Përdorimi i Ramazanit nga myslimanët e PD-së, për të goditur Ramën

6 Qershor 2018, 11:03Blog TEMA

Nga Bujar M. Hoxha

Është e çuditshme se si muslimanët shqiptarë, besimi i tyre, gjenden përherë në mes të stuhisë, edhe kur flasin, edhe kur nuk flasin, edhe kur falen, edhe kur nuk falen, edhe kur shkojnë në xhami apo zbresin për pak minuta në shesh, edhe kur agjërojnë e shtrohen në iftar!

Këtë herë dhuratën e kanë prej kundërshtarëve të kryeministrit të vendit, të çdo ngjyre qofshin, që kanë gjetur një fushë tjetër për ta goditur atë në përpjekjen e mundimshme për ta ulur në gjunjë: pjesëmarrjen e tij në iftare, së bashku me fjalën respektive aty ku gjendet.

E bukura është se, ndërsa kritikët e numrit një të qeverisë e akuzojnë atë për çshenjtërim të frymës së muajit të Ramazanit, vetë nuk përtojnë ta nëpërkëmbin këtë shenjtëri duke e sulmuar atë po në kontekstin e Ramazanit!

Të djathtë, konservatorë, qoftë dhe pëdëistë, të varfëruar, të margjinalizuar, të taksuar, të turpëruar, të papunë, të pastrehë, kanë tërë të drejtën për t’u qarë për atë që po i qeveris prej vitesh. Shumë prej ankimeve, kritikave, gjithçkaje të thënë kundër tij, janë shpesh plotësisht me vend, gjersa Rama nuk ka mundur, apo, më saktë, ka dështuar, të ngjallë sadopak optimizëm te popullata. Veç muaji i Ramazanit nuk mund të kthehet në instrument për ta kryqëzuar atë.

Në këtë pikëpamje, spikat një figurë e njohur dhe e shumërespektuar e publicistikës politike, që flet për përdorim politik të muslimanëve nga kryeministri në këto ditë agjërimi, por që vetë, me apo pa dashje, e shfrytëzon këtë muaj për të shprehur pakënaqësinë parimore, dhe njëkohësisht emocionale, ndaj tij.

Sido që emri i tij nuk po përmendet këtu, është e qartë se për kë bëhet fjalë, dhe duhet nënvizuar se integriteti i tij i lartë, natyra e tij tejet pozitive dhe aspak e përlyer, e bëjnë mjaft të vështirë edhe një kundërvënie modeste ndaj këndvështrimit të shprehur nga ai.

Një kandidat për deputet në zgjedhjet e shkuara parlamentare në listën e PD-së, e që në do t’ia kishte dalë në garë do t’i bënte nder kësaj partie, publicisti në fjalë nuk është kurrsesi i paanshëm në shkrimin e tij. Përkundrazi, duke qenë kritik i vazhdueshëm i ashpër i Ramës, është mjaft i anshëm, edhe pse mëton t’i ruajë muslimanët nga përdorimi politik prej të kritikuarit.

Kryeministri akuzohet për shumë gjëra në shkrim: për vajtjen në iftare, për fjalët e gjata, për mungesën e idesë se ç’është muaji i Ramazanit, për mungesën e përunjësisë, për qenien e tij kulturalisht antifetar, për antifetari dhe për fokus të kësaj antifetarie te Islami, për një gjuhë që e zhvesh Ramazanin nga shenjtëria, për citim të dijetarëve muslimanë pa e patur idenë se kush janë, për përdorim të Islamit dhe hoxhallarëve, dhe, në fund, për tallje me fenë.

Njëkohësisht autori shkruan se këtu, në Shqipëri, dhe në botë shtrohen iftare nga politikanët apo ka pjesëmarrje të tyre në to. Por, ndryshe nga ata, Rama nuk ka asgjë të saktë që bën në këtë aspekt!!!

Për të mos hyrë në të thella, a ka të drejtë Rama të shkojë në iftare, a ka të drejtë të flasë dhe në ç’gjatësi kohore? A nuk mundet ai të përmendë dijetarë muslimanë, edhe pse më herët mbase, siç pretendohet, nuk ua ka dëgjuar emrin? A mundet të jetë njëherazi antifetar dhe të marrë pjesë në iftare?

Qëndrimi këtu nuk mund t’i shmanget subjektivitetit, dhe ashtu siç shkruesi pretendon se çka bën Rama është veç paudhësi, një tjetër analizues mund të pretendojë të kundërtën! Veç pak gjë mjafton për ta shembur logjikën e kritikuesit: ai flet apriori për padije të kryeministrit për dijetarët muslimanë të cituar! Nga e di këtë?

Sikur të tëra këto qëmtime kritike të qëndrojnë e të jenë objektive, a nuk do të ishte më mirë që autori të përmbahej për pak ditë, për të mos i përzier muslimanët në një betejë politike ku ata nuk do të jenë gjithsesi të fituar?

A nuk është e pavend që hem kritikon Ramën për përdorim të Ramazanit, hem e përdor vetë këtë muaj për t’i rënë atij me kopaçe?

Pse nuk matet me të njëjtin kandar, fjala vjen, iftari i presidentit, fjalimi i tij, vetëm pak ditë pasi kishte kërcyer me Baftjarin dhe rakinë e Skraparit në sfond?

A është i denjë rreshtimi me kundërshtarët mediatikë, të një niveli tjetër, të Ramës që, ndryshe, e akuzojnë atë se po tenton të shkatërrojë sekularizmin në Shqipëri?!

E nëse ai niset nga një merak i përdorimit të muslimanëve, ndonëse me qëllimin për të goditur Ramën, këta të fundit, pa asnjë merak për muslimanët, dhe ndoshta diçka më keq se kaq, ama me ta në qendër, na dalin me tezën e shkatërrimit të sekularizmit!

Ka pak arsye për ta dashur Ramën, veçanërisht nga pozitat e konservatorit, veç është e tepërt ta sulmosh atë duke përdorur Ramazanin, iftaret, muslimanët. Aq më tepër kur je një prej tyre. Aq më keq kur kjo të vë në rresht me të tjerë me interesa krejt të tjera.

Pozita kryeministrore ia lejon Ramës të shkojë dhe të flasë në iftare; nisur nga pozitat e respektuesit të Ramazanit, të agjëruesit, goditja e tij kësisoj nuk lë shije të mirë.

Më e pakta, çshenjtërimi i muajit të Ramazanit, edhe në qoftë i tillë, nuk meriton përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ka muaj të tjerë plot për t’u marrë me Ramën. Nuk ka pse muslimanët të jenë garniturë në këtë mesele

8 komente në “Përdorimi i Ramazanit nga myslimanët e PD-së, për të goditur Ramën”

  1. "BOHOTINA" says:

    Per bemat e perbindshme te Salihut nuk flisnin keta medioker. E shihnin si perendi mbi toke, me shume nga frika e ndonje aksidenti. Tani qe ky kryeminister eshte njeri qe perpiqet shume per mire, dalin ca te tille per te hedhur balte, ose ca politikane tip Vasili, Manjani, Lulushi, Thuthuqi etj, qe s’ lene shpifje me kembe, por me teper denigrohen vete sesa ate qe kane objektiv…

    1. NAIM says:

      NUK E ZE GJUMI NATEN KETE KRYEMISTRIN TONE. SI THA PARA 5 VJETESH “EDHE RRUGET I KENI LENE RRUGEVE”. SA MORI TIMONIN E TEPSINE I MBAROI TE GJITHA, BILE FILLOI EDHE TE TJERA E SA E SA PUNE.. PIKA. PIKA….

  2. Selaudin Gjoni says:

    Shume gabim qe godasin byrazerin.
    Te jene te sigurte byrazerat muslimon se jua kemi falur me gjithe bunker Edramiun. Ai eshte te turpi i Shqiperise Krishtere.

    1. per Zotin fjale me me vend nuk ka .
      Por kush lindi e u rrit ne Tirone dhe kishte ndjenje Kombetare etj .
      Ne tirone eshte Kryeqendra e bythqimllikut ose then me kuptushem
      per te gjithe Tirona o Meka e dallkaukeve dhe pallave ,
      qe kane karkaterin e zorraxhiut Shqiptare .

      Ky njeri beshtyti mbi te paret e vet dhe tradhetoj Shqiptaret e vertete dhe po e kthen
      Shqiperine ne nji Arabistan lol !
      Dhe sikur mos te mjaftonin te gjitha Gafat Shteterore qe ky njeri ben (ndoshta jo me deshire)
      ajo qe nuk do t’i falet kurre ktin njeriu qe ne e mbeshtetem per me shume se 10-vjet
      me kot , sepse na zhgenjeu totalishte ,
      ky Pranon te bjere ne Kurthin qe mAFIA pOLITIKE Europiane dhe ajo e SHBA-ve
      i imponojne ta shndroje Shqiperine ne nji “Qender Rehabilitimi per ish Terrosritet e ISIS
      pa kuptuar aspak ,qe ky eshte Apokalipsi qe Bota i afrin Shqiperise !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Ky njeri duhet te vizitohet urgjentishte ,
      sepse ktija i kann bere patjeter dicka Miqte tane tE Medhenje
      qe po e perdorin Shqiperine si nji Guantanamo ne Ballkane ,
      me te cilen i fundosin emrin e shqiptarit ne OPINIONIN BOTEROR njiher e mire ne Hale !
      Kte gje nuk arrin ta kuptoj RRUMPALLA QEVERRI !
      SJHKOFSHI NE DJALLE TE GJITHE
      ATY DJALLI ESHTE ULUR KEMB KRYQ

  3. Bushi says:

    Del qarte se ne kete mes,eshte politika djallezore liderve te pd-ke,per te krijuar pèerçarje midise komunitetit musliman dhe qeverise.Qeverine dhe Edi Ramen e kemi njohur shume mire per veprimet e tija te drejta ne bashkjetesen fetare.Ai eshte pro kesaj dhe pd-ke le te lehin sa te duannnuk e shtremberojne dot realitetin.Ngritja e xhamis me te madhe ne Tirane,me deshiren e plot te Kryeministrit Edi Rama,tregon se sa i drejte eshte me te gjitha fete ne shqiperi.Prandaj kritikat e pd-ke jane denigruese.Nuk i besojme pd-ke se eshte shpifse,mashtruese.

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    PLEHRAAAAAAAAAAAAA ARABE……………………….”ramazoni i shenjte”!!!

  5. Pellazgos says:

    Festa e Ramazanit nuk eshte dorashke qe mund ta perdoresh apo jo,por ta festosh apo nderosh.
    Sa turp per Zotin.
    Te gjitha fete flasin per “drejtesi” dhe nuk kane lidhje me Zotin.
    Fete jane prodhim i pushtuesve dhe si te tilla jane nje arme e forte luftenxitese dhe shkaterruese.
    Ne qofte se p.sh. Osmanet ne i quajme pushtues ne historine tone dhe Zoti eshte Drejtesi,Paqe,Respekt atehere a duhej te kishte kembe myslimani keu ne Epir, Ilyri apo Pellazgji?
    Te njejten gje e kane bere te Krishteret si Orthodhokset ashtu dhe Katoliket qe me dhune ndaluan Theatrot,Akademite e Platonit,Licete e Aristotelit,Lojerat Olimpike per nder te Zeusit,me nje fjale erresira mesjetare per fat te keq te njerezimit vazhdon dhe ka vetem nje qellim.
    Diferenca eshte qe Orthodhokset jane paraardhesit tane ne Epir dhe Ilyri,kurse katoliket cne ketu?
    Luften kunder Civiluzimit Greke nga cifutet dhe nga vete Orthodhokset greke,qe kane te perbashket me Greket e Lashte gjakun dhe gjuhen qe flitet dhe shkruhet per tre mije vjet.
    As emrat,as festat,as menyren e jeteses nuk e kane me Greket e Lashte.
    Diktatura Mesjetare e krishrerimit te turres se druve dhe perrallat e tyre vazhdojne te ndajne boten Evropiane ne interes te cifuteve,kaq e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje