maskuar,jo se i pengon Edi Ramadan Muslpiman Turku,por i pangon avancimi i Shqiperis ne Unionin Evropian.
    1.pse zvezdam ljuboviçit me masken fatos lubonja nuk i pengone Turqinizimi i Shqiperis dhe Kosoves,dhe futja ne fundamentalizim ekstremist islamik te Salafie mjekrrosha qelbur ne Shqiperi e Kosove,dhe isis-i i edi ranes e hashim thaqit.
    ketu,kutu psikologet e medicine matematika filozofi mashtruse,i testojne njerzite si fatos lubonja
    2.pse fatos serbosllavit i pengon UÇK-ja e Kosoves.
    i pengon pavarsia e shqiperis me 1912 ten.
    i pengon i madhi i te mdhenjeve,Gjergj Kastrioti qe nderone nju jorku e metropolet e evropes me buste e shtatore te tije.
    pse,pse,pse.pse duhet qire majken serbe fatos lubonjes e mustafa nano-s.

  7. Fatos Lubonja nje serbe i maskuar,jo se i pengon Edi Ramadan Musliman Turkut,por i pangon avancimi i Shqiperis ne Unionin Evropian.
    1.pse zvezdam ljuboviçit me masken fatos lubonja nuk i pengone Turqinizimi i Shqiperis dhe Kosoves,dhe futja ne fundamentalizim ekstremist islamik te Salafie mjekrrosha qelbur ne Shqiperi e Kosove,dhe isis-i i edi ranes e hashim thaqit.
    ketu,kutu psikologet e medicine matematika filozofi mashtruse,i testojne njerzite si fatos lubonja
    2.pse fatos serbosllavit i pengon UÇK-ja e Kosoves.
    i pengon pavarsia e shqiperis me 1912 ten.
    i pengon i madhi i te mdhenjeve,Gjergj Kastrioti qe nderone nju jorku e metropolet e evropes me buste e shtatore te tije.
    pse,pse,pse.pse duhet qire majken serbe fatos lubonjes e mustafa nano-s.

  8. Doraci I art says:

    Historija tregon se nje nga shkaqet kkryesore te renijes se perandoris Romake ishte dyndja e fiseve barbare nga jasht.
    Edhe tash. Dyndja e barbarvve pellaxg shqiptsr ne Europe do ta shkatrroj perandorin EU.

    1. Moni says:

      E ke gabim. Dyndjet barbare i dhane doren e fundit nje karakatine te kalbur. Shkaqet e verteta te rrenimit nuk ishin barbaret, se ata ne kufijte e perandorise kishin qene tere kohes. Ne te kundert ishte Roma qe gjate periudhes se ngritjes dhe stanjacionit pushtonte territore barbare dhe i fuste ne perberje te Perandorise.
      Me nota humoristike renien e Romes e ka shpjeguar Adriano Celentano tek filmi « Innamorato pazzo ».

      1. topuzi says:

        Moni-I dashur mik mos u merr me injorantet qe duan te perdorin fakte historike qe nuk i interpretojne dot, pasi aq u mban ena.
        Keta tipa shumica ne e komentuesve i quajne “grek-qira”

    2. Alpet.al says:

      Te fala Janulla Bithecpuarit, qirie grekoqiri mou Doraci I Art.
      Dyndja Pellazge e barbareve shqiptare ne Greqi, perkundrazi, e ka perterire dhe e ka rinuar ate, u ka zbardhur grekeve ngjyren balto-mavi te lekures se trasheguar nga ancestoret e tyre te perzjere me saracene, me egjyptiane apo me te ardhurit nga Azia e Vogel e Anadollit, u ka populluar, punuar, lulezuar e begatuar Atiken we para ardhjes se tyre ishte skerke e guricke, ferre e murrize, u ka ofruar grekeve krahun dhe shpaten e kryengyitjes anti-otomane si dhe lideret dhe heronjte me te spikatur te revolucionit grek per pavaresi dhe mendjet dhe kontributet me progresive te formesimit te shtetit grek, pa hyre tek mundi, djersa, krahun mendja e afro 1 million emigranteve ekonomike shqiptare te dekadave te fundit qe, me nje kosto financiarisht teper te ulet per afendikonjte greke, jo vetem kane dhene nje kontribut te pazevendesueshem per ekonomine e tyre, por kane zbutur ndjeshem etektet negative te krizes se Greqise qe, nderkohe, po abuzonte e po bente rrush e kumbulla parate e dhena borxh nga ajo Evropa qe e kishte pranuar me besim ne gjirin e vet.
      Dhe nuk po i kthehem sot historise se si, poshtersisht e pabesisht, tinezisht e grekerisht, keta pinjolle te saracaneve, egjyptiane dhe te Azise se Vogel, qe e quajne veten pasardhes te heleneve, u sollen e i trajtuan dhe vazhdojne qe t’i trajtojne shqiptaret dhe vete Shqiperine.

  9. Kastriot T. says:

    Replike me nje idiot, per idiotlleqe.
    Askush nuk do tia dije jo ne Europe, por as ne Shqiperi per nje sharlatan si Lubonja. Ne politike, shoqeri, shkence, art, politike eshte askushi. Nje llafollog parazit dhe inkometent, qe ju duhet studiove si qen cirku. U munduan ti ngrejne statujen e antikomunistit dhe intelektualit, duke i fshehur dosjet e duke e shitur per ate qe nuk eshte, por te qenit bllokmen arrogant, delirant, mbjelles dhune dhe urrejtje, hakmarres, e nxorri per ate qe eshte, nje nga ato shume mbeturina qe perlyhen me jashteqitjet e veta

  10. "BOHOTINA" says:

    Fatosi dhe tere shpura e tij denigruese, qe nuk dua ti permend, jo vetem se dihen, por edhe se nuk dua ta ndyj kete koment me ta, u ka fluturuar mendja. Eshte e vetmja qeveri qe beri reforma. Pelliste Salihu gjithe kohen per kete fjale, por asnjehere nuk beri te tilla. Reformen ai e kufizoi ne goditjen e kundershtareve. Tere shteti u kthye ne te mire te familjes se tij. Si thoni nuk i di Tosi dhe shpura e tij keto? I di po si i shejtanzuar qe eshte ia fut kot. Une nuk dua ti permend te gjitha reformat, por kesaj shpure, plus politikaneve u ka djegur shume kryereforma ajo e drejtesise, ndaj jane derdhur si ujq te terbuar.

  11. ? says:

    O LUBONJË , O IDIOT!!
    DHE PERËNDIA TË KA BRAKTISUR!?

  12. asi says:

    Edi Rama nqs kerkon te hapen negociatat me Shqiperin e kerkon per interes te popullit te vete.Ai vete ka hyre ne Europe me kohe.

  13. PA EMER says:

    Ne , populli i thjeshte , duam perparimin e vendit , pasi jemi te sigurt se hapja e negociatave , madje dhe futja na B.E.-ne e “famshme ” , nuk e shpeton fukarane ..! Mjaft e mashtruat popullin , pasi B.E – ja po nuk je ne gjendje te ushqehesh , nuk te ushqen ..! KEMI RRETH 30 VJET QE PUNOJME NE B.E. -ne QE JU E DINI “ARRI ” , POR NUK” NDRITEM” GJE ..! DUAM PERMIRESIM TE GJENDJES EKONOMIKE SIDOMOS NE QE JETOJME NE FSHAR , TE RENDIT , TE AMBIENTEVE PUSHUESE DHE KULTURORE , PER TU KETHYER NE ATDHE ..! TE PAKTEN ATO TE JENE SI NE KOHEN E PARA 90 -TES , PRA PARA SHKATERIMEVE ..!DUAM HIGJENE , UJE TE PIJSHEM 24 ORESH , PASI NOTOJME NE UJE , POR UJE NUK KEMI , DUAM ENERGJI ELEKTRIKE TE RREGULLT DHE ME Kw E DUHURA , DUAM AMBIENTE SPORTIVE , SHKOLLA , CERDHE , SHTEPI KULTURE , MUZE KU TE SHKRUHET “MORALI DHE TURPI ” ME REALITET , KU TE SHKRUHEN RENDIMENTET E “DOBETA ” NE SEKTORIN E BUJQESISE , BLEGTORISE , FRUTI KULTURES NE KOHEN E PERMBYSUR QE” NA LA EKONOMIKISHT MBRAPA” , DUAM NDRICIM RRUGOR , DUAM GARANCI TREGU PER SHITJEN E PRODHIMEVE , SHERBIM SHENDETESOR , LUFTE KUNDER DROGES QE SHKATEROJ BREZIN E RI , DENIMIN E ATYRE QE FUTEN KETE SEMUNDJE ME TE RREZIKESHME “SE KANCERI “, I DUAM BREZAT PYJORE SIKURSE PARA VITEVE 90 , DUAM SISTEM UJITJE TE RREGULLT , SIDOMOS ATE NE FORME SHIU , KANALIZIME TE UJRAVE TE ZEZA , PASI FSHATRA TONA JANE ME SISTEM TE RREGULLT URBANISTIK , ASHTU SI DHE “QYTETI I SERENATAVE” TE CILIN E KEMI USHQYER DHE KU RROJNE E KANE RROJTUR ME MIJRA MGA FSHATI I JONE ..! MOS KUJTONI SE PO HYTE NE EUROPE , DO TE FITONI “EMER ” , PERKUNDRAZI , MBRAPA “DETANTES ” KA SHUME GJERA TE HERETA ..!

  14. rexha 10 says:

    TE REKLAMOHET ME TE MADHE,DHENIA E STATUSIT,PER INTERESAT E EMIGRANTEVE SHQIPTARE ,E POPULLIT FUKARA.
    TE GJITHA QEVERITE NUKE KANE BERE NDONJE GJE TE MADHE ,NE NDRYSHIMIN E JETES SE POPULLIT NE SHQIPRI . KUSHE ISHTE I PASUR ,ESHTE BERE AKOMA EDHE ME I PASUR ,DHE KUSHE ISHTE I VARFER ESHTE BERE AKOMA EDHE ME I VARFER ,VECSE ; KANE KRIJUAR NJE HENDEKE
    ME TE MADHE NDERMJET TE PASUREVE ,DHE TE VARFERVE. VETEM QEVERI NUKE MUNDET TE THUASHE SE KANE EKZISTUAR NE ATE VENDE.
    KETO 28 VJETE TRANZICIONI ,NE SHQIPRI KANE QEVERISUR VETEM BANDET KRIMINALE.
    KE E TREGON ME SE MIRI LUFTA NDAJE BANDEVE ,VRASJET QE NUKE ZBULOHEN KURRE.,NGA CFAREDO QEVERIE QE KA QENE NE KRYE.
    KUR NJE POPULL BRAKTISET ,QEVERITE NUKE EKZISTOJNE…………….

  15. enter"" says:

    Propozoj qe Lubonjes ti hiqet e drejta per te udhetuar pas hapjes se negociatave.
    Leh Lubonjaaaa leh si qen.

  16. Merati says:

    Une nuk kuptoj nje gje me te gjithe ju.Po si mund te degjohet Lubonja o njerez Po ku ka me mut se ai a e kini degjuar ndonje here ate fytyre te flase per te miren e shqiperise kurre edhe atere kur mbron njeri krah sidomos me negativet e krahut te djathte prap qellimi i tij eshte kunder shqiperise mos u merni me nje mut muti katerqind brezash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje