Nga Mustafa Nano*
Kjo vajzë që shihni në ekran quhet Masih Alinejad. Është 41 vjeçe, është gazetare, është me origjinë iraniane. Madje ka jetuar për më shumë se 30 vjet në Iran. Por e ka lënë atdheun e vet. Ka mundur të arratiset në vitin 2009. Dhe sot jeton në ShBA. Deri para disa vitesh, për ca kohë edhe në Perëndim, ajo vishej kështu….. (le ta shohim)
Por e ka hequr njëherë e mirë këtë veshje. Për herë të parë e bëri në Londër, në vitin 2014. Ishte një mëngjes i zakonshëm, fare i zakonshëm, dhe ajo ishte duke shëtitur me të dashurin e saj në një rrugë pranë kopshtit botanik “Keë Gardens”. Ndjeu nevojën që flokët t’ia ledhatonte era pranverore, dhe e hoqi hijabin në ngjyrë të errët, e zuri të vraponte nëpër rrugë. I dashuri, një mysliman me emrin Kambiz, të cilin e kishte njohur në Londër e të cilin e ka burrë sot, e përjetësoi në celuloid këtë moment….. (le ta shohim)
Këtë e tregon ajo vet në një libër, të cilin sapo e ka publikuar. E ka titulluar “The Ëind in My Hair”, që në shqip mund të bënte “Flokët m’i merr era”. Është libër autobiografik. Pas kësaj, ajo hapi një faqe facebook-u, në të cilën ftonte vajzat dhe gratë iraniane të hiqnin hixhabin e tyre, të fotografonin veten me flokët që ua merrte era, dhe t’i publikonin ato foto. Një numër grash, edhe pse e dinin se po rrezikonin (në Iran është e ndaluar ta bësh një gjë të tillë), e ndoqën lojën e saj. Disa syresh kishin pozuar me hixhabin, që e tundnin në ajër, si shenjë çliirimi. Brenda disa ditësh, kjo faqe facebook-u mori më shumë se 100 mijë like.
Në kundërshtim me këtë nismë të saj në një faqe facebook-u, në libër ajo hedh idenë se do të luftojë që gratë myslimane të kenë lirinë për të zgjedhur, nëse duhet ta mbajnë apo jo hijabin. Sipas saj, gratë që duan ta mbajnë, le ta mbajnë. Sepse kështu janë ato vetë që zgjedhin ta mbajnë. Mirëpo, sipas meje në këtë pikë e ka gabim. Ajo dhe të gjithë ata që mendojnë si ajo, sidomos një numër intelektualësh të majtë në Perëndim, që nuk shqetësohen kur shohin një grua myslimane të mbuluar “me vullnetin e dëshirën e saj”. Madje, e inkurajojnë ta bëjë këtë. Dhe nuk e çojnë në mendje se nuk ka gra që vendosin me kokë të tyre të mbulohen. Nuk janë gratë pra që vendosin. Është një kulturë e tërë patriarkale që iu imponohet, e që nuk u lë zgjedhje tjetër, veçse të veshin hijabin. Në këtë kuptim, hijabin nuk e zgjedhin gratë, por burrat e tyre, të cilët e kanë krijuar këtë kulturë patriarkale. E kanë krijuar si një mënyrë sundimi në këtë botë. Si një mënyrë sundimi para së gjithash mbi gratë. Të thuash se një grua zgjedh vetë të mbulohet, është si të thuash se ajo zgjedh vetë të ndëshkohet prej burrit kur e ka gabim, është si të thuash – për të bërë një ilustrim shqiptar – se një malësor zgjedh vetë të marrë gjakun e vëllait të vrarë. Në fakt, nuk është malësori që zgjedh. Është bota mesjetare, mes së cilës ai është zhytur.
Prandaj, e dashur Alinejad, mos lufto që gratë të kenë lirinë për të zgjedhur, por lufto që atyre t’u hapen sytë, e kështu të kuptojnë se nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të mos mbulohen. Ndryshe, nëse lufton që gratë myslimane të kenë lirinë për të zgjedhur, dije mirë se ato do të zgjedhin të mbulohen. Sepse ky është urdhëri që u vjen nga bota, së cilës ato u përkasin. Ky urdhër u vjen nga familja, nga tradita, nga shkolla, nga një kulturë e tërë që dominon mjedisin publik, nga elita sunduese, nga propaganda, etj, etj. Dhe ky presion i madh, mes të cilit ato gjenden, mund të sfidohet veç nga gra me bole. Mirëpo gra të tilla, siç je ti Alinejad, numërohen me gishtat e dorës në gjithë botën myslimane që ka 800 milionë gra. Dhe kjo ka arsyet e veta. Edhe në Shqipëri, ku ka një klimë lirie, ku ka një elitë sunduese ateiste, e ku shoqëria e mjedisi publik dominohen nga një frymë laike, nuk të qëllon të shohësh gra myslimane me bole. Nuk ka dalë asnjëra që të thotë faqe botës: Hej, njerëz, unë po e heq hijabin, se nuk është për mua. Përkundrazi, po rritet numri i vajzave që mbulohen. Rrugët e Tiranës po mbushen me vajza të tilla. Të vjen për të qarë. E prandaj, po e marr unë rolin e një Alinejadi të Shqipërisë, e po them: “Hej gra, lërini flokët tuaj që t’i ledhatojë era.”
Ky ishte monologu im për sonte.
*Monolog në emisionin “Provokacija”
O perversi Mustafa Nano, a do vlente thirrja jote prej pagatori Sorosist,
edhe per Nene Terezen ??
Ndofta ke njëfarë të drejte mor muç po kjo puna e hixhabit apo e perçes është e keqja më e vogël në këto momente për shqiptarët. ..a do shkruani ndonjë rresht serioz ju gazetarët për mizerien ku është zhytur populli ynë? A do hiqni dorë nga ‘biznesi’ që bëni me politikanët sharlatanë të Tiranës?òoohu mor muç. ..u mërzita tuj shkru…nuk kam ndonjë respekt të veçantë për ju gazetarët. ..ti je dhe me emër aty në albananistan dhe kur ti bën shkrime kaq të dobëta ç’mund të presim nga ata gazetarucët e tjerë. ..shkurt mor muç ky shkrimi yt i mësipërm më kujton atë shprehjen e shqiptarëve. .’fshati digjet dhe kurva krihet’…vazhdo të krihesh mër muç vazhdo… (s’të do as fati se je ene qeros )
Bravo
Nje thirrje teper domethenese…….Por populli shqipetar po shkon drejt lindjes dhe Turqise.
Te ze keqardhja kur shikon vajza te reja ne Tirane te mbuluara me hijab.
Flm Nano
O nano po ti je Greg more mut ose je serb se shum serb e grek jetoin ne shqipri e flasin ship nuk po ju vjen turp per me fol kshtu o muta
I nderuar Muqo, emri i emisionit ,,Provokacija,, eshte term i gjuhes serbe.
Po shkronja XH… apo anglisht, me gjuhen e nenes ndihet me mire.
E tmerrshme te vish ne Shqiperi ,e te shohesh plot vajza te reja te veshura me HIJAB . e tmerrshme,…………. E admiroj figuren e Kombit Turk Qemal Ataturk. Vetem ne fillim te shekullit te kaluar Ai burre shteti i permasave BOTERORE ,,e cliroi dhe e emacipoi nga Turqia mesjetare ne nje Shtet modern. Merite i jap edhe Mretit Zog per heqjen e PERCEVE. Por edhe Atij LEGJENDARI Enver Hoxhes. Oh sa turp , qe per ndonje ndihme te vogel ekonomike shume familje te varfera Shqiptare ,i veshin vajzat e tyre me HIJAB. TRAGJEDI KOMBETARE. Te faleminderit Zoti Nano per ketee teme shume te mprehte qe mbjell vec ERRESIRE e INJORANCE.
po qe se burri thot se gruja duhet me u mulu, gruja dujet me u mulu deshi s´deshi. (le tja mbaj bitha grus me thon qe burri duhet me u mulu! hehehehehehehe! :))
Bravo Mustafa Nano! Te lexoj me respekt. Nja dy komentues me siper ia futin kot. Kjo nuk eshte çeshtje ferexheje, por mendimi. Sa i perket asaj se Muçi duhet te shkruaj per klasen politike te Tiranes, jo vetem se e ka bere, por mallkimi i Shqiperise Salih (me “h” ne fund se keshtu e ka, por e ndryshoi si dhe datlindjen per ta afruar me ate te Ramizit dhe Enverit), ka mbjelle aq poshtersi ne kete vend, sa jo vetem Edi Rama e ka veshtire, por 100 te tille do e kishin te pamundur…
Te lumte Nano, kur lexon shkrime te tilla te shtohet shpresa qe gjithmone ka dicka te mire ky vend.
o muco i vogel, shume i vogel, na lodhe, gjej ndonje gje tjeter per t’u dukur, eshte shume e lehte te qellosh nje target te zgjedhur, qe e qellojne te gjithe, je bere si peshk pilot, rron me mallin e tjetrit. ca te beri ty mbulesa more i padale, i palexuar, i pashkolluar, po po i tille je. mund te kesh pare shume flete ne jeten tende, po s’ke nxene asgje, asgje. nese mbulesa paraqet prapambetje, aq me mire per ty dhe ata qe e mendojne si ty, nese keto gra jane te prapambetura aq me keq per to. cili je ti te gjykosh c’eshte mire apo keq per dike? mund te te permend dhjetera autore qe kane shkruar per injorancen e perendimit ndaj dukurive te fese islame, nuk e njeh muco, nuk e njeh, je totalisht i paditur. je tipik injorant, qe mendon se duke degjuar ndonje fjale andej kendej per dicka, kujton se di gjithcka. hesht muco kur nuk di, se ndryshe sa hap goje duket nga c’brume je gatuar. je akoma i paardhur.
I nderuar gazetar, ne rradhe te pare me vjen keq qe hedh poshte nje djep kulture si Irani, nje nga qyteterimet e para ne bote. Nuk e di sa i informuar je per fene dhe grate ne Iran, por ishte diktatura dhe jo vete feja qe i detyroi grate te mbulohen dhe kjo jo shume heret. Femrat ne iran ne vitet 50-60 ishin po aq moderne sa dhe ato ne vendet me te zhvilluara ne bote (shqiperia dhe mamaja jote asokohe ku e ku katunare).
Sa per shembull, nese e ke veshtire ta kuptosh, sikur neser ti tekej parlamentit te hartonte nje ligj ku une te isha e detyruar te mbulohesha dhe qe denohej me vdekje ne rast te kundert, me siguri ne rastin e pare qe do shkoja dhe une ne Londer do e hiqja. ?
Dhe nje gje, kur keto grate e mbuluara ne shqiperi te revoltohen sic pretendon ti para familjes per heqjen e hijabit, do ishte shume mire qe ti te merrje pergjegjesite dhe ti haje ti shpullat dhe guret, just saying ?
Me gjithe rrespektin qe mund te kem per ty z.Mustafa Nano lini shume per te deshiruar ne monologun tuaj dhe sqarimin qe i beni situatave te ndryshme. Heres tjeter lexojeni me mire Kuranin me logjike sic duhet dhe interpretojeni ne menyren me te duhur qe i shkon.