VIDEO: Rikthimi i Salah nuk mjafton, Rusia fiton dhe e kthen në festë, Egjipti përgatit valixhet

19 Qershor 2018, 21:58Sport TEMA

 

Dueli Rusi-Egjipt i hapi rrugë ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, me ekipin vendas që bëhet skuadra e parë që pret një biletë për në fazën e 1/16-ave në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Në takimin  e dytë të Grupit A, vendasin e kthyen në festë ndeshjen kundër Egjiptit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-1 dhe siguruar kalimin grupit megjithëse në skudrën kundërshtare ishte kthyer të luajë nga minuta e parë ylli Mohamed Salah, i cili nuk luante që nga lëndimi me Real Madridin, në finale të Champions League.

Pjesa e parë edhe pse ishte e shpejtë dhe me aksione nuk sjelli gola. Të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë në pjesën e parë. Trezeguet i Egjiptit u fut në zonë mes lojtarëve rus, gjuajti, por afër portës. Rusia u kundërpërgjigj me Aleksandr Samedov që gjuan bukur.

Por fraksioni i dytë ishte një “festival” golash dhe zhbllokimi i takimit erdhi vetëm pak sekondat nga kthimi i skuadrave në fushë. Ishte një top i devijuar në mënyrë të çuditshme nga kapiteni i “faraonëve” që mori një trajektore që nuk u prit aspak nga portieri El Shanawy, duke i dhënë avantazhin rusëve.

Egjipti nuk kishte më çfarë të humbiste dhe filloi të sulmojë, por kjo i kushtoi pasi mori dy gola brenda katër minutave.

Të besuarit e Stanislav Cherchesov shënuan me golashënuesin më të mirë të kompeticionit Denis Cheryshev që dyfishoi shifrat në minute e 59 të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën 62-të Artem Dzyuba arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zone për 3-0. Salah u zgjua nga gjumi shumë vonë, ku rrezikoi bukur, por pa sukses. Ishte minua e 73-të kur Mohamed Salah rrëzohet në zonë dhe fiton penallti. Nga e pika e bardhë ishte i saktë Salah që shënoi për 3-1.

Rusia arriti ta mbylli ndeshjen me një fitore tepër të rëndësishme duke hedhur një hap në suksesin e saj të Botërorit për turin e ardhshëm atë pas gurpeve. (TemA)

2 komente në “VIDEO: Rikthimi i Salah nuk mjafton, Rusia fiton dhe e kthen në festë, Egjipti përgatit valixhet”

  1. says:

    Idéal i Partisë. Hera e parë dhe e fundit që organizohet FIFA te ta. Patën mundësi të na konfirmojn unitetin., se shfrytezuan. Na lanë në grup me Spanjen, Italin dhe Suedin që Kroacia dhe Serbia të marrin pjes në Botëror. Llogari orthodoxes

  2. ariff says:

    … sallam bollokum minjve te Egjyptit. Megjithate tyten e ngriti sallami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje