Një djalë për së mbari si Herri Kejn, e kundërta e Nejmarit dhe Kristiano Ronaldos

19 Qershor 2018, 17:00Sport TEMA
Një djalë për së mbari si Herri Kejn, e kundërta e

Soccer Football – World Cup – Group G – Tunisia vs England – Volgograd Arena, Volgograd, Russia – June 18, 2018 England’s Harry Kane celebrates scoring their second goal REUTERS/Sergio Perez

Harri Kejn i mban premtimet. Anglia e tij ka buzëqeshur pas ndeshjes së parë dhe kjo gjë nuk i ndodh shpesh. Dy golat e sulmuesit të Totenhemit ndaj Tunizisë bënë që Anglia të mos bjerë në “kurthin” e skuadrave të tjera të mëdha.

Dhe kjo ndodh ndoshta, sepse Kejn është ndryshe nga të tjerët në jetën e tij, shumë i thjeshtë dhe natyral. Mishëron cilësitë më të mira njerëzore dhe nuk ka asnjë “ves”.

Në mesin e Anglisë është e vështirë të gjesh një njeri të kulturës anglosaksone, të moshës 18-27 vjeç, që nuk ka minimumin e konfidencës me alkoolin. Të gjithë abuzojnë, por Kejn jo, nuk pi birrë dhe as verë. Maksimumi mund të marrë ndonjë pije me gas, e rëndësishme është që të mos bëjë si Vardi, që është i varur nga Red Bulli!

Në jetën e tij është ekstremist normal. Gjithmonë larg dritave të diskotekave. E pamundur ta shohësh në ndonjë pab. Në vitin 2015 ka thënë se nuk e mbante mend që kur nuk kishte qenë në një klub nate. Në netët e çmendura, Kejn preferon golfin ose barbikjutë. Rasti klasik i djalit të mirë, edhe pse me një talent të jashtëzakonshëm në futboll.

Thuajse të gjithë anglezët nuk protestojnë dhe i pranojnë vendimet e arbitrit, por Kejn shkon përtej kësaj. Kurrë nuk ka pasur një zënkë me kundërshtarët, apo një diskutim me gjyqtarët. Karakter shumë i fortë, por agresiv kur dhe sa duhet. Gjithmonë në limitet e sjelljes sportive dhe jo më kot trajneri Southgejt i ka besuar shiritin e kapitenit, duke e bërë liderin më të ri Anglisë në një Botëror.

Nejmar vendosi të “hidhte një pjatë makarona” mbi kokë, Dele Ali u shfaq me flokët me ngjyrë ari, po Kejn? E njëjta prerje flokësh: i rregullt, i freskët dhe i thjeshtë. Përfaqësim i vetvetes. Një tjetër kuriozitet, që shkon kundër kulturës në modë të futbollistëve është se nuk ka asnjë tatuazh dhe nuk ka në plan ta bëjë një të tillë. Shumë më i ndryshëm se shumica e kolegëve të tij dhe me shumë mundësi kjo është arsyeja që është kaq shumë i dashur.

1 komente në “Një djalë për së mbari si Herri Kejn, e kundërta e Nejmarit dhe Kristiano Ronaldos”

  1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    po c”’Harri Kejn” mor artikull shkrues rrot [email protected]…………!!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje