Danimarka nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e dytë të Grupit C, përballë Australisë.
Në “Cosmos Arena” takimi nisi praktikisht me gol për nordikët pas 7 minutash lojë që arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të yllit të skuadrës Cristian Eriksen.
Goli i shënuar nga danezët ishte mjaftë i bukur dhe i organizuar në mënyrë perfekte.
Jorgensen pas një topi në zonë e ka asuar atë pa e parë fare prapa për Christian Eriksen i cili me një gjuajtje me të parën shënon golin e avantazhit për skuadrën e tij.
Në minutën e 24-të Danimarka kishte përsëri rast të mirë, ku Henrik Dalsgaard harkon një top të bukur në zonë për Nicolai Jorgensen, por gjuajtja e tij me kokë shkon afër shtyllës.
Minuta e 36-të futi në përdorim VAR-in. Gjyqtari i Antonio Mateu Lahoz, pasi pa incizimet vendosi për penallti në favor të Australisë, pasi Yussuf Poulsen kishte prekur topin me dorë.
Mile Jedinak shënoi nga pika e bardhë duke vendosur baraspeshën në ndeshje duke e mposhtur Kasper Schmeichelin.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Australia dominoi takimin duke kërkuar më shumë golin.
‘Kangurët’ rrezikuan në Aaron Mooy në minutën e 71-të, por që pa sukses.
Skandinavët u dukën sikur donin të mbanin rezultatin dhe pas këtij takimi Danimarka ka 4 pikë, ndërsa Australia 2.
Golat e ndeshjes Danimark-Australi
Goli i Danimarkës i shënuar nga Cristian Eriksen
Goli i Australisë i shënuar nga Mile Jedinak