Zoti deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

30 Maj 2018, 18:31Blog TEMA

Nga Daniela Bonollari

Po shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.

Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të paaftë të kujdesen për fëmijët me shtëpi që po u shemben mbi koke. Rrojnë me 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk mjafton një rroge deputeti të mbylle këto halle të përditshme, asnjë shtëpi e dhuruar nga ‘X’ biznesmen. Se nesër sërish lind pyetja për mbijetesën. Duhen politika të zgjuara sociale. Duhet që çdo taksë që vilet nga shteti nuk ngurron ta shtojë nga viti ne vit, ta përkthejë në shërbim e ndihmë sociale. Nuk duhet që një familje e varfër në ekstrem me pamundësi të ardhurash të presë të vije një kamera e një mikrofon para gojës që të bëjë publike hallin për bukën e përditshme.

Duhet shteti të trokasë ne këto dyer. Sapo 6 fëmijë mbeten pa nene e baba, zyrat përkatëse duhet te kryejnë çdo shërbim, t’u çojë madje dhe psikolog. Ky është shteti social, ky është shpëtimi përfundimtar për familjet e varfra qe sot rrisin fëmijët me ujë, miell e sheqer.

Po a ka ligje? Deputetet qe bëjnë show duke falur rroga, a kane mundësi te krijojnë njëherë të vetme një draft te posaçëm për familjet me nevoja kritike, ose te propozojnë një të tillë? A kanë mundësi qe ata zyrtarucë të mbyllur ne ministrirat e Punës e Çështjeve Sociale të trajnohen jashtë në shtete perëndimore ku të huazojnë politikat e tyre sociale e t’i adoptojnë bukur në atdheun e tyre? Ti mbushin boshllëqet ligjore qe sjellin përplasjen e derës së shtetit për varfanjakun dhe çeljen paturpësisht te ndihmës ekonomike e kredive të buta për deputetë e politikanë të pastrehë.

Dhe çfarë ndodh kur shteti është inegzistent?

Ka pasur raste kur fëmijë të tillë janë trafikuar. Askush nuk i ndal dot keqbërësit. Ke lypës në çdo rrugë të çdo qyteti, por dhe hajdutë. Ka raste vetëvrasjeje plot, kur mjerimi është kthyer ne depresion të pashmangshëm. E plot ngjarje të dhimbshme. Deri tek trokitja në media. Një kronikë në lajme të shpëtojmë ‘X’ hallexhi. E nëse ka fat del një Y bamirës. E ku është shteti social këtu?

Boshllëqet në ligj po i përdorin për show organizatat bamirëse që dalin më të forta se shteti që aspiron anëtarësimin në BE e tek tuk ndonjë deputet që fal rrogën në vend që të bëjë punën e ligjvënësit.

Ndaj z. politikan, o bëj punën për të cilën je votuar, të nxjerrësh popullin nga varfëria, ose lere atë mandat bashkë me kolegët dhe pranoni se nuk bëni dot shtet. Por boll më, mos e bëj sylesh atë që të ka dhënë votën. Nuk ka nevojë për rrogën tënde, por do atë çfarë i takon me ligj një individi të lirë që po jeton në një shtet në zemër të Europës!

18 komente në “Zoti deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!”

  1. Qytetari says:

    E ndeeruar zonje,
    Mund te them se ke bere njje artikull koti. Problemi ka egzistuar dhe me pare e do kishte sens te sensibilizoje para aktit te deputetit (e kam idene kush eshte por nuk ja di emrin) i cili ne cdo rast eshte per tu pershendetur. Jam dakort qe nuk eshte kjo zgjidhja por shembulli pozitiv duhet pershendetur. Shkrimi jot manifeston vetem vogelsi. Duhet te shprehim me teper pozitivitet. Kam impresionin qe ti ne vend te tij nuk do e jepje rrogen.
    Shpresoj te me kesh kuptuar drejt.
    Te uroj gjithe te mirat.

    1. Niko Shpiragu says:

      Ne pargjithesi ka te drejte autorja e shkrimit, por te le pershtypje se ajo me shume i kundervihet atij deputetit qe te pakten ka bere nje akt human se sa te tjereve. Ajo po e ha me lengjer ate sikur ai ka bere nje krim. Mire qe nuk e ka denoncuar penalisht te pakten. Rasti i deputetit duhet pershendetur sic shprehet edhe komentetori me siper. Pas kesaj autorja le te japin zgjidhjet e saj. Duket si shume kopetente kur flet me hiperbolizim per ndihmen sociale ne Perendim. Nuk eshte aq e madhe sa e ben ti moj zonje. Ka mijra njerez qe flene jashte dhe pa dyshimin me te vogel jane me te shumte ne perqindje se ne Shqiperi. Ka edhe ne Perendim shume te varfer dhe nuk mund ta fshish ti varferine e tyre me nje artikull. Boll i mashtruat njerezit me enderren e Perendimit. Ne se ke verejtje per qeverine aktuale, beje por krahasoje me qeverine e hajduteve dhe te huliganeve para asaj. Perendimi ka vjele per shekuj gjithe pasurite e vendeve te tjera te botes dhe vazhdon ti vjele, ndresa ju kerkoni nga qeveria e nje vendi qe gjithmone e kane vjele te tjeret te njejtat standarte me Perendimin. Nuk me duket se eshte vendi per komente te gjata, por mendoj se je shume e perpjekur dhe dukesh shume radikale. Do te ishte me mire te gjeje nje rast tjeter te ndryshem nga ky per te cfryre dufin tend.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    te drejte ke Daniela, po cte bejme qe na kane marre peng. Na kane lene pa Atdhe, pa te ardhme.

  3. PA EMER says:

    .. “te mjeret ” , ne grupin e te cileve perkas , jane kudo njelloj ne boten kapitaliste .. ! mos u mashtroni nga politika e “ujqerve te pa ngopur ” qe jane “pagezuar ” me emrat si biznesmen , pune mares ,, pune dhenes , afarist etj etj peralla ..! te mjeret duan bashkim , per te shkaterruar pabarazine sociale qe me te pa drejte godet qeniet e pa fajshme njerezore , qe dine pune , familje ,
    , ndershmeri , umanitet …, qe kane shpresen se nje dite zoti do ti ndihmoje … po ku eshte ..?!

    1. Eri says:

      Na pelqen apo jo shqiperia eshte nje shtet qe qeveriset qe kur eshte kthyer sistemi nga mafjoze dhe kontabandiste kjo eshte e verteta askujt nuk i plas per popullin bageti qe i duhet vetem te paraqitet ne votim se kush do fitoje qeverin vendoset ne tavoline!jete te mbare te gjitheve

  4. Saranda says:

    Po ti ca ke ber per keta femij jetim Z Daniela
    Pervec ketyre brockllave qe po shkruan
    Respect per labin nga Vlora

  5. Duhet te pershendetet ky akt i deputetit por shteti duhet ti ndimoje urgjent per keta duhet te ngrihet populli jo per babalet dhe halet

  6. Ermal says:

    Epo edhe kur do te beje mire tjetri nuk te lene. Po pse moj gazetare leshi ne dore te ketij jane ligjet. Pse nuk i hakerehesh qeverise por i hakerehesh ketij qe mire beri.

  7. emigranti says:

    @ Qytekarin
    Artikulli eshte real deputeti show nuk ka nevoje per rroge se e ka vu pasunituj ja qnanen ktij populli te vujtun prfshi jetimet fukarejte te semuret etjetj .Artikullshkruesja ka te drejte rroga e deputetit apo “shtepia” e edhuruar e euromiliarderit qe jakan ba nanen disa fish ktij populli nuk eshte zgjidhja,duhen politika sociale ligje ……. enderr e bukur. Faleminderit per artikullin zonje e nderuar.

  8. Edvini says:

    Xheloizaaa eshte kafshe e keqe:-)

  9. Labi says:

    Vertet rroga e deputetit demokrat Shehaj nuk eshte zgjidhja e halleve te atyre mijera shqiptareve te varfer por ama sherben si shembull per te tjeret sepse prsh pervec privilegjeve te pamerituara si pagesa e shtepise e Deputetit artist Fate Fon Kanina deputet e Qeverise thjesht do benin mire qe te kthenin mbrapsht vec nje pjese te vogel te lekeve te vjedhura nepermjet korrupsionit.
    P.S. sa per Vetting si mund te perfitosh lek si i pastrehe per qirane e shtepise kur ky Fatja ka deklaruar nje pasuri personale mbi 1 milion €? ??

  10. mik says:

    Njeriu qe don me ba mire ( sevap ) e ban pa zhurme.

  11. Danjela says:

    Shehaj nuk eshte as Rama as Manastirliu, qe kane pergjegjesine te kujdesen per 6 motrat kuksiane e 666666666 jetime e femije te varfer ne ket vend. Kritikat jane te gjitha per kte qeveri e tjerat para saj qe kujdesen tu pagujne qera e telefona pushtetareve e gjyqtareve e prokurorve te korruptuar, dhe nuk u behet vone per te varferit. Shehaj maksimumi ka nje vote pro ose kunder nismave te Rilindjes qe po i vdes perdite shqiptaret. ky eshte kontribut dhe dubet vleresuar, kur nuk di cfare te shkruash mund dhe te lash enet..

  12. duno says:

    Kjo Djallinela Bonoparti ben shume mire qe stigmatizon veprimin e deputetit te Vlores Shehaj per faljen e roges se deputetit per 6 jetimet e shkreta . NJerzit nuk duhet te marin shembull Shehajn por deputetin tjeter te Vlores Fate Velaj qe pervec roges si deputet dhe benefiteve te tjera mer edhe ndihme ekonomike . Ky po eshte shembull qe duhet ndjekur .

  13. Daja says:

    Une per vehte e vleresoj pa mase ndihmen e deputetit . Bravo i qofte dhe meriton vertet perkrahje e suport pasi vete Ai e tha qe ” nuk eshte kjo zgjidhje per keto shtresa… por une si person po jap kete ndihme konkrete” …..qe nuk eshte e vogel ..
    Cdo qasje per ta keqinterpretuar eshte dashakeqe ….. Per me teper ndjehem mire kur nje gje te tille e beri nje deputet i Vlores per femije Kuksian edhe kjo ka domethenien e vete pozitive ne keto kohera te trazuara …… Zoti ti shtofte i dashur deputet Vlores….

  14. manastiri says:

    JO KAQ MOSMIRENJOHESA. Ai deputet beri nje gjest te pashembullt dhe per kete meriton mirenjohje. Si mendon ti se ai i vetem mund te rise mirqenien e nje kombi ?

  15. irma says:

    njeri fisnik deputeti bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje