Nikolla Gruevski “zbret” në Kuvendin e Kosovës dhe përplas Haradinajn me Kurtin

9 Qershor 2018, 10:25Rajoni TEMA

Nga Blendi Gashi

Ish-kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski nuk bënë “sherre” veç në parlamentin e shtetit të tij, siç ndodhi muaj më parë me kryekuvendarin Talat Xhaferi.

Ai të premten papritmas ka “zbritur” edhe në Kuvendin e Kosovës ku për “fajin” e tij janë përplasur kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryevetëvendosësi Albin Kurti (përplasja mes këtyre dyve së fundmi është bërë e zakonshme, kuptohet pasi njëri mbron karrigen e pushtetit e tjetri e synon atë).

I gjithë sherri mes tyre nisi kur në interpelancën që flitej për sundimin e ligjit, Kurti  krahasoi qeverinë “Haradinaj” me ish-qeverinë Maqedonisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski duke thënë se po vepron njëjtë duke penguar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, krahasim ky që nuk i pëlqej Ramushit,

Qeveria është për integrim në Bashkimin Evropian, unë besoj për shkak se jemi shumë larg anëtarësimit në BE. Po të ishim afër anëtarësimit, qeveria do të ishte kundër anëtarësimit, sikur Gruevski dikur në Maqedoni, që ishte kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës nuk iu konvenon anëtarësimi i Kosovës në BE. Sepse anëtarësimi i Kosovës në BE do të ishte lëvizje e Kosovës majtas dhe kah rendi dhe ligji. Qeveria aktuale është për BE vetëm sepse e dinë që as afër kjo nuk është për të ndodh”, tha Kurti.

Kryeminsitri Haradinaj i është përgjigjur Kurtit duke i thënë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes qeverisë që udhëheq dhe ish-qeverisë Gruevski.

Po i bën disa gabime që nuk po të shkojnë për shtati, s’mund të krahasosh qeverinë Haradinaj me atë Gruevski, mos bëj këso gabime. Nëse unë dua të shkoj në Evropë nuk shkoj majtas, por shkoj drejt”, tha Haradinaj.

Sipas tij, qeveria aktuale është shumë e interesuar që t’i ofrohet Bashkimit Evropian.

Agjendën evropiane e kemi në platformën tonë, shko pyeti evropianët a është e fokusuar kjo qeveri në agjendën evropiane . Po punojmë të shkojmë ka statusi i kandidatit, kur është një kohë ideale për të, prandaj na nevojitet ndihma juaj”, theksoi Haradinaj.

Më pas kryeministri tregoi një sekret nga takimet që kishte me përfaqësues të BE-së, të cilët ishin ankuar për mosdijen e deputetëve.

Ata të BE-së kur kanë ardhur e janë taku me deputetë kanë thënë se deputetët nuk kanë lidhje se çka po ndodh me BE-në. Më kanë thënë shkoni punoni me deputetë se nuk po e përcjellin agjendën tuaj”, deklaroi Haradinaj. (tesheshi)

2 komente në “Nikolla Gruevski “zbret” në Kuvendin e Kosovës dhe përplas Haradinajn me Kurtin”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Kur Haradinaj guxon te debatoje me Albin Kurtin qe me plote bindje them eshte politikani me I zgjuar ne politiken shqiptare pas te madhit Arber Xhaferi.

  2. Veterinari per komunist says:

    analfabeti haradinaj dhe analfabeti albin al kurti jane shembulli me i mire i edukimit pa edukim……sepse Ramushi nuk kishte fatin te e kruej nje shkolle fillore dhe te mesme te cilesise normale…pastaj kreu studimet universitare neper burgjet e Hages….por megjitahte ka perparuar shume ne krahasim me edukimin qe e kishte te manget…si rezultat i pozites gjeografike ne te cilin jetonte.

    Pastaj albin al kurti eshte shembulli me i mire i nje njeriu qe ka kapacitete te mabje mend por nuk din te shfrytezoje ate qka ka leuar….sepse albin al kurti i ka kryer e gjitha shkolat ne Prishtine me notat me te lart te mundshme…

    Ronald Reagan ka hene nje mendim gjenial per komunizmin si vijon :

    Si e dallon komunistin?? Komunist eshte nje njeri qe ka lexuar Marksin, Engelsin Leninin.

    Si e dallon nje ANTIKOMUNIST???? ….nje ANTIKomunist eshte nje njeri qe ka lexuar Marksin, Engelsin Leninin………….dhe i ka kuptuar.

    Albin Al Kurti ka lexuar shume por asgje nuk ka kuptuar…….per kete aresye Albini eshte nje analfabet primitiv islamkomunist.

    PIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje