Nga Ilir Yzeiri
Nëse ka një institucion të shenjtë që e dallon njeriun nga gjithçka që ndodhet rrotull tij, nga kafshët, nga drurët, nga ujërat, nga ajri, kjo është fjala. Pa u futur thellë as në antropologji dhe as në komunikim apo në teoritë e ligjërimeve, po kujtoj vetëm që fjalët ruajnë botën në mënyrë simbolike. Pas tyre është gjithë njohja jonë dhe përmes tyre ne ndihim njëri-tjetrin që të shtyjmë më tej jetën, veprimet tona dhe po ashtu, përmes tyre, i tregojmë njëri-tjetrit botën. Sot në Shqipëri fjala e ka humbur gjithë magjinë që ajo shenjon. Sot në Shqipëri fjala po përdoret si një leckë e ndyrë dhe e pisët këmbësh që u hidhet shqiptarëve në fytyrë me qëllimin që t’u shkatërrojë atyre simbolikën e jetës. Flamurin e kësaj ndotjeje të ndyrë e të llahtarshme e kanë marrë deputetët e opozitës, të cilët janë lëshuar nga znixhirët e vetëpërmbajtjes njërezorë dhe kafshojnë me fjalë të ndyra çdo hapësirë të lirë që gjejnë përpara.
Nuk më intereson nëse kanë të drejtë apo jo. Ajo që ndiej në këtë çast është se fjala nuk mund të shpërdorohet kështu dhe nuk mund të ndoten shqiptarët nga mëngjesi në darkë me një fjalor të ndyrë, se nuk mund t’u vërvitet shqiptarëve në surrat nga mëngjesi në darkë vetëm llumi i zi i fjalëve të përdala.
Supozojmë për një çast se opozita ka të drejtë. Në një vend normal, opozita konstaton, mban shënim, denoncon në Kuvend dhe këtë e bën me sjellje prej zotërinjsh. Zgjedh një nga deputetët më të talentuar që ajo ka dhe në një seancë të posaçme ia numuron qeverisë të gjitha rastet kur ajo ka qenë e lidhur me krimin. Bën një autopsi të thellë të gjendjes dhe publiku dëgjon dhe reflekton vetë. Pas kësaj nuk flet më, por vazhdon të sillet si zotni në atë sallë të shenjtë. Ndjek jetën parlamentare, diskuton ligjet, sillet me korrektesë dhe me hijeshi. Mund të ndodhë ndonjëherë që seancat edhe mund të prishen dhe nervozizmi mund që të kapërcejë arsyen, njerëz janë dhe ata. Por kjo mund të ndodhë rrallë. Pas kësaj, në atë sallë duhet të vendoset hijeshia e debatit dhe e rendit të fjalëve. Atje, në atë sallë, vendin kryesor duhet ta zërë fjala e mençur dhe heshtja kur të tjerët flasin. Vetëm kështu shqiptarët do të dallojnë se opozita është me e zonja se qeveria, se deputetët e opozitës kanë integritet moral më të lartë se ata të shumicës, Vetëm kështu shqiptarët do të binden se ka ardhur koha që kjo qeveri të ndërrohet. Por si mund të ndërrohet kjo qeveri kur një tufë horrash dhe njerëz pa asnjë integritet, nga mëngjesi në darkë bllokojnë atë institucion dhe nxjerrin nga goja një lumë me llum të zi, me sharje e fyerje, me kërcënime e me idiotësi. Kështu debati nuk është më njerëzor dhe institucioni i fjalës e ka humbur peshën. Në vend të fjalëve lëshohen klithma, ulërima, sharje dhe kërcënime pa asnjë objekt.
Ka shumë legjenda për institucionin e fjalës në Shqipëri. Odat e burrave, kuvendet e malësive tregojnë se shqiptarët e kanë pasur të shenjtë fjalën dhe se atë nuk mund ta përdhoste lehtësisht askush. Ata që kishin të drejtën e fjalës në një Kuvend Burrash, ishin njerëz të spikatur dhe mbi të gjitha, të mençur e të zotë. Ajo që thuhej në atë Kuvend ishte ligj dhe kishte vlerën e një veprimi të shenjtë. Si ka mundësi që këta deputetë nuk shqetësohen se me këtë sjellje po nëpërkëmbin traditën më të mirë të shqiptarëve, po na paraqesin në sy të botës si ato fiset e shthurura apo si… nuk gjej asnjë fjalë për krahasim. Edhe kafshët kanë një kod më rigoroz dhe arrijnë të kuptohen e të merren vesh, megjithëse në fillim lehin dhe ulërasin, por me masë e bëjnë edhe këtë.
Vetëm në një rast të tillë e ke të vështirë ta ilustrosh idenë tënde me ndonjë shembull nga jashtë apo brenda. Opozita është alternativa qeverisëse dhe punon që të vijë në qeveri. Nuk mund dhe nuk ka asnjë mundësi që ajo të rrijë nga mëngjesi në darkë duke nxjerrë nga goja vrer edhe sikur të ketë të drejtë. Sepse ajo e ka një shans. Vijnë zgjedhjet dhe ajo po të dijë të sillet si alternativë e vërtetë qeverisëse e dërgon në shtëpi qeverinë dhe qeveris vetë. Mirëpo opozita jonë është e vetmja në botë që nuk do të qeverisë dhe nuk punon që të jetë alternativë. Ajo ka zgjedhur që të jetë vetëm një turbinë e ndyrë që nxjerr ujë të zi dhe ua vërtit shqiptarëve në fytyrë. Sa për qeverinë, tani të gjithë po bindemi se me këtë opozitë ajo nuk ikën nga pushteti. Nëse shoqëria shqiptare nuk gjen forcë që të pordhojë një alternativë tjetër opozitare, vendi do të vuajë për një kohë të gjatë nga një qeveri e vetëkanaqur dhe nga një pseudoopozitë që vetëm do t’ua nxijë jetën shqiptarëve me llumin e zi të fjalëve që nxjerr nga goja.
Dhe me e keqja eshte se kjo opozite primitive ,e ndyre ne kuptimin me te plote ,antishqiptare ne kuptimin matemataik te fjales ,kriminale me saktesi te vertetuar ,akoma trajtohet si partnere e partive popullore europiane .Do te mjaftonte nje perjashtim nga kjo bashkesi qe PD te zhdukej nga skena politike.Shume shpejt ,nje pjese e biznesit prodhues dhe e perkrahesve te te djathtes moderne do te ndertonin nje parti te re liberale ,e ndoshta mund te arrinin edhe rezultate pozitive ne garat e ardheshme elektorale .Sepse eshte e turpshme qe akoma politika dhe diplomacia perendimore konsideron faktor politik nje tefe banditesh dhe kriminelesh me ne krye Berishen ,nxites te dhunes dhe hajdute te nivelit nderkombetar .Cudia me e madhe eshte se asnje politikan perendimor i djathte nuk ka qene ne drejtim ne fillim te viteve 90 kur doli ne skene Berisha ,megjithate akoma ata diskutojne politike me kete hitleruc te vogel ballkanas .
Njerezve u ka mbet syri e mendja te parlamenti, te qendra e Tiranes, te televiziori dhe Facebook. S’e kuptoni sa jeni zvogluar, keni humbur hapsirat, levizjet, aktivitetin e gjalle, njerezit e thjesht, natyralizmin e shumllojshmerine. Ushqehen nga celulari e tv, te gjithe japin mend e kritikojne. Po sikur te mos i shohim seancat parlamentare cfare do ndodhte? Do jemi me te qete, nuk do diskutojne per politike po per punet tona, nuk do shkruajme artikuj, do I krijonim vetes hapsira the reja, do ishim me te pavarur, me real e njerezor, do e shijonim jeten me teper. Te qendrojme larg politikes.
E perkryer, analize e shkelqyer, ashtu duhet te ishte dhe te jete por nuk jane prandaj bukur i ka thene gazetari Ilir Yzeiri. Parlamenti duhet te pasqyroj kulture, edukat ku te reflektoj ne popull dhe populli te mesoj dhe me vemendje t’i ndjeki seancat parlamentare. Ne France Pedagogu i thoshte studenteve se per te mesuar gjuhen, dijet, sjelljet dhe edukaten, ndiqni seancat e parlamentit francez!! Cfare te presesh nga Muli, Paloqerit, Basha, Berisha, Munika, P.vasili, Mediu etj.Ata jane lemeri, vaj me det sec na gjet me keta bastard qe ne rruge anti ligjore paguhen nga populli per te telendisur popullin. Keta jane te padurueshem, nuk kane arritur ne shekullit 21.
Ti kujton se nuk e dine kete ata o Ilir?
E dine o e dine!
Po nuk mund ta kene kete luks,sepse kete luks e kane njerzit e ndershem dhe me integritet.Ata jane te gjithe ishet e qeverise qe i vodhi e i vrau shqiptaret dhe tani nuk kane alternative tjetwr.Duan qe tu krijojne imazhin shqiptareve se ata sidoqofte kane qene me te mire se keta qe jane sot.
Ata e dine o Ilir se nga pushteti kane ikur jo normalisht nga nje alternative tjeter.Por si parti kriminelesh vrases qe duhet te japin llogari per vrasjet dhe grabitjet.Keshtu qe situata e qete politike me alternativa qeverisese i çon drejt burgut.
Megjithate çfardo te bejne ata do ballafaqohen me drejtesine per krimet qe kane bere.