Zhduket në Serbi gazetari që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviçit

15 Qershor 2018, 09:15Rajoni TEMA

Autoritetet në Serbi thanë se janë vënë në kërkim të gazetarit, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva, i cili është zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës.

Gazetari Cvetkoviç ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, përfshirë edhe vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Policia tha se makina e tij është gjetur me derën e hapur e drita të ndezura.

Autoritetet thanë se kanë dërguar helikopterë, trupa shtesë të xhandarmërisë dhe njësitë e zhytësve për të kërkuar gazetarin e zhdukur.

Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij.

Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë në të cilën publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.

Oliver Ivanoviç u vra në rrethana të paqarta më 16 janar.

1 komente në “Zhduket në Serbi gazetari që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviçit”

  1. poshte fashizmi says:

    Serbia vendi i “civilizuar” ku njerezit gezojne lirine e fjales dhe votes!! Serbia eshte shtet fashist ashtu si nena e saj Rusia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje