VIDEO: Leksion nga serbët si protestohet

13 Qershor 2018, 19:11Rajoni TEMA

Serbët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës.

Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut.

Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd, ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..

Protesta e tyre zgjati për rreth një orë, dhe siç ishte e pritshme, në akset kryesore u krijuan radhë kilometrike.

Për shkak të kaosit që mbizotëroi, shumë qytetarë u detyruan të kthehen mbrapsht në shtëpitë e tyre, në pamundësi për të shkuar në vendet e punës.

Çmimi i naftës në Serbi është 1.3 euro për litër, me pagën mesatare prej 450 euro.

Nga ana e saj, qeveria ia atribuon rritjen e çmimit kontekstit ndërkombëtar, edhe pse 50% e çmimit përfundimtar është për shkak të rritjes së tatimeve.

3 komente në “VIDEO: Leksion nga serbët si protestohet”

  1. pop says:

    nuk keni nevoje per leksione nga nje popull barbar…shqiptaret dine te protestojne shume me mire se keta kriminele lufte…

  2. says:

    Beogradi duhet të njohi Republikën e Presevo.

  3. Kapit Tupalla says:

    Nuk është kurfarë shpikje origjinale. E gjithë Evropa proteston kështu … madje edhe më ndryshe … duke vozitur me shpejtësi minimale nëpër autostrada. Këto quhen “aksioni kërmilli” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje