Kur do të ketë llogaridhënie në PD?

4 Qershor 2018, 18:58Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Llogaridhënia në konceptin modern të fjalës, është padyshim termi më i përdorur sot në politikën europiane. Duke përjashtuar partitë dhe pushtetet diktatoriale, çdo parti politike demokratike, që ka një program të detajuar zhvillimi, padyshim transparencën e gjithçkaje e ka në plan të parë. Në vendet postkomuniste,të cilat për afro gjysëm shekulli ishin mësuar me komandën e Njëshit, dhe bindjen ndaj një partie, koncepti llogaridhënies ishte ndryshe, ku mbizotëronte “llogaridhënia e komunistit para partisë”. Në Shqipëri pas vitit 1992 me ndryshimin e sistemit, vetëm përgjatë këtij mandati qeverisës, koncepti teorik dhe praktik i llogaridhënies është futur dhe zbatuar nga Edi Rama. Mirë apo keq, kryeministri ka nisur në turin e tij në rrethe, fushatën e llogaridhënies së ministrave, zv/ministrave, drejtorëve, dhe deri tek rrangjet e ulëta.

Natyrisht nuk kishte se si të mos kundërshtohej nga opozita aktuale edhe nisma e zotit Rama, pasi është në të drejtën e saj të jetë kundër gjithçkaje që propozon kreu i qeverisë. Me fakte ose pa fakte, opozita aktuale e cila përfaqësohet historikisht në Shqipëri akoma nga PD, ka dalë hapur dhe me veprime konkrete si grumbullime dhe pankarta në duar, duke kundërshtuar llogaridhënien e Ramës dhe stafit të tij qeveritar. Por habia më e madhe e kësaj kundërshtie të kësaj opozite qëndron në faktin se, veprimet e saj bien ndesh me situatën në të cilën gjendet sot partia e tyre, pra PD. Brënda asaj partie ka kohë që ndodhin çudira, ndodhin përmbysje, ndodhin ngjarje dhe krijohen situata të rënda që kanë penguar dhe dëmtuar seriozisht funksionimin normal të asaj force politike.

Më e pakta që kryesia, kuvendi, forumet, anëtarësia e asaj partie, duhej të kishin kërkuar nga lidershipi Partisë Demokratike arsyet e mungesës së llogaridhënies, për katastrofën ku gjendet sot kjo forcë politike. Kur një qeveri nis fushatën e llogaridhënies në popull, mes të djathtëve dhe të majtëve, mbi gjithçka ka bërë, mbi gjithçka nuk ka bërë, mbi problemet dhe hallet e qytetarëve, përse një parti politike demokratike, heziton të japë llogari para anëtarësisë saj ? Përse kryetari PD, prej 1 viti e gjysëm premton “llogaridhënien para bazës mbi gjithçka lidhet me humbjet, dhe shkatërrimin struktural të partisë” nuk e bën një gjë të tillë?

Kush e pengon, përse e pengon, çfarë e mundon, dhe nga kush trembet ? Baza e partisë, të larguarit dhe të palarguarit e Partisë Demokratike, nuk ka ditë të mos kërkojnë nga kupola drejtuese e kësaj partie , nisjen e fushatës së llogaridhënies në çdo qytet dhe fshat të vendit, për të njohur jo vetëm situatën ku janë katandisur degët në rrethe, por edhe për ti njohur militantët e zhgënjyer të fushatave elektorale me shkeljet dhe gabimet e liderit. Historikisht nuk mbahet mend që në PD, të ketë patur ndonjëherë “fushatë të llogaridhënies së kupolës drejtuese”, edhe atëhere ( në 1997) kur shteti u shpartallua dhe kjo parti u shpërbë pothuajse fare.

Duke ecur mbi të njëjtën rrugë, mbi të njëjtën gjurmë, duket se edhe kryetari Basha, as ka ndërmend të nisë ndonjë fushatë “llogaridhënie në bazë”, aq më tepër kur ajo nuk është bërë kurrë as dje dhe as sot. Mendoj se mosnjohja e gabimeve, mosnjohja e mosbërja e autokritikës serioze para bazës së partisë, kurhumb zgjedhjet në fushatë elektorale, kur ti fitoren tënde si kryetar partie e ke të kontestuar, kur nuk ke një program të qartë dhe serioz për aksionet opozitare, dhe kur nuk mban asnjë premtim që lidhet me të ardhmen ekzistenciale të partisë, e kanë bërë PD një parti të pabesueshme, që nuk ngjall shpresë tek qytetarët.

Llogaridhënia e Bashës para bazës, (dhe jo deklarata para kuvendit të partisë se “I njoh gabimet e mia”) do të ishte aksioni më i mirë politik i kryetarit të asaj që quhet sot opozita në Shqipëri. Duke u marrë me “llogaridhënien e Ramës”, dhe duke “harruar” llogaridhënien e tij, duke nxjerrë 10-15 veta me parrulla në çdo rreth si protestues, PD thjesht po humbet terren, dhe po tkurret më shumë politikisht në sytë e shqiptarëve.(TemA)

9 komente në “Kur do të ketë llogaridhënie në PD?”

  1. Albi_I says:

    Koja nonen, 7 artikuj ne dite per Lulin. Njeri thote qe eshte i dobet, tjetri qe eshte i forte po i keq, njeri thote qe eshte dinak e prandaj nuk e do populli, tjetri qe eshte budalla. Hajde merre vesh, vetem bjeri ti biem.

    Te shkruajtura dite per dite nga Artur Ajazi, Bedri Islami, Flogert Muca, tesheshi.com, dhe ne fund nga Mero.

    Ose jeni debilos perfundimisht, ose po ju shkon propaganda per lesh. Po nuk shkruhet 7 here ne dite per opoziten mer se celesat e kashtes ka ne dore. Shkruj nje here ne jave per menyren si po gabon, perndryshe beheni te lodhshem.

  2. Nino says:

    PD-ja, ka mbërdhif , mor vëlla.
    Është një shtëllungë leshi,d.m.th. lesh arrapi !??
    E ka mbërthyer ,dhe nuk e lë lugati.??????

  3. Hiri says:

    Kriminelet e Shqiperis nuk ka per tju hyr e per tju dal asgje ,paskemi qen populli me debil i rruzullit .
    Fati e ka dashur shqiperin te jet vend i i bukur dhe kaq,pjesa tjeter eshte nje horror ,dhimbje ,skamje,skllaveri,mashtrim,intriga .
    Cdokush qofte nga ne shqiptaret sa te ngrihemi pak ne pergjegjsi apo ndonje post ne te shkelim me kemb.
    Jemi populli me i papergjegjshem ne glob.
    E dim shum mir nga e kemi te keqen dhe e mbeshtesim me budallallikun tone deri ne flijim.
    Nuk ben vaki ne asnje shtet te ruzullit te mos kerkoj nje te drejt jetike,te sbehet fjale te behemi bashk ndonjehere.
    Krenohemi me kriminelet me hajdutet me mashtruset ,pranojm ti degjojm dhe tju marim mendime ketyre mostrave, a thua kan mbaruar dhe mbrojtur doktoraturen ne universitetet me te shquara te globit.
    Tallemi me komshiun qe ska buk te haje dhe punon rroje nate,megjithse ka mbaruar gjimnazin apo ndoshta dhe univerisitetin .
    Me vjen shum turp qe jam Shqipetar ,nuk jam pesimist ,por nuk ka shanze Shqiperia te behet me mjer ne ku jetojm me keta krokodile zot ruaje mendjen e ketij populli se gje tjeter nuk ka cfar ta shpetoj.
    me respekt nje njeri i lir ne shpirt!

  4. Rrumpalla says:

    O albi po nuk të pëlqeu se çfarë muti thonë përditë këta gazetarë, pse merr mundimin që i lexon dhe shkruan kundër tyre duke lodhur veten?! Na lërë ne budallenjve ti lexojmë dhe të shkruajmë për mendimet e tyre.

  5. alma tirane says:

    o njerez koketrashe.
    nuk behet fjale per lulin, por per PD
    edhe ne ishim ne PD, por luli dhe lulashet e tjere e dhjene ate parti. tani
    fajin le ta m,baje ai, ndaj dhe shkruajne te gjithe.
    te largohet luli dhe lulashet

  6. Emiljono says:

    Kur ti bien bolet dashit

  7. Sit back and relaks\|~ says:

    Kur ta beje dhe PS-ja per premtimet e pambajtura.

  8. Sit back and relaks/:~ says:

    Kur te kete edhe ne PS per premtimet e pambajtura

  9. Emigranti says:

    Kur te hyje krimineli i Viçidollit tek 7 penxheret……kete e kanë kuptuar i madh e vogel qe ai po mban PD-n,per te shpetuar veten dhe familjen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje