A ishte e manipuluar ndeshja Portugali-Marok? Arbitri i kërkoi bluzën Kristiano Ronaldos, në fund të ndeshjes

21 Qershor 2018, 10:23Sport TEMA
A ishte e manipuluar ndeshja Portugali-Marok? Arbitri i kërkoi bluzën

Një gjest i pazakontë ka ndodhur në fund të ndeshjes Portugali-Marok, e fituar me rezultat të ngushtë nga portugezët.

Arbitri i ndeshjes, amerikani Mark Geiger, i ka kërkuar bluzën Kristiano Ronaldos.

Gjë që në fakt ndodh vetëm mes lojtarëve.

Ky fakt është pohuar nga mesfushori i Marokut, Amrabat.

“Nuk e di pse, por ai ishte i impresionuar nga Ronaldo.

E dëgjova të kërkonte fanellën e tij.

Për çfarë po flasim, jemi në Kupën e Botës, jo në cirk këtu”, ka thënë mesfushori maroken.

Arbitri amerikan në fakt u bë një personazh i kontestueshëm, pasi pati3-4 raste të dyshimta për penallti në zonën e Portugalisë, por pavarësisht protestave, ai nuk pranoi të përdorte VAR-in që të shihte nëse kishim të bënim me penallti a jo.

Në të paktën dy raste, u pa që në fakt duhej dhënë penallti.

Por me sa duket arbitri e kishte mendjen për të marrë fanellën e Ronaldos.(TemA)

1 komente në “A ishte e manipuluar ndeshja Portugali-Marok? Arbitri i kërkoi bluzën Kristiano Ronaldos, në fund të ndeshjes”

  1. olimpia says:

    Korrupsioni ne SHBA eshte menyre jetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje