Thirrje në Parlament për grusht shteti, arrestohet deputeti grek i "Agimit të Artë"

18 Qershor 2018, 09:47Rajoni TEMA

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarius është arrestuar tre ditë pasi prokuroria greke ka urdhëruar për të ndjekje penale, bazuar në akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Barabarusis i ka shpëtuar mbrëmjes së të shtunës një kontrolli të policisë greke duke u larguar me shpejtësi, ndërsa sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

Deputeti neonazist ka bërë ditën e premte thirrje në parlament për grusht shteti, teksa kërkonte që ushtria të arrestonte presidentin e Greqisë dhe kryeministrin e saj.

Thirrja e tij për grusht shteti është bërë në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras  në lidhje me arritjen e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

6 komente në “Thirrje në Parlament për grusht shteti, arrestohet deputeti grek i “Agimit të Artë””

  1. Bushi says:

    Edhe neve ne shqkper kemi ddputet me ndnenja terroriste qe bejne thirrje per lufte.Keta jane te pd kryesisht Sali Berisha dhe Lul Basha ggg te cilet duhen arrestuar per trsfhet ndaj atdheut

    1. Pashallaret Shqiptare says:

      PO Edvini a eshte me i mire se kta?

    2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      Hahahaha….Kete Sandokanin do e fusin ne qeli me shqiptare. T´ja shpartallojne sumatricen. Sa here qe do ja fusin , do pellase SPAAAAARTAAAA….

  2. KORÇARI says:

    Barbarushi e ka mbiemrin jo barbarusi

    1. tralala zura nje gale says:

      Kujt i plas …

  3. Boterori says:

    Ndersa ne Greqi sta qe brjne thirrjr per lufte arrestohen ketu nuk i prek njeri me dore. Greqi ka shtet, prokurori, gjykata…
    Projuroria jone FLE GJUMR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje