Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar me teoritë e tij për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi.
Edhe një herë ai e ka përmendur mundësinë për ndarjen e Kosovës. Sipas Vulinit, një zgjidhje e tillë do ta pengonte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Ndarja si një zgjidhje e problemit me Kosovën, është vetëm njëra nga idetë. Shqipëria e Madhe duhet të ndalet në Kosovë.
Përndryshe ndalja e destabilizimit në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha Vulin, transmeton lajmi.net. Sipas tij, ndryshimet e kufijve në Ballkan kurrë nuk do të mund të bëheshin pa përkrahjen e shteteve të mëdha.
“Kurrë nuk ndryshojnë kufijtë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë.
Atëherë do të ndalohej Shqipëria e Madhe”, thotë ministri kontravers serb. Por, ai e ka theksuar përsëri që këto janë vetëm qëndrime të tij personale.
Vulin thotë se qytetarët e Serbisë do të duhet të deklarohen për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, atëherë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini.
Sipas ministri serb, Evropa duhet të reagojë për deklarata e Edi Ramës për një president mbarëkombëtar te shqiptarët.
“Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. Ky është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin.
Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta.
Historia tregon se asnje lufte nuk eshte provokuar nga Shqiperia, ate vetem e kan sulmuar dhe coptuar
Serbia ka ka qen shkaktare ne shume raste , ka qen shkaktre per qetesine dhe paqe ne ballkan, ajo ka qen agresore me bashkepuntor si pakti serbo- malazeze,serbi – bullgari- greqi, serbi -me ndihmen e frances ne 1918 ripushtoi kosoven ku franca qe perqendruar ne korce , austo-hungaria ne shkoder, ne pjesen tjeter te shqiperise italia dge me largimin e saj greqia te gjitha keto gjate lufes se l -re boterore ne luften e.dyte boterore shqiperin e bene shesh lufte italia greqia dhe gjermania, asnjehere nuk ka qen shkaktare shqiperia per shkaterim te paqes ne ballkan.Ata qe kan qen shkaktare si ne veri- lindje dhe ne jug- lindje ata tremben , akuzojne e bejne thirje se ska paqe ne ballkan per bashkimin e nje kombi” shqiperia e madhe” , ketu u bashkua gjermania qe ishte shkaktere dhe ne luften e pare dhe aqe me keq ne luften e dyte boterore
Ku qendron rezikshmerira nga bashkimi i kombit shqiptare per paqen ne ballkan
Nuk kane vend sllavet ne trojet ilirike !
Të thirret ambasadori Sërb në Maqedoni për shpjegim.
po pse keni frike nga shqiperia ne nuk kemi qene asnjehere agresore si kane qene serbet Nuk quehet shqiperi e madhr por eshte iliria dhe po te quhet iliri lind pyetja po ju serbet cdoni ne keto troje Pse duhet te jemi dakorte qe ju te krijoni Serbine e madhe qe kure nuk ka exsisture dhe mos te jemi dakorte per shqiperine e vertete ? Ti vule humbur shiko se jotem do kete shkuar me ndoje nga ata caret ruse se ti nga emri dhe mbiemri je me origin shqiptare po me sa duket jotem ka trazuar qjakun Turp per ty
Kosova eshte nje dhe e pandare.Serbet mund shkojne ne Serbi nese nuk u pelqen.