U vra nga bashkëshorti në Durrës, flasin fëmijët: Ka qenë bota për ne, edhe bukën qe e hante na priste. Babai ishte pijanec

15 Qershor 2018, 11:12Kronika TEMA

Kanë folur për herë të parë gjashtë fëmijët e Ardjana Shahollit që u ekzekutua nga bashkëshorti pak ditë më parë në Durrës për motive të dobëta.

“Fundjavë ndryshe” ka vizituar banesën e tyre ku ka pllakosur mjerimi që prej ngjarjes.

Djali 18-vjeçar dhe vajza 15-vjeçare janë kthyer në prindër të dytë për më të vegjlit ku mes lotëve ata tregojnë marrëdhënien me të ëmën.

Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit.

Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase.

Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe bukën qe e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha për gjithçka.

Kisha shumë ëndrra, të punoja, të dilja jashtë, të sillja të ardhura, por tani ëndrra ime më e madhe është që motrat dhe vëllai të ecim përpara, tja dalin mbanë, për vete, gjithçka më duket e kot.

Unë, vëllai dhe motra e dytë jemi në punë, tani detyrohemi akoma më shumë të mbajmë katër fëmijë, duhet të kem më shumë forcë tani që jam kreu i shtëpisë bashkë me vëllanë, duam ndihmë, sa të rregullohemi, se pastaj, do jemi të fortë, do punojmë.

Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, bërtiste, motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne… Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni është në gjendje të mjerueshme”, tregojnë fëmijët për “Fundjavë Ndryshe” (TemA)

3 komente në “U vra nga bashkëshorti në Durrës, flasin fëmijët: Ka qenë bota për ne, edhe bukën qe e hante na priste. Babai ishte pijanec”

  1. Xhemol Hason Hasoni says:

    Po derisa u vra, nuk qenkan motive te dobta.

  2. says:

    Po të përqendrohesh te jeta intime e qytetareve tanë., bie në sy çalimi në fusha të ndryshme

  3. Alban says:

    Sa burracak, psikopat, dembel e kellira ka prodhuar kjo toke, aq te mira pacim! Familja shqiptare ku burri ishte shtylla kurrizore e gruaja shpirti i shtepise, ka mbaruar. Tani kemi vetem gra puntore dhe burra qurrash e skizofren. Pastaj kemi dhe ‘shoqerine’ qe i motivon keta kriminel, duke ja vene fajin ‘grave’.Nja ca njerez duhet te ndalohen me ligj qe te behen prinder. Me vjen keq keta femije! Halli i madh i ka rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje