PROFIL: Kush ishte Fadil Vokrri, "Maradona i shqiptarëve" që ndërroi jetë sot

9 Qershor 2018, 11:36Sport TEMA

Lajmi për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit, ish futbollistit të njohur kosovar, por njëkohësisht edhe drejtues i Federatës së Futbollit në Kosovë, tronditi opinionin sportiv mbarëshqiptar.

Kreu i FFK-së humbi jetën paraditen e sotme, teksa ishte në një qendër fitnesi dhe pësoi një infarkt në zemër, ku pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe transportit në spital, nuk ia doli të mbijetojë.

Po kush ishte Fadil Vokrri:

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse në moshën 17-vjeçare debutoi me KF Llapin në Podujevë.

Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF Prishtina, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë. Më pas në Ligën e Parë të Jugosllavisë, me fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të ’80 ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në këtë Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit, ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë, në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk, ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 mori drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si njeriu më i duhur për ta drejtuar këtë institucion drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë 4-vjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhimitt dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate. Ai la pas bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.

 

9 komente në “PROFIL: Kush ishte Fadil Vokrri, “Maradona i shqiptarëve” që ndërroi jetë sot”

  1. Andrea says:

    Respekte per kete legjende shqiptare.

  2. Mario says:

    Futbollist i madh. Shembull I madh.

    U prehte ne paqe.

    Krishti e marrte prane fronit te tij.

    Ngushellime familjes dhe miqeve.

    Te ndjekim shembullin e ketij njeriu per ta lartesuar kombin shqiptar.

  3. Timi says:

    Pusho në paqe, legjendë. Krenar që të patëm.

  4. Arbeni says:

    I QOFTE I LEHTE DHEU I TOKES SHQIPETARE LEGJENDES SE FUTBOLLIT KOSOVAR!KAM PATUR RASTIN TA SHOH NGA AFER KUR PARTIZANI I BEIGRADIT LUAJTI ME EKIPIN E QYTETIT TIM NE VITET 80.
    (Kur lexova lajmin e hidhur me erdhi shume keq,por edhe u ndjeva krenar kur lexova tre emrat e femijeve te tij qe jane tre emra te bukur dy prej te cileve jane puro shqipetar e jo emra turqish si zakonisht vendosin shqipetaret edhe ne ditet e sotme ne Kosove)

  5. Taras Bulba says:

    Legjenda e futbollit Shqipetar i paharuar do te mbetesh

  6. Termal says:

    Nje legjende e vertete.Nje burim krenarie dhe frymezimi per mbare shqiptaret ne trojet e tyre etnike por jo vetem.Humbje e madhe per futbollin shqiptar.Rruge te mbare i madhi Vokrri drejt perjetesise!Ngushellime familjes dhe gjithe te afermve!

  7. MAJAKOVSKI says:

    Kjo eshte nder humbjet me te medha ne sportet tona shqiptare. R.I.P I paharuari Fadil.Vokri.

  8. Timi.ku ka paqe ne varre dhe jete.
    paqja ka mbaruar nga momonti i ndaljes se pompes kardiake.
    popmpen ja ka shkatrruar undyrnat e teperta,hyper kolesterol.cigarja shkatrron te duahn pirsite.
    toksinat e serbis ne ushqime.
    ajri i ndotur ne prishtine nga KEK-prodhimi i elekricitetit me qymyre.
    ajri i ndotur ne prishtine jashte qdo norme
    nje diabet e pa diagnostifikuar shkatrron zemer,meqin e dhe veshket,ku keya 3 aparata luajne rolin kryesor ne organizim,dhe ne fund apatati kardio-polmuner peson sulum dhe ndalje.
    FADIL VOKRRI ka ken nje lojtar futbolli i madhe shqiptar.
    Famijles,shokve dhe farefisit,ngushllimet e mija te sinqerta.

  9. "BOHOTINA" says:

    Shume i madh ishe Fadil! Luftetar tere jeten ne fushe dhe ne zyra duke fituar. Nje shembull per tere te rinjte shqiptare kudo ku jane. I paharruar! Ngushullime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje