Marrëveshja Maqedoni-Greqi, MEPJ: Është koha e zgjidhjeve madhore në Rajon

17 Qershor 2018, 17:27Rajoni TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të emrit të Maqedonisë  mes Kryeministrave Tsipras dhe Zaev.

Në njoftim thuhet se kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë

“Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjesisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah evropian

Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapesirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian.

Inkurajojmë të dy vendet për përmbylljen e të gjithë hapave për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektivës evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tonë”, mbyll njoftimin ministria e Jashtme.

Kujtojmë se edhe Shqipëria është në negociata me Greqinë për ndarjen e Detit, heqjen e Ligjit të Luftës dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje