Është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjtjeje gazetari i njohur grek, Stefanos Chios, me urdhër të Prokurorisë.
Arrestimi i tij vjen pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të Kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat, botim ky që vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet“, shkruhet në gazetë.
Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua nga Policia jashtë zyrave të gazetës së tij, ndërsa thuhet se do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale, duke shtuar se kjo mund të nxisë edhe për ndonjë krim të mundshëm.
“I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore“, shkruhet në këtë artikull, duke kundërshtuar marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.
“greket” e kane hallin se me kete rast, kete emer (Makedoni) e perfitojne shqiptaret!!!!
nuk ka shqiptare ne FYROM,ka vetem turkoshqipfoles………
…. edhe grekosllavofoles ? ? ?
Kur te te vene pipin te goja o Zhuls, atehere na jep ndonje mendim, se nuk na rruhet se c’thua ti ?
Xaxaxaxa. Greqia dhe “europianizmi” arab qe e karakterizon ……
bo cfare bastardesh jane disa nga keta jevgjit neo grek…
biles ky gazetari neo grek dukej si turk anadolli, por eshte edhe ”’ helen” edhe ” maqedonas” hahahahaha