VIDEO: Kroacia shkatërron Argjentinën dhe siguron kualifikimin. Messi zhgënjen sërish, argjentinasit drejt eleminimit

21 Qershor 2018, 21:56Sport TEMA

Kroacia ka bërë një kualifikim spektakolar për në fazën tjetër të Kampionatit Botëror pas fitores së dytë të arritur në Grupin D.

Kroatët triumfuan në takimin e mbrëmjes së sotme përballë Argjentinës me rezultatin e thellë 3-0, që i jep kualifikimin për në fazën tjetër dhe pse kanë një tjetër ndeshje për të zhvilluar në grup.

Një fitore tërësisht e merituar për Kroacinë që zhvilloi një 90-minutësh përballë argjentinasve duke e dominuar totalisht takimin.

Kombëtarja ballkanase tregoi që do të jetë një nga surprizat e bukura të këtij Botërori ku përveç fitoreve ka zhvilluar dhe një futboll mjaft të bukur.

Ndërkohë, Argjentina dëri më tani po rezultaton  një dështim dhe pse ka në skuadër nja nga futbollistët më të mirë në botë si Lionel Messi, i cili në këto dy ndeshje nuk ka bërë një paraqitje të denjë duke i zhgënjyer të gjithë.

Tashmë shanset e skuadrës Sampaolit janë shumë të vështira për të kaluar për në fazën tjetër .

Heronjtë e Kroacisë në këtë takim të fituar ishin Rebic që kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 53-të pas një gafe të pafalshme të portierit Kabajero.

Më pas do të ishte rradha e Luka Modriçit në minutën e 80-të që realizoi në mënyrë spektakolare nga distanca, dhe ai që vulosi shifrat ishte Raktiç që shënoi golin e tretë duke turpëruar Argjentinën.

Më poshtë golat e takimit. (TemA)

Goli i shënuar nga Rebiç

Goli i shënuar nga Modriç


Goli i shënuar nga Rakitiç

4 komente në “VIDEO: Kroacia shkatërron Argjentinën dhe siguron kualifikimin. Messi zhgënjen sërish, argjentinasit drejt eleminimit”

  1. D O K L E A T I says:

    Shteti 20 vjecare
    Antare e NATO-s
    Antarw e BE
    Vetem 4 milion banore

  2. Adriatiku says:

    Ai kodoshi shqiptar meqë kishte dëshirë të jet tifoz i një ekipi ballkanik JA KU E KE orë kokepjeshke.
    KROACIA
    KROACIA
    Kroacia

  3. kenga qe me mungon says:

    Messi zhgenjen serish! E ku zhgenjeu Messi kur s’ka me cilin te loze? Vetem do te loze, kur portieri ja jep vete topin kroatit te beje gol? Argjentina me duket se eshte nje skuader pa trainer, pa ambicie dhe e pa perkushtuar fare per kete boteror. Se elemente te veçante i ka, por qe nuk harmonizojne, kete s’e kuptoj dhe kjo ka nje te vertete brenda. Nuk eshte Messi ai qe shkelqeu apo do te shpetonte Argjentinen. Dhe nje te fundit: boterori sivjet me shume behet me force, shtyrje, vrasje se sa me loje me top dhe gjyqtaret nuk kane nxjerre nje karton te kuq. Eshte bere me shume lufte demash se sa futboll me top. I ka ika ikur bukuria futbollit dhe eshte kthyer ne nje bisnes pa vlera fare te lojes, por fitimprures miljardash. Dhe kur paraja ben ligjin, hiqe mendjen te shikosh futboll. Ekonomia e tregut ka pushtuar çdo ndjenje njerezore duke i vdekur njerezit per se gjalli shpirterisht, moralisht dhe menderisht. Jane vetem kufoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje