Detajet e takimit 30-minutësh: Ilir Meta i shtyn Ramës firmosjen e paktit detar me Greqinë

14 Qershor 2018, 19:28Politika TEMA

Report TV mëson dinamikën e takimin 30 minutësh të kryeministrit Rama me Presidentin e Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e së mërkurës.

Burime qeveritare pohojnë se kreu i qeverisë e ka njoftuar Presidentin se negociatat me Greqinë janë drejt fundit, ndaj ka kërkuar që Meta të përgatisë autorizimin për firmosjen e marrëveshjes.

Por burimet saktësojnë për Report TV se presidenti Meta është shprehur se nuk mund të marrë një vendim tani, pavarësisht kërkesës të kryeministrit për mos të humbur kohë.

Kreu i shtetit duke u treguar i kujdesshëm për këtë çështje, ka kërkuar detaje mbi termat e marrëveshjes, detaje të cilat kryeministri Rama nuk ia ka vënë në dispozicion në nivel të kënaqshëm që Presidenti i Republikës të bindet për të autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas të njëjtave burime qeveritare, Presidenti i Republikës heziton të firmosë autorizimin, në kushtet kur vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e gatshme për çdo rast, nëse ndonjë faktor në vend do të ankimonte marrëveshjen.

Lëvizja e Ilir Metës nuk mund të parashikohet, por burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit, duke mos dashur të mbajë përsipër të gjithë peshën dhe garancinë për interesat kombëtare, mund ta lërë pezull autorizimin deri në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim edhe nuk është marrë nga Presidenti, por është një tezë e hapur, për sa kohë informacioni që Meta ka mbi detajet e marrëveshjes paraprake të arritur është i kufizuar. Në një dalje publike një ditë pas takimit, Meta tregoi se ka nevojë për më shumë informacion duke treguar detaje nga biseda me Ramën.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje”.

Jo rastësisht, po në të njëjtën ditë Meta tha edhe se duhet ngritur sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.

Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e debateve, ligjeve dhe akteve”.

Deri më tani janë zhvilluar vetëm dy raunde bisedimesh mes grupeve negociatore, një në Tiranë e një në Athinë, nga të cilat informacioni ka qenë hermetik. Diplomacia shqiptare është e kufizuar në detaje dhe informacione, ndërsa në Greqi, ministri Kotzias është shprehur se nuk do të ikte në pushime verore pa nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë.

11 komente në “Detajet e takimit 30-minutësh: Ilir Meta i shtyn Ramës firmosjen e paktit detar me Greqinë”

  1. florence says:

    mooossss, por kryeministri jon idiot tha qe kemi presidentin me te mire te te gjitha koherave? te jete kungull valle? apo presidenti jone do ndonje kulle te teatri, oh ai vend ka qene eshte dhe do mbetet vendi i cudirave.

    1. Flm says:

      Kete udhezim ka marre Met-ushi nga Erdogani, te vonoj sa te mundet.
      Keshtu Meta me nje “gure” arin dy qellime te plotesoj deshirat e Sulltanit dhe e dyta te sabotoj perpjekjet e Shqiperis per antaresim.
      Qe te dyja qellimet, jane nje krim ndaj Shqiperis dhe Shqiptareve.

  2. fatekeqesia jone keta says:

    Gjithandej duket sheshit se i dalin kryq antaresimit te Shqiperise ne BE (hapjes negociatave). Ne i kemi armiqte perballe dhe s’kemi çfare tu bejme. Ata hane dhe na hane, pine dhe bejne vila ne Lalez, tallen me ne dhe s’u behet vone fare, vazhdojne te mbajne ne drejtesi gjyqtare te korruptuar e kriminele dhe presidenti voton te shkarkohen, nders KLd-ja e tij me Gjin Gjonin voton te mos shkarkohen. Fiton krimi dhe Gjini. Kjo eshte presidenca, kjo eshte opozita, keta jane armiqte balle per balle interesave te shqiptareve te urte e pa mbeshtetje. Po çfare duhet te bejne? Te bejme lufte , thote Ndrenika per teatrin, ngeli pas tullave e llaçit dhe nuk i intereson hapja e negociatave. Shqiptare te poshter !

  3. says:

    Greqia përdor BE në për tu pasuruar me fqinjët

    1. Presidenti ma i mire/Parate ma tpastra ka Shqypta i says:

      I lumte kur gjen Sunitet Shqypfoles qe e kane menjen te Bajrami apo Ramadani, ku ta di une, ne nje kohe qe e shiti detin Kapter Rahmiu.U ankuat per Saline qe i hapi oreksin Grekut kurse Edrogan Rahma , ky tradhetar akoma ma i madh se Ahmet Zogu e Saliu, e vulosi pefundimisht shitjen, vetem e vetem se do negociatat te fillojne pa marre asnje shperblim apo fitore ne interes te Shqiperise.

  4. noli says:

    lojra politike ne kurriz te shqiptareve.Kete president hajdut e zgjedhi Rama per te luajt koc..si do vete.Ky eshte vetem nje aktrim mes dy sherbysve te gerekut

  5. kush eshte i pandehuri says:

    Pse Shqiperia eshte PA GJYKATE KUSHTETUESE?????????????
    po ti shohim Gjerat sikur jane athere DUHET TE SHIKOHET, Marreveshja ne detaje nga SPECJALISTE TE ZOTE TE HATRO-TOPOGRAFISE..dhe jo te themi se “Nuk dinim” sikure se tha ish Gjykate e Sali Berishes..qe e la Lulezim Bashen te Lire..dhe po edhe Berishen..
    1-Athere PSE GREQIA KERKON DO E MOS nENSHKRIMIN E Marreveshjes????Duket se Greqia perfiton edhe nga Marreveshja e re…
    2-Nese Marreveshja e Ndarjes Detare me Greqin do te jete me e “Mire se e para”..por jo me e mira ATHERE DUHET TE RREZOHET NGA GJYKATA KUSHTETUESE..
    Duke se kjo Lenje pas Dore e Gjykates Kushtetuese u shkone per Shtate si Qeverise edhe Opozites..qe bejne sikure i Nxjerrin syte njera-tjetres..
    PA GJYKATE KUSHTETUESE SHTETI NUK ESHTE NJE SHTE GJYSEM HIBRID….
    Ja te shohim se c´fare do te na Pjellin “Puthjet” e Rames me Cipren???
    UROJ QE TE NA DALE PER “MBARE”..lol

  6. Devolliu says:

    Like FLORIRI dhe Sali KRIMINELI janë tradhtarë të Kombit.

  7. qirko says:

    ilir meta po bën pazar.
    çfarë kërkon në shkëmbim të firmës për marrëveshjen e detit?
    avukat Ngjela, Mero na ndriçoni se prandaj ju kemi

  8. keto jane 2 koka terroriste nga shume koka terrori ne ps e kopilin e ps-s,lsi.
    Lsi eshte vetem nje Kopil i ps nga prosti politika nano-meta.

  9. Pilo says:

    Meta kerkon paprekshmerine per vjedhjet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje