Surprizat në këtë kampionat Botëror nuk dinë të ndalen.
Senegali ka marrë një fitore të madhe në sfidën e zhvilluar në “Otkrytiye Arena” duke mundur kombëtaren e Polonisë me rezultatin e ngushtë 2-1.
Edhe pse polakët ishin favoritët kryesorë për të marrë fitoren, fusha e lojës tregoi krejtësisht një gjë tjetër ku Senegali tregoi një futboll më të mirë dhe në fund mori atë që i takonte tre pikët
Senegalezët kaluan fillimisht në avantazh fal një autgoli të bërë nga Cionek në minutën e 37-të.
Goli i dytë do të vinte nga sulmuesi i njohur Niang në minutën e 60-të, ndërsa Polonia shkurtoi rezultatin në minutën e 76-të me anë të Krychoëiak, por që nuk mjaftoi që Polonia të dilte me pikë nga kjo përballje e parë.
Një nisje fantastike për Senegalin që merrin një tre pikësh të artë në këtë start të Botërorit.
Më poshtë golat e takimit të sfidës Poloni-Senegal. (TemA)
Autogoli i shënuar nga Cionek
Goli i nga Niang
Goli i shënuar nga Krychowiak