Vëllezërit Hazard futen në historinë e Botërorëve

20 Qershor 2018, 14:19Sport TEMA

Në minutat e fundit të sfidës Belgjikë-Panama që u mbyll me fitoren 3-0 të belgëve, trajneri Roberto Martinez hodhi në fushë vëllain e vogël të sulmuesit të Chelsea-it Eden Hazard, Thorgan i cili luan me Borussia Moenchengladbach në Gjermani.

Me aktivizimin e Thorgan vëllëzerit Hazard hynë në historinë e Kupës së Botës, dhe tashmë do të bëjnë pjesë në librat e kurioziteteve të këtij kompeticioni, duke iu bashkuar dyshes argjentinase Evaristo dhe Laurent Rosas, asaj uellsiane Xhon dhe Mel Çarls si dhe dyshes së famshme angleze Bobi dhe Xhek Çarlton të cilët fituan trofeun e Kupës së Botës me Anglinë në 1966-ën.

Pra Eden dhe Thorgan Hazard bëhën kështu vëllëzerit e 4-ët që aktivizohen në të njëjtën ndeshje të një Botërori.

1 komente në “Vëllezërit Hazard futen në historinë e Botërorëve”

  1. Vapa says:

    Po Rene dhe Wili van De Kerkof te Holandes me 1978 qe shkuan deri ne finale? Per me teper qe ishin binjake. Po vellezerit Koeman dhe De Bur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje