Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi se “marrëveshja me Greqinë është e dëmshme” dhe se ai nuk do ta firmosë atë.
“Qeveria nuk gjeti mundësinë dhe kurajon që të arrijmë konsensusin e përbashkët. Procesi nuk ishte transparent dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtar. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë”, u shpreh Ivanov në një konferencë për shtyp.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov dorëzuan në Presidencë marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por takimi i tyre me kreun e shtetit nuk zgjati më shumë se 2 minuta sepse Gjorgje Ivanov u çua e doli nga zyra pa pranuar të informohet rreth përmbajtjes së ujdisë.
Më herët, lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski reagoi ashpër pas vulosjes së paktit, duke deklaruar se kjo ishte një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e saj. Mickoski e quajti këtë zhvillim një “marrëveshje kapitullimi”.
“Pa marrë parasysh se si Zaev demonstron eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-ja nuk u përfshinë në bisedime, tani është e qartë se pse. Në thelb, e ashtuquajtura kontratë është pranimi i të gjitha pozicioneve greke”, u shpreh ai.
Marrëveshja është përshëndetur ndërkohë nga Shtetet e Bashkuara si dhe shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini e Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Përmes një deklarate të përbashkët, dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se një hap i tillë është jo vetëm i merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë edhe në zbatimin e plotë të ujdisë në interes të të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi.
Greqia ka luftuar që të ndryshohet emri i Maqedonisë që kur vendi shpalli pavarësinë në vitin 1991. Ngërçi 27-vjeçar mes dy vendeve fqinjë u mbyll një ditë më parë falë emrit të ri Republika e Maqedonisë Veriore.
Ky Ivanovi qenka si QofteLarg Nishani .Pune Ballkani menje fjale.
Bullgari Ivanov po ankohet ? ? ?
Pa miratimin e Putinit nuk ka….emer….per Maedonin dhe kete e di mire Europa po edhe kurdo-egjiptianet dhe arvanitet e pabese te Athines
Debil! Rusia e ka njohur emrin Makedoni per FYROM-in qe ne 1991-shin. Perpara se te jene filo-greke, ruset jane filo-sllave. Keshtu ruseve ju duket se perkrahin sllavet. Ne fakt, kjo sjell perfitime per shqiptaret, qe kur dy zihen, fiton i treti ?
Kar slkav por me gunga ama…….
Ivanon jevgu, qofte ti o bullgaro jevgjit, qofte neo greket jevgj, nje mut jeni, kombe bastarde pa histori te krijuar disa dekada perpara.
Ju jeni jevgjito bullgare, ndersa neo greket e maqedonie jane perxierke aziatikesh ortodokse, vllehesh dhe sllavesh.
Emri i ri u shkon per shtat edhe interesave te shqiptareve aty ne fyrom