"Shqipëria dhe Greqia po-s'po afrohen"

3 Qershor 2018, 21:13Blog TEMA

Nga Nasho Bakalli

Kaloi mëse një vit qyshse Shqipëria dhe Greqia thonë se po meremi vesh.

Megjithatë, kam frikë se mos po ndodh fenomeni kur mungon “përkthyesi” midis dy njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme e nuk kuptohen me njëri tjetrin; dhe, ky moskuptim krijon një sërë ekuivokesh. Për ti shmangur dyshimet zakonisht përdoret një gjuhë e tretë, gjuha angleze.

Në anglisht, jo vetëm në shqip, qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë me duket i kthjellët. Shenjat i shikoj te: – ftesat publike të qeverisë tonë për shkëmbim vizitash të nivelit të lartë shtetror, dhe, për bisedime vazhdueshme në Tiranë, Athinë, anasjelltas, apo, kudo tjetër qoftë; – ndryshimi i ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, post i cili u zëvendësua me një grua, e krishterë, pa lidhje të dukshme me qarqet e larta të politikës shqiptare; – largimi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nga politika e jashtme; – mënyra e përmbajtur e të shprehurit për Greqinë, nga masmedia shqiptare; – Kreu i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare u nderua me shtetësinë shqiptare. Shqipëria, për hir të së vërtetës, nuk ka kryer kurrë vepëra armiqësore ndaj Greqisë. As në tetor 1940. Lufta u zhvillua nga fashistë italianë që kishin pushtuar tërë Shqipërinë.

Dhe, qëllimi i tyre për të sunduar Greqinë ishte pjesë integrale e planit afatgjatë të kompleksit industrial ushtarak të Italisë Fashiste. Populli shqiptar nuk ishte Palë ndërluftuese, aspak, në luftën italo-greke. Përkundrazi.

Nëna ime më ritregoi ditët e fundit se ishte në moshën 13 vjeç kur kushëriri i saj i parë nga Selaniku, ushtar grek në Korcë, në periudhën tetor 1940 maj 1941, hante, pinte … në shtëpinë tonë, dhe, të xhaxhallarëve të vet me mbiemër Mulla, po në Korçë. Kjo, nuk ishte rastësi. Sepse.

Para pushtimit italian Shqipëria importonte nga Greqia mallra me vlerë 7,588,980 franga ari, dhe, eksportonte atje mallra me vlerë 12,773,684 franga ari.

Gjithë ky volum shkëmbimesh tregtare realizohej me sende që prodhoheshin kryesisht nga shqiptarë dhe grekë që jetonin dhe punonin në hapsirat bujqësore, blegtorale, industriale të qyteteve Korçë, Follorinë, Selanik, Konicë, Janinë, Gjirokastër, Përmet, Ersekë.

Pra, një numur ushtarësh grekë nuk u sajdisën vetëm nga far e fisi i tyre shqiptar; po ata u përfillën edhe nga të tjera familje shqiptare, ngaqë, kishin marrëdhënie private – për intersa ekonomike, politike, tregtare, fetare, sociale, kulturore, shëndetësore – me qytetarë të Greqisë, dhe anasjelltas.

Kjo, nuk ishte një lojë e lehtë në sytë e ushtrisë fashiste italiane. Shqipëria, nuk mbajti qëndrim dashakeq ndaj Greqisë as në vitet 2007… , kur ajo qe duke u mbytur e kërkonte ndihmë.

Asaj i’u përcoll, nga qeveria shqiptare, një përshëndetje korrekte. Nuk i’u dha dora e ndihmës, se ne ishim në krizë për veten tonë, por, si ngushëllim iu tha: Ndihmoni vetveten! Ne thjeshtë ju vështrojmë! Nga ana tjetër. Greqia, për hir të së vërtetës, ishte mësuar historikisht të lakmonte gjithçka asaj i’a hante syri në Shqipëri.

Për të kënaqur vesin ajo shkonte deri te “mitologjia”, ku është i mundur çdo krijim. Kështu, në fillim të vitit 1930, ish mitropoliti i Korçës, Ierothros, dërgoi një ankesë me shkrim në Lidhjen e Kombeve ku rrëfente se në Shqipëri dhunoheshin liritë dhe të drejtat fetare të ortodoksëve.

Lidhja e Kombeve ngarkoi për ta studiuar këtë çështje një komision të përbërë nga përfaqësuesi i Italisë, M. Pilotti; përfaqësuesi i Anglisë, Hugh Daltar; përfaqësuesi i Finlandës, Y. Procope.

Ky komision pasi mori informata të sigurta mbi gjëndjen e vërtetë në Shqipëri; e deklaroi të padrejtë ankimin e dhespotit Ierothros. Tjetër. Delegacioni shqiptar – në përgjigje të ankesave të qeverisë greke – deklaroi, në tetor të vitit 1934, në Lidhjen e Kombeve, Gjenevë, se: “…

Pakica greke ka në Shqipëri shkollat e saj. Po të bëjmë një krahasim statistik në mes të krahinave shqiptare me pakicën greke, kjo e fundit ka përqindjen më të madhe të shkollave në Shqipëri …”.

Greqia, gjithmonë për hir të së vërtetës, nuk deshi rishikim e menjëhershëm të “Marrëveshjes të Detit”, dhe, Sali Berisha i’a bëri qejfin. Deshte Greqia kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarakëve grekë – të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane – dhe, qeveria shqiptare përsëri ia bëri qejfin.

Zbatoi Greqia moratorium të heshtur dhe të njëanshëm – për shumicën e 80 apo 90 marrëveshjeve qeveritare ekzistuese dypalëshe, dhe, pala shqiptare, deri në vitin 2015, nuk bëri zë fare.

Kundrejt Greqisë, qeveria e Sali Berishës mbajti një qëndrim përkëdhelës. Kjo, krijoi konfuzion në marrëdhëniet tona me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë …, dhe e izoloi Shqipërinë, përballë Italisë! Moskuptimi prej Sali Berishës, me apo pa dashje, i pozitës që erdhi e mori Italia në Europë, pas rënies të Murit të Berlinit, rezultoi fatal për kryeministrin Berisha. Kur pritej bashkëpunimi i plotë me Italinë, u nënshkrua – nga Lulzim Basha me Dora Bakojanis – “Marrëveshja e Detit”.

Ky lëshim i “Detit”, në favor të Greqisë, u shuajt si flakë kashte. Shqipërisë anadollake dhe të ngutur, i’u përgjigj Italia e zemëruar. Vrapimi me lëshime të njëanëshme – garë tradicionale në marrëdhëniet ballkanike dypalëshe – mbase vazhdon; por, pa pjesmarjen e Shqipërisë. Shqipëria po zbaton me Greqinë politikën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bazuar, në respektimin e interesave dhe lëshimeve të ndërsjellta.

Dhe, zonja ambasadore e Shqipërisë nuk shkoi në Athinë për të admiruar botën antike greke. Ajo kishte në valixhen diplomatike një drejtim të caktuar politik, dhe, instruksionet e nevojshme. Për shembull, instruksionin që të mos flasë në Athinë me zërin pa shpirt – praktikuar nga paraardhësit e saj në vite – lidhur me nevojën urdhëruese të ndërtimit të masave të besimit të ndërsjelltë për zgjidhjen e problemeve të vjetëra; e të reja.

Nga kjo pikpamje mund të them se qeveria shqiptare synoi të ketë në Athinë njeriun që gëzon besimin e plotë të saj. Kjo sjellje e qeverisë, bëri përshtypje në Athinë.

U prit ftohtë prej shtypit të djathtë. Deduksionet e këtij emërimi, e pra ndryshimi i politikës të Shqipërisë përsa i përket Greqisë, po i përmbledh në pak rreshta, për të mos u zgjatur, të qëmtuara në gazetat greke.

– Shqipëria dëshiron marrëveshje me Greqinë… por, kjo marrëveshje i lejon Shqipërisë hegjemoni gjithmonë e më shumë të pakundërshtueshme… .

Tirana nuk do kërkojë të arrijë menjëherë qëllimin dhe me shpejtësi të madhe, por, do presë me kujdes të krijohen gjëndje të reja të cilat bëjnë të mundur mënyrën që fati i Greqisë të jetë i varur në vullnetin e Shqipërisë … .

Qëllimi i parë i politikës Shqipërisë është të shfrytëzojë sa më shumë vështrirësitë financiare të Greqisë, për të krijuar një siguri më të madhe për hapjen e negociatave me BE për antarësim … – .

Nëse Greqia trembet për një rikthim të politikës të kohës të Enver Hoxhës – ndjenjë që e kanë shprehur publikisht, kohët e fundit, disa herë, presidenti, kryeministri, ministri jashtëm, të Republikës të Greqisë – atëhere, edhe Shqipëria nga ana e saj do të ndjehej e pasigurtë nga ndonjë lëvizje nacionaliste greke – sic kemi dëgjuar/dëgjojmë – me kërcënime gjakatare … .

Këto deklarata – qofshin edhe për konsum të brendshëm – i japin një lloj kuptimi gjëndjes aktuale të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Atmosfera nga jashtë është krejt e qetë, brënda saj qetësia ngjan si e trazuar.

4 komente në ““Shqipëria dhe Greqia po-s’po afrohen””

  1. Aziz Latif Aleluja says:

    O Nasho fli i qete do ti zgjidhim te gjitha .Dhe flasin frengisht dhe jo anglisht/anonime/ kjo.

  2. adi says:

    Ku i gjeni keta delenxhinj qe shkruajne o tema.
    Greqia ka me shqiperine te njejtin problem qe ka cdo vend i bashkimit europian.
    Eshte e njejti problem i shprehur nga romano prodi
    Eshte i njejti problem i shprehur nga shtypi italian francez gjerman anglez
    Eshte i njejti problem i shprehur dhe nga amerikanet madje edhe ne gjuhen shqipe ne median zyrtare amerikane zeri i amerikes qe :
    edi rama eshte zar i erdoganit dhe po tenton ta ktheje dhe shqiperine ne nje vend zar te turqise.
    Me haxhi qamilin edi ramen shqiperia per here te pare qe mbas shpalljes se pamvaresise shqiperia do i paguaje harac turqise jo pak po qindra miliona euro.
    Me haxhi qamilin edi ramen turqit ndertuan xhamine me te madhe ne ballkan ne tirane qe i ben jo vetem figuarativisht po edhe realisht hije parlamentit te gjithe shqiptareve.
    Dhe ne po te njetet dite qe ky haxhi qamil jepte leje per ndertimin e xhamise turke prape per here te pare ne shqiperi nje kryeminster sillet si integralist islamik si nje leshqen i isis dhe prish nje kishe.
    Po te shihet se ne ckohe jetojme ku ne BAVARI km i landit vendos me ligj qe kryqi duhet ekspozohet ne cdo ndertese publike kuptohet pasojat dhe problemet qe do kete shqiperia me nje km qe eshte njekohesisht edhe bandit hashashi edhe leshqen islamik.

  3. llaman says:

    Mungojne disa informacione nga kjo review, ndonse e pershkruar me ngjyra pozitive. Psh gjykata e Hages ne 1936 denoi mbylljen e shkollave ne gjuhen greqishte ne Himare nga A. Zogu, i cili u detyrua ti lejoje pas vendimit te kesaj gjykate (per ti mbyllur mandej E. Hoxha ne 1946).
    Gjithashtu ne batalionet italiane ishin inkuadruar dhe forca nga cameria te cilat nuk dezertuan ne luften italo-greke te 1940 sic bene shumica e shqiptareve, por luftuan me vetmohim per pushtimin e Greqise.
    Kur ka shkolla turke ne shqiperi pa pasur banore turq, a nuk eshte normale qe pakicat greke te kene shkollat e tyre aty ku jetojne prej qindra vjetesh ? As Enveri nuk i mbylli ato, por i tkuri ne zona gjeografike te caktuara.

  4. fantoma says:

    Është më shumë se idiotësi dhe injorancë, që të kërkosh kaq trashë, të bësh të bardhën, të zezë…., “zoti” Bakalli… Është (dhe) cinizëm dhe paturpësi, që i ka rrënjët larg në humbëtirat osmane të Anadollit…! “Delja e Zezë” e Ballkanit dhe e Evropës, nuk mund “të zbardhet”, me të tillë njerëz që mbartin këto mëndje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje