VIDEO: Uruguai kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit, Suarez vendos ndeshjen ndaj Arabisë Saudite

20 Qershor 2018, 19:00Sport TEMA

Uruguai është skuadra e rradhës që i bashkohet Rusisë që kalon në fazën tjetër të kampionatit Botoër.

Skuadra e drejtuar nga Tabarez fitoi në sfidën e dytë e vlefshme për Grupin A kundër Kombëtares së Arabisë Saudite që rregjistron humbjen e rradhës në këtë event.

Një gol i shënuar në minutën e 23-të nga ana e bomberit që luan me skuadrën e Barcelonës, Luis Suarez i dha tre pikët Uruguait që kalon me sukses turin e fazës së Grupeve.

Ndërkohë, Arabia Saudite i bashkohet Egjiptit që zyrtarizohen si dy ekipet e para që s’kualifikohen nga faza e Grupeve të kampionatit Botëor.

Sfidat e rradhës dhe të fundit të grupit A do të jenë Rusi-Uruguai ky do të jetë një duel i fortë për vendin e parë dhe takimi tjetër Egjipt-Arabi Saudite ku ekipet do të kërkojnë të marrin një fitore nderi.

Më poshtë goli i vetëm i takimit Uruguai-Arabi Saudite. (TemA)

Goli i shënuar nga Luis Suarez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje