Partia Popullore Evropiane (EPP) ju bëri thirrje të gjitha palëve, të përfshira në procesin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, të tregojnë konstruktivitet.
“E përshëndesim marrëveshjen e arritur mes dy qeverive të Athinës dhe Shkupit, që po punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për kontestin e gjatë dypalësh”, thuhet në deklaratën e EPP-së.
EPP shpreson se procesi i zbatimit do të zhvillohet pa pengesa nga të dyja palëve gjë që do t’i hapë rrugën hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Shkupin dhe besojmë se të gjitha partitë politike duhet të synojnë drejt qëndrimeve pozitive dhe konstruktive për ndërtimin e së ardhmes evropiane të vendit”, theksuan demokristianët evropianë në deklaratën e tyre.
EPP ishte e vetmja parti politike evropiane e cila parimisht nuk e përshëndeti marrëveshjen për emrin, duke e pasur parasysh se partitë opozitare të të dyja palëve janë anëtare të këtij grupi politik evropian dhe janë kundër marrëveshjes./ATSH-MIA/
Pas Greqisë, Greqia do kërkon ndryshimin e emrit të shtetit tonë. Budallenj Homosexuel.